Gjykimi i krerëve të UÇK-së - Pse po mohohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së? Ja problemi më i madh në Gjykatën Speciale

Politika

Gjykimi i krerëve të UÇK-së - Pse po mohohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së? Ja problemi më i madh në Gjykatën Speciale

Nga: N. Shaqiri Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:46
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi

Tashmë në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë proces, i cili thuhet se do të jetë mjaftë i gjatë, Prokuroria ka publikuar shumë dëshmi me një aktakuzë voluminoze e cila siç duket do t’i trondisë të akuzuarit.

Pastaj mbrojtja kishte paraqitur dëshmitë e tyre, e që për çudi kishte filluar edhe të mohon përgjegjësinë e Shtabit të Përgjithshëm.

Këtë e thotë edhe juristi dhe njohësi i çështjeve politike, prof. Blerim Burjani.

“Prokuroria nuk është e qartë se çka kërkon, ndërsa aktakuza është shumë e zjeruar dhe jo konkrete. Mbrojtja mohon ekzistimin e rrjetit zingjiror të komandës, mohon përgjegjësinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe nxjerrjen e vendimeve që kanë vlejtë për Zonat komanduese”, thotë Burjani.

Ai shton se, mbrojtja gjithashtu po mohon edhe ekzistimin e komandantëve të Zonave.

Pra, të gjithë janë vullnetarë në këtë luftë dhe se nuk ka përgjegjësi unike për vendimet. Nuk dihet as kush ka qenë komandantë e as ushtarë. Të gjithë janë individë vullnetarë, pjesëmarrës në luftë dhe se individët mund të janë përgjegjës por jo UÇK-ja e as Shtabi. Pra mbrojtja/ avokatët kanë strategji ta rrëzojnë aktakuzën shkallë shkallë të Prokurorisë, vetëm dëshmitarët mbesin si më të rëndësishmit në këtë proces”, thotë ai.

Ai shton se përveç dëshmitarëve janë edhe zbulimi i rasteve individuale të rëndësishëm.

“Do të jetë një proces i gjatë dhe i komplikuar. Vrasjet individuale mbesin problemi më i madh për t’u zbuluar nga Prokuroria”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat