“Prapavija” e vizitës së Lajçakut dhe kërkesa për asociacionin/ Vetëm kjo gjë e shpëton Kosovën nga devijimi Kushtetues

Politika

“Prapavija” e vizitës së Lajçakut dhe kërkesa për asociacionin/ Vetëm kjo gjë e shpëton Kosovën nga devijimi Kushtetues

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 maj 2023 Në ora: 08:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar të enjten në Kosovë, ku ka mbajtur takime, që sipas tij ishin të dobishme për të si i dërguar për dialog.

Lajçak fillimisht u takua në orët e mëngjesit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe krye kryenegociatorin në procesin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimin. Pjesën tjetër të ditës ai e kaloi në Mitrovicën e Veriut, ku u takua me politikanë serbë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediumeve.

Me Kurtin, Lajçaku tha se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit.

“Është e rëndësishme që e kuptojmë qartë sekuencën e hapave (që do të ndërmerren), kështu që patëm një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Unë do të kem të njëjtat diskutime nesër në Beograd”, deklaroi Lajçak.

Në anën tjetër, Kurti u shpreh se kishte një kërkesë për BE-në, që Serbia ta respektojë Marrëveshjen Themelore dhe të ketë sanksione për shkelje ndaj saj.

Lajçak në Kosovë është pyetur edhe për zgjidhjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi që të dyja palët kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta, ai u shprehe se “do të ishte naive të kishim një qëndrim të përbashkët që nga fillimi. Tani duhet të ulemi dhe të fillojmë të punojmë, të arrijmë një marrëveshje, t’i afrojmë qëndrimet e njërit dhe tjetrit. Sigurisht, platformë e përbashkët duhet të jenë marrëveshjet e mëparshme dhe modelet evropiane. Aty ku ka vullnet, ka rrugë”.

Duhanaj: Nëse ka diçka që mund ta shpëtojë Kosovën nga një shkarje nga Kushtetuta, atëherë do të jetë pikërisht marrëveshja e 2015-es

Analisti politik, Leon Duhanaj, thotë se deklaratat publike të dy liderëve, qoftë të Kosovës, qoftë të Serbisë, janë të pavlera.

Sipas tij, drafti i paraqitur nga pala serbe, do të trajtohet si baza për dialog.

“Koha e ka treguar se që të dy liderët, qoftë Kryeministri i Kosovës z. Kurti, qoftë Presidenti i Serbisë, z. Vuqic, nuk janë aspak transparent me qytetarët respektiv. Në ketë kontekst, mendoj që deklaratat publike të tyre, janë aq të pavlera sa që nuk ja vlen as të merremi me to. Shembull, mund ta marrim marrëveshjen e Ohrit, për të cilën palët kishin qenë të pajtuara që në shtatorin e vitit të kaluar, përderisa në publik kishte deklarata për luftë të mundshme. Një gjë është e sigurt, se drafti i paraqitur nga pala serbe, do të trajtohet si bazë për dialog dhe, në ketë pikë, nëse ka diçka që mund ta shpëtojë Kosovën nga një shkarje nga Kushtetuta, atëherë do të jetë pikërisht marrëveshja e 2015-es e ish, në të cilën është e precizuar se për çdo draft statut, fjalën përfundimtare do ta ketë Kushtetuta e Kosovës. Marrëveshje në të cilën janë nënshkruar z Mustafa dhe Vuqiç dhe për të cilën në atë kohë VV e pati akuzuar për tradhti kombëtare. Koha do ta tregojë se z. Kurti dhe VV janë duke degraduar qëllimshëm shtet ndërtimin e Kosovës dhe se sa me parë ta kuptojnë të gjithë, aq me shumë do të shpëtohet nga ajo çfarë ka mbetur”, shprehet Duhanaj.

Image
Analisti politik, Leon Duhanaj

Lajçak të enjten ka vizituar edhe Urën e Ibrit, nga aty ai ka deklaruar se hapja e saj bëhet me pajtimin e të dyja vendeve në dialog.

Koha që BE të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Sipas, analistit Skënder Mulliqi, vizita e tij lidhet me paralajmërimin e organeve lokale të Mitrovicës për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve.

Në anën tjetër, takimi i Lajçakut me Listën Serbe, sipas Mulliqit, ka të bëjë me zgjedhjet në katër komunat e veriut dhe bojkotimin e tyre.

“Edhe kjo vizitë si edhe ato parapraket shihen si presion i diplomatëve të BE-se për përshpejtim të dialogut, pikërisht për implementimin e marrëveshjeve dypalëshe Kosovë-Serbi. Kësaj radhe vizita e Lajçakut ishte më ndryshe, se ai kaloi këmbë urën mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës. Mua më duket së kjo vizitë veriut lidhet më shumë me paralajmërimin e organeve tona lokale të këtij qyteti për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve, pas bllokadës shumë vjeçare që ju bë nga kriminelët serbë, “Rojat e Urës”. Sikur më parë, edhe pas vizitës që i bëri veriut, Lajçak përsëriti se lirimi i urës kërkon pajtim dy palësh, që do të thotë së kërkon zgjedhje politike përmes dialogut, e që nuk duhet të jetë ashtu, kur dihet së Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtë të shtrijë sovranitetin në çdo pjesë të vendit. Ura mbi lumin Ibër ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët. Kjo vizitë mund të lidhet gjithashtu më bojkotimin e zgjedhjeve në katër komunat më shumicë serbe ne veri, ku Lista Serbe dhe partitë e tjera të këtij minoriteti i bojkotuan ato. Zgjedhjet megjithatë u mbajtën, dhe nga këto zgjedhje kemi organet e reja të pushteteve lokale. Zgjedhjet u konsideruan nga BE-ja si legjitime, por thanë së këto organe duhet të janë afat shkurtra, për t’ju mundësuar serbëve kthimin në institucione”, shprehet Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas Mulliqit, Kosova po përballet me trysni për jetësimin e asociacionit, gjersa shton se serbët janë manipulatorë dhe shërbejnë gënjeshtra.

“Janë këta dy shembuj dhe shumë të tjerë që flasin për trysninë e madhe që po përballët Kosova për tu jetësuar asociacioni i komunave më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive të nënshkruara më marrëveshjet e Brukselit, e që delegacioni jonë në bisedime nuk duhet të pranon. Se serbët janë manipulator dhe shërbejnë gjithmonë më rrena flet e dhëna se pas takimit të më Lajçak, nën kryetari i saj Igor Simiq, tha se serbët po i nënshtrohet represionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Këto rrena historikisht u përdoren kundër Kosovës dhe shqiptarëve, por sikur për fat të keq po ju pinë ujë edhe në bisedimet të cilët po vazhdojnë për normalizim të marrëdhënieve. Kryeministri Kurti zaten e bëri më dije Lajçakun se serbët dhe Vuçiq janë ata që nuk po i zbatojnë dy marrëveshjet e fundit, dhe se duhet të respektohet secili nën pa kushte. Vuçiq dy marrëveshjet e fundit po i pranon në mënyre seleksionuese, aty ku i duhet Serbisë, duke mos pranuar që Kosova të bëhet pjesë e organizmave të ndryshëm të BE-së dhe as inkuadrimi në OKB. Se deri kur do të tolerohen nga BE-ja dhe Amerika këto politika të dyfishta të Serbisë mbetet të tregojë koha. Mendoj se edhe kjo vizitë për të dhënë përgjigje në pyetjen tuaj se si do të rezulton kjo vizitë e fundit të Lajçakut, do të varet se sa BE-ja, është konsistente në qëndrimet e saja, e që deri më tash nuk ishte. Ky organizëm evropian duhet ndryshuar qëndrim, duke i bërë presion Serbisë të Vuçiqit, i cili nuk po e pranon në plotësi planin franko- gjerman. Duhet të pranohet plani pa kushte, atëherë të kalohet në implementimin e Asociacionit konformë kushtetutës të Kosovës”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat