“Shtrëngimi i duarve mes Konjufcës dhe Mustafës” – Analisti reagon ashpër: Ka diçka që nuk shkon, ja pse!

Politika

“Shtrëngimi i duarve mes Konjufcës dhe Mustafës” – Analisti reagon ashpër: Ka diçka që nuk shkon, ja pse!

Nga: A.SH Më: 13 maj 2023 Në ora: 17:58
Isa Mustafa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke folur për letrën garantuese të ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.

E për këtë kishte reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa, e ka kuptuar rëndësinë e letrës së Frederica Mogherinit, e cila flet për natyrën e kompetence të Asociacionit.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka komentuar letrën e publikuar nga Isa Mustafa rreth Asociacionit.

Ai ka thënë se, gabimi sui genersi i tre kryeministrave shqiptarë është nënshkrimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni një etnik i komunave me shumicë serbe është nënshkruar para 10 viteve nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa 2013/2015. Ky Asociacion ka mbet i fjetur për më se 10 vite duke e konsidruar si nyja e Gordit apo Themra e Akilit që askush nuk guxonte ta shpaloste, aq më tëpër kur këto ditë këtij Asociacioni i plasi edhe një sherr tjetër rreth ekipit menaxhues krejt i përbërë nga serbët dhe i varur nga presidenti Vuçiq, bile kishte aty edhe deputetë të Parlamentit të Serbisë. Ky ekip një etnik në mënyrë skandaloze kaloi nëpër tri duar kryeministrash Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti duke e ndryshuar me ndonjë anëtar tjetër poashtu serb por asnjëherë me ndonjë shqiptar.

Ky ishte një gabim sui generisë nga ana e këtyre kryeministrave shqiptar, sespe punuan kundër shtetit të vetë e në dobi të Serbisë me përberjën e këtij ekipi me krejt serbe të cilët këto ditë u shfaqen në opinion në takimin e tyre në Bruksel duke e prezentuar draftin për Asiciacionin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe kjo ishte më se e pritur sepse askush me mend ne kokë nuk ka pritë që ky ekip që nuk e njeh pavarësinë e as shtetin e Kosovës të sjellë një draft të pranushëm.

Por, megjithatë qeveria e Kosovës e refuzoi me plot të drejtë bile edhe duke e shkarkuar me plot të drejtë këtë ekip pro serb, pro Vuçiqit”, thotë ai.

Tutje, analisti thotë se në gjithë këtë mes ka diçka që nuk shkon, sepse Asociacioni ka rënë ndesh me 23 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Më pas, Maxharraj thotë se “ky shtërngimi i duarve” midis Konjufcës dhe Mustafës nuk është i plotë, është i një anshëm dhe i dëmshëm për opinionin e gjerë.

“Por, ajo se çfarë ishte aktuale këtyre ditëve por shtrihën duart me njëri tjetrin lidhur me Asociacionin një etnik serb të cilin po e kërkojnë ndërkombetarët si obligim të Kosovës që të realizohet, sidomos me përmbajtjen antikushtetuese kur ishte përpiluar me 2013/2015 i cili i vërtetuar edhe me draftin e këtij ekipi serb. Në këtë drejtim për të arsyetuar veten Isa Mustafa e nxori letrën si xhoker të nënshkruar nga kryenegociatorja e atëherëshme Federika Mogherini ku shkruante se Asiciacioni një etnik serb nuk bënë të këtë kompetenca ekzekutive.

Shumë e lartë, për këtë bile kryeparlamentatri Glauf Konjufca ia shtriu dorën Isa Mustafës për këtë lëtër e cila siç duket është korrekte po e kundërshtojnë si Borrelli, Lajçak dhe në veçanti presidenti i Serbisë Vuçiq i cili po e kërkon me ngulim versionin e Asociacionit të nënshkruar nga ai vet dhe Isa Mustafa me 2015 të cilit version kushtetuta e Kosovës ia gjetë 23 defekte antikushtetuese.

Por sot në një shkrim të tij ish-kryeministri Isa Mustafa ia ka “dhënë” dorën gabimisht kryeparlamentarit Glauk Konjufca i cili siç thotë ai e ka pranuar rëndësinë e letrës së Federika Mogherinit për Asociacion.

Por kjo shtrirje dore nuk dihet hala se a do të pranohet nga kryeparlamentari Konjufca sepse këtu diçka nuk shkon, është e pështjellët e paçartë e cila duhet të konsiston në këtë çështje:

Si është e mundur që Isa Mustafa të nënshkruaj Asociacionin nje etnik serb së bashku me Vuçiqin i cili nuk ishte në vijën e letrës së Federika Moghreinit ku kërkonte që Asociacioni nuk do të këtë kompetenca ekzekutive, kurse doli kur atë e analizoi Gjykata Kushtetuese se ishte me plotë 23 elemente kundër kushtetuese.

Pse ndodhi dhe si ndodhi kjo që Asociacioni të jetë kundër letrës së kryendërmjetësuese Federika Moghrerini?!

Pra, shtërngimi i duarve midis Konjufcës dhe Mustafës nuk është i plotë, është i një anshëm dhe i dëmshëm për opinionin e gjerë", përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat