Reagon Mehmeti: Ky është njeriu i Aleksandër Vuçiqit në Veri të Kosovës

Politika

Reagon Mehmeti: Ky është njeriu i Aleksandër Vuçiqit në Veri të Kosovës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 20 prill 2023 Në ora: 22:58
Aleksander Vuciq

Edhe pse në media u raportua vazhdimisht, tash edhe zyrtarisht, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka pranuar se prapa maskave në veriun e Mitrovicës ka qenë vet Milan Radojçiqi, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që kërkohet gjithashtu nga drejtësia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Deklarata e Vuçiqit nxiti reagimin e menjëhershëm të Blerim Velës, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

“Vuçiq duke lavdëruar të sanksionuarin e SHBA-ve dhe Britaninë e Madhe kriminelin Radoiçiq si pjesë e grupeve të armatosura që ai pretendon se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut. Një pranim flagrant i agresionit të Serbisë ndaj veriut të Kosovës përmes taktikave ruse të ‘burrave të vegjël të gjelbër’! Radoiçiq dhe banditë e tij do të përballen me drejtësinë kosovare”, shkroi në Vela në Tëitter.

E sipas analistit, Faton Mehmeti, deklarata e Vuçiqit dëshmon se ai e ka kontrolluar Veriun përmes Radojeçiqit.

“Deklarata e Vuçiqit shpërfaq dy ftyresinë e tij, deri dje mohonte për maskat në veri, sot e pranon duke hedhur fajin tek njeriu i tij.Radojciqi ka qenë dhe vazhdon të jetë, ndonëse publikisht e mohuar nga Vuçiqi, njeriu që ka kontrolluar cdo gjë në veri me urdhër të Vuciqit”, thotë Mehmeti.

Ai thekson se Radojeçiq është përdorur si ‘mashë’ nga Vuçiq.

“Pra, Radojeçiq është përdorur si mashë e Vuçiqit për të destabilizuar situatën në veri sa herë që i është dashur Beogradit për të fajësuar Kosovën tek ndërkombëtarët. Maskat në veri kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë, janë njerëz të Vuçiqit. Kjo është loja e tij , duhet të zbardhet loja e tij me denoncim nga Kosova në DASH dhe tek organet tjera”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Kujtojmë se Vuçiq shfrytëzoi takimin në Rashkë, për të treguar se Radojeçiq është njeriu i tij në veri të Kosovës.

“Pasi që njerëzit nuk e dinë, do t’ju tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë…”, tha pak ditë më parë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat