Deklarata e Weber ngriti alarmin/ Juristët flasin për krijimin e Asociacionit – ja çfarë paralajmërojnë!

Politika

Deklarata e Weber ngriti alarmin/ Juristët flasin për krijimin e Asociacionit – ja çfarë paralajmërojnë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 15 maj 2023 Në ora: 11:55
Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë bisedimet tash e disa vite, mirëpo një normalizim i raporteve nuk mund të jetë edhe shumë larg, nëse respektohen marrëveshjet e nënshkruara.

Së fundmi është Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, mendon se Kosova dhe Serbia do ta kenë të vështirë të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel, me situatën aktuale në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Weber thotë se Bashkimi Evropian bëri gabim kur arriti një marrëveshje mes dy shteteve në fillim të këtij viti pasi shumica e serbëve të Kosovës në veri u dorëhoqën nga institucionet nga nëntori i vitit të kaluar dhe ende nuk ka plan për rikthimin e tyre.

“Pa u zgjidhur kjo çështje, mendoj se nuk do të shohim zbatim të marrëveshjes bazë dhe kjo është ajo që po shohim, jo vetëm nga (Marrëveshja e) Brukselit, por edhe nga marrëveshja për Aneksin e Zbatimit në Ohër”, tha Weber.

Sipas Weberit, arsyeja pse Asociacioni si i tillë mund të shkaktojë problem është për faktin se serbët e Kosovës (shumica) udhëhiqen nga një parti- Lista Serbe- e cila ka lidhje të njohura me Beogradin.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Serbia ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Burjani: Serbia shpreson në kompetenca ekzekutive dhe më vonë ndarjen e Kosovës

Image
Blerim Burjani.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se nuk duhet të ketë Asociaicon me kompetenca ekzekutive dhe këtë gjë duhet të ia bëj të qartë Serbisë.

“Gjithçka mund të jetë vështirë, por palët duhet ta lehtësojnë procesin, për lehtësim është edhe Lajçak e Borrell. Pra asgjë nuk është e pamundur, palët lëshojnë pe prej qëllimëve maksmalishtë e pastsj procesi menaxhohet me lehtë. BE duhet saktë të di çka don, s’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive atëhere është e qartë, marrëveshja 2015 është e qartë nuk ka kompetenca ekzekutive dhe kjo duhet të i bëhet e qartë Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që Asociacioni është rrezik për shtetin e Kosovës dhe se nuk duhet të lejohet të krijohet një Republike Serpska.

“Serbia shpreson në kompetenca ekzekutive dhe më vonë ndarjen e Kosovës, Kosova nuk lejon këtë proces kundër shtetit të Kosovës. Asociacioni është rrezik për shtetin e Kosovës dhe këtu është vendos pika nga Kosova. Pra gabimi dhe politika e njëanshme e Borrell dhe Lajçak po bën këtë punë kështu duke e futur në kurth Kosovën si në rastin e fundit.

Me draftin për asociacionin, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin është e pamundshme plotësisht është bllokim total i negociatave, nuk do të ketë ngjashëm asgjë me Republika Serpska. Tentativa për shtet mbi shtet nuk durohet. Polititikisht është kundër Kosovë”, shpjegon juristi.

Ndër të tjera, Burjani theksoi që zëvendësimi i Lajçak mund të bëhet pasi që ai ka konsumuar mandatin e tij.

“Kjo mund të dëmtoj dialogun shumë por edhe ta bëj të pamundshëm, zëvendësimi i Lajçak mund të bëhet pasi që ai ka konsumuar mandatin e tij dhe e ka komplikuar më shumë procesin e dalogut. Kam përshtypjen përpara kohës dërgojnë në zgjedhje se sa të bëjë Asociacion kundër shtetit të Kosovës”, nënvizoi Burjani për “Bota sot”.

Kelmendi: Bodo Weber e njeh shtetin kriminal serb

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa juristi tjetër, Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Weber e njeh shumë mirë Serbinë dhe e di që dhuna është karakteristikë e saj, mirëpo që të njejtes nuk duhet të i nënshtrohet Kosova.

“Deklarata e Bodo Weber nënkupton se marrëveshjen e arritur prej 11 neneve dhe aneksi përcjellës nga Ohri janë në kundërshtim total me gjendjen në vend. Marrëveshja nuk mund të realizohet për disa shkaqe që burimin dhe organizimin e kanë në Beograd, tek krimineli i luftës Vuçiq. Nuk ka vend në Evropë që për 3-5% të popullsisë ka shtet. Këtë po e kërkon Serbia në Kosovë për minoritetin serb. Kjo nuk shkon. Kosova nuk mund të bëj dhe nuk guxon të eci në rrugën e shkatërrimit të Republikës së Kosovës për pikësynimet nacional neofashiste serbe”, u shpreh ai.

Në bisedë e sipër juristi theksoi që kjo situatë e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mund të krijojë konflikte të ashpra në veri.

Sipas tij, këto tensione mund të i ndaloj BE dhe Uashingtoni.

“Çdo vendim për ndërtimin e shtetit serb neofashist në Kosovë është armiqësi e rëndë ndaj Republikës. Këtë Bodo Weber e di. E di gjithashtu se Serbia nuk pajtohet me shtetin e Kosovës. Nuk punon shteti serb për paqe. Kurrë në histori nuk ka qenë Serbia paqësore. Këtë e di Bodo Weber. Dhe, kështu do të ndodhi. Në veri të Kosovës priten konflikte të ashpra. Forcat serbe dhe ruse të organizuara dhe të armatosura për luftë në veri të Kosovës do të futen me aksione të armatosura terroriste. Lufta kundër terroristëve ruso-serb do të jetë e ashpër. Flakë do të ndizet vendi. Këtë mund të ndali BE dhe Uashingtoni. Por, këtu lypset të veprohet kundër pushtetit kriminalo-terrorist serb të Beogradit. Serbisë kërkohet t'i thuhet qartë se cili do të jetë fundi i saj. Vetëm këtë e kupton politika në Beograd”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat