Ngjarjet e fundit tronditën vendin, ‘zbulohen’ planet e shtetit serb në Amerikë – ja si po tenton të përfitojë në ‘kurriz’ të Kosovës!

Politika

Ngjarjet e fundit tronditën vendin, ‘zbulohen’ planet e shtetit serb në Amerikë – ja si po tenton të përfitojë në ‘kurriz’ të Kosovës!

Nga: A.M Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:03
Flamuri i Kosovës dhe Amerikës

Dihet se Serbia tash e një kohë ka filluar me lobimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo me qëllim që t’i afrohet sa më shumë asaj.

Së fundi, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, zhvilloi një bisedë me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, për datat e mundshme për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.

Këtë ai e ka quajtur një “hap të rëndësishëm dhe do të përfaqësojë një fazë të re në bashkëpunimin institucional”.

Opinionisti Skënder Zogaj në një prononcim për “Bota sot” foli për këto lobime serbe në Amerikë dhe qëllimet e tyre.

Fillimisht, ai vlerësoi se ngjarjet e fundit kanë tronditur vendin, kësisoj Serbia iu ka ‘qepur’ pas ShBA-ve.

“Ngjarjet e brendshme në Kosovë janë duke e tronditur bukur shumë vendin në të gjitha planet, prandaj Serbia e ka hetuar rastin e volitshëm për t'iu qepur SHBA-ve, me shpresën që t'ua bëjë me dije se, shqiptarët nuk janë ata që janë deklaruar se janë”, deklaroi opinionisti.

Sipas Zogajt, ambasadori serb Gjuriq po synon që të përfitojë nga ngjarjet, në mënyrë që shteti serb të mos ‘goditet’ një anshëm.

Image
Opinionisti Skënder Zogaj

“Ky është qëllimi i orvatjeve të kohëve të fundit të diplomacisë serbe, pra e këtij qëllimi është edhe biseda e Ambasadorit serb Marko Gjuriq me Këshilltarin special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, i cili pos datave të vazhdimit të dialogut, tashmë është bërë e njohur se, ambasadori serb ka kërkuar që SHBA-ja të mirëkuptojë Serbinë dhe të mos që të goditet një anshëm, por, zgjidhja të jetë e kompromisit të dyanshëm”, theksoi ai.

Ndër të tjera, opinionisti nuk sheh rrezik për Kosovën, nga raportet Serbi-SHBA.

“SHBA-të kanë dhënë shenja të mira ndaj përkrahjes edhe të Serbisë, dhe kjo nuk ka asgjë të keqe, sepse, zgjidhja finale Kosovë Serbi, nënkupton krijimin e marrëdhënieve të reja, deri te miqësia rajonale që është qëllimi strategjik i integrimit të Ballanit në BE, që nënkupton edhe miqësinë me SHBA-të”, përfundoi Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat