Takimi i Vuçiqit në Rashkë, analisti paralajmëron “skenare të errëta”/ Marrëveshja e Ohrit në rrezik?

Politika

Takimi i Vuçiqit në Rashkë, analisti paralajmëron “skenare të errëta”/ Marrëveshja e Ohrit në rrezik?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 prill 2023 Në ora: 21:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Ka kaluar një muaj që nga pajtimi për marrëveshjen për normalizim të raporteve Kosovë- Serbi, ndërsa kjo marrëveshje ende nuk jep “efektet” e saja.

Politikanët e Serbisë ende vazhdojnë me deklarata nxitëse, duke shtuar se nuk do t’i respektojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Se nuk do t’i respektojnë marrëveshjet dhe se janë kundër një asociacioni siç e propozon Kosova, serbët deklarojnë vazhdimisht.

Në anën tjetër, profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, shprehet se marrëveshja e Ohrit është në rrezik të bie.

Sipas tij, qëllimi nacional i Serbisë është copëtimi apo ndarja e Kosovës.

“Marrëveshja e Ohrit në rrezik do të bie, rrëzohet sepse Serbia nuk e zbaton marrëveshjen. Gjashtë pikat e Ban Ki Munit ishin në fakt kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Qëllimi nacional i Serbisë është copëtimi apo ndarja e Kosovës dhe këtë ajo synon ta arrijë edhe me luftë. Pas 12 viteve të humbura kot në dialog mes Kosovës dhe Serbisë më në fund kur BE dhe SHBA vendosën që t’i vënë “pikën” kësaj pune, hartuan një Plan të quajtur franko- gjerman dhe ua hodhën mbi tavolinë Kurtit dhe Vuçiqit në stilin “merre ose leje”. Lidhur me planin në fjalë së pari u mbajt një takim me 27 shkurt në Bruksel ku palët u njohën me 11 pikat bazë të tij dhe në takimin e dytë më 18 mars në Ohër palët u njohën edhe me aneksin për implementim të tij. Ky plan ani pse me mangësitë e tij, mund të konsiderohet bazë e mirë për përmirësimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Ani pse ky plan qëllimisht kësaj here la anash njohjen reciproke, e ka në brendësi njohjen, sepse në esencë ky plan i barazon për herë të parë Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të barabara me detyra dhe obligime të njëjta. Por, ajo që nuk pritej në të dy këto takime nuk pati nënshkrime, as në dokumentin bazë, as në aneksin e Kosovës. Kryeministri i Kosovës ishte i gatshëm për nënshkrim për të pasur edhe bazën e obligueshme ligjore të qëndrueshme dhe ndërkombëtarisht të pranueshme, por presidenti serb refuzoi, ani pse pranoi marrëveshjen në fjalë. Kështu të dy takimet përfunduan vetëm me pranimin e palëve deklarativisht dhe u pajtuan me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, pra sikur marrëveshje për bazë e kishte “besën e dhënë” për impelmentim”, deklaron Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Katër komuna në veri të Kosovës tashmë janë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa situata në atë pjesë vazhdon të mos jetë e qetë.

Djegiet e veturave me targa RKS, plagosja e një serbi dhe protesta për të, kanë rezultuar me “zbarkimin” e presidentit serb në Rashkë.

Ai mblodhi përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova ku foli rreth zgjedhjeve, mos pjesëmarrjes së Listës serbe, lejimin e targave KS, largimin e njësive speciale në veri dhe formimin e asociacionit siç e do Serbia.

Këto veprime, kanë bërë që profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ta cilësojë Vuçiqin si njeri të pa besë dhe njeri që në çdo kohë mund të vret.

Sipas tij, marrëveshje me të nuk ka.

“Marrëveshja në besë me të pa besë nuk është marrëveshje, sepse i pa besi të pretë çdoherë në besë, sidomos kur dihet se serbët si popull janë të pa besë, ata më shumë i besojnë gënjeshtrave sesa besës, sepse gënjeshtra te ky popull është normë mbi besën. Kështu është vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ky njeri të pretë në besë dhe nëse ka rast në çdo kohë edhe të vret. Ky njeri aq i pa besë edhe kur bisedon me ndërkombëtarët i mashtron, por çuditërisht ende ata i besojnë gënjeshtrave dhe mashtrimeve të tij. Ai nga dy takimet, si në Bruksel edhe në Ohër ishte kthyer në Serbi si triumfues, duke iu drejtuar popullit se ishte çka ishte, kryesorja nuk pranoi të nënshkruaj asgjë dhe u kthye në avaz të vjetër, gënjeshtrës dhe mashtrimeve. I pa besë, e theu “besën” e dhënë në Ohër se do të angazhohej për përmirësimin e raporteve si obligim që del nga marrëveshja duke ia vërë flakën përsëri veriut të Kosovës, duke i djegur veturat e serbëve të pa bindur dhe duke theksuar se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes. Premtoi se çdo gjë do të bëhet fjalë më shumë në të Enjten e Madhe në Rashkë. Por, ndërkohë deri të Enjten e Madhe, veriu i Kosovës filloi të “kallet” flakë, atje filluan të çojnë kokë fantazmat, kriminelët dhe bandat kriminele nën komandën e vet Vuçiqit “paqësor” siç po e konsiderojnë ndërkombëtarët, bile edhe emsiari i SHBA-së, Gabriel Escobar”, shprehet Maxharraj.

Qëllimi i Vuçiqit, sipas Maxharrajt, është tensionimi i situatës, gjersa shton se në Rashkë kanë qenë të pranishëm njerëzit e korruptuar, kriminelët dhe bandat e Vuçiqit që planifikonin skenarët e errët për veriun e Kosovës.

“ Vuçiqi me mjeshtri po e tensionon situatën edhe në prag të zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në veri të cilat do të mbahen me 23 prill, pas shtyrjes muaj më parë me direktivën e vet Vuçiqit që i braktisën vendet e punës nga institucionet e Kosovës. Së fundmi e Enjtja e Madhe u mbajt në Rashkë më 13 prill, sipas premtimit. Aty shkuan të gjithë njerëzit e korruptuar të Vuçiqit, kriminelët dhe bandat e tij për t’u marrë vesh dhe duke planifikuar skenarët e errët për veriun e Kosovës, për tensionimin e situatës atje në vegjile të mbajtjes së zgjedhjeve, për t’i treguar botës se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, pa realizimin e Asociacionit një etnik serb. Por, dihet se Asociacioni apo menaxhimi siç shkruan në marrëveshje nuk mund të formohet pa kthimin e serbëve në institucione dhe në zgjedhjet e 23 prillit, për çka qeveria Kurti është e vendosur të mbahen pa pëlqimin e Serbisë së Vuçiqit dhe fantazmës “Lista Serbe” që me diktatin e vet Vuçiqit nuk merr pjesë në zgjedhje, sepse qëllimi i tij, siç dihet nuk janë serbët e veriut, të drejtat dhe pozita sociale e tyre, por është diçka më shumë se kjo, është marrja e veriut me pasuri të mëdha që vlejnë më shumë se tri herë shteti i Serbisë. Këtu është lidhur nyja e Gordonit, këtu qëndron thembra e Akilit që s’po e kuptojnë ndërkombëtarët, e as Escobar apo s’duan ta kuptojnë”, shton Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat