Dialogu i Brukselit – Alarmon juristi: Ja kush e futi Kosovën në kurth me Serbinë!

Politika

Dialogu i Brukselit – Alarmon juristi: Ja kush e futi Kosovën në kurth me Serbinë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:25
Pamje nga Brukseli

Sot në Bruksel, është duke vazhduar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguar special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do të takohet me zëvendëskryeminsitrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

Në Bruksel sot, pritet që tema më e rëndësishme të jetë formimi i Asociacionit të Komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Lajçak të dielën tha se të dy kryenegociatorët do të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat e ardhshëm konkretë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj.

Ai gjithashtu ka folur edhe për takimet e fundit që i zhvilloi në Kosovë dhe Serbi.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka theksuar nevojën e fokusimit të plotë në normalizim dhe në zabtimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit.

“Ndalesa ime e parë ishte në Prishtinë, ku u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

“Gjatë takimit tonë, ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit për t’u përgatitur për takimin në Bruksel që do të zhvillohet nesër. Pres që të dy kryenegociatorët të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat konkretë të ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar ai.

Lajçak gjatë vizitës në Kosovë, kishte shkuar edhe në Mitrovicë.

Por këtë vizitë të tij atje, profesori dhe juristi, Blerim Burjani e quan vetëm simbolikë.

“Kohën e fundit është folur se duhet me u hap ura e Ibrit në veri, dhe me u aktivizu liria e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Pra ai ka shku në mënyrë simbolike me pa atje dhe kishte shkuar të disa kryetar komune atje me ua uru detyrën”, thotë ai.

Megjithatë Burjani shton se Lajçak e di se mandati i tyre mund të mos jetë 4 vjet pasi mund të kemi zgjedhje.

“Do të ishte shumë e padrejtë që në një periudhë të shkurtër kohore, përsëri të kemi zgjedhje, për shkaqe të natyrave politike dhe për shkak se pakica serbe nuk ka dashur të merr pjesë në zgjedhje dhe tash duhet me shku përsëri në zgjedhje dhe me u djek mandatet. Kjo nuk ka kurrfar kuptimi”, thotë ai.

Sipas tij, Lajçaku ka ardhë në Prishtinë për t’i thënë Albin Kurtit se duhet të merret me shumë seriozitet që Asociacioni të themelohet dhe të pranojë draftin fillestar që është publikuar.

“Fatkeqësia jonë është që po tentohet imponimi i këtij drafti”.

Burjani duke komentuar planin franko gjerman dhe pikat që janë publikuar thotë se ka ende lojë për t’u bërë dhe nuk duhet me u dëshpëru.

Sipas tij, një asociacion do të jetë në Kosovë, por shpreson të mos jetë njëetnik.

Madje ai thotë se Kosova duhet të bëjë përpjekje që kjo të mos ndodhë, por që ai është i nënshkruar si etnik.

“Se si do të duket Asociacioni është është në duart e kryeministrit Albin Kurti. Kjo punë është për ekspert dhe jo për fjalë mëdha. Duhet të mos ketë Asociacion por të ketë zgjerim të të drejtave që nuk tejkalojnë pushtetin lokal. Mund të ketë Asociacion për bashkëpunim ndërkomunal pa emërtim etnik. Termi serb duhet t’i ikët juridikisht, pra mund të jetë emërtim bashkëpunues ndërmjet komunave, por pa emërtim etnik”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani tutje shprehet se rrezik i madh është kjo që hapë derën për pakicat që të bëjën asoiacione të ndryshme etnike që bie ndesh me kushtetutën e Kosovës.

Tutje ai shprehet se Kosova është në një far defanzive si shtet.

“Neve na kanë shti në kurth ata”, thotë Burjani teksa i referohet Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut.

Ai thotë se nuk do të ketë asociacion etnik pasi të gjithë të tjerët në Kosovë mund të kërkojnë asociacione të kësaj natyre.

Sipas tij kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Burjani shton se Asociacioni e ka bazën në vitin 2013 dhe 2015.

Ai shton se neni 10 e argumenton bazën e kësaj marrëveshje franko gjermane që është fjala për vitin 2013.

“Termi serb duhet të zëvendësohet me ndëretnik. Kjo mund të përballohet nga Kurti, në të kundërtën ai nga mos pranimi mund të jep dorëheqje. Tashmë marrëveshja e Ohrit është valide për këndo që vjen në pushtet përmes zgjedhjeve”, pohon juristi Blerim Burjani.

“Bashkësia e lirë e Komunave për Bashkëpunim Ndërkomunal; Bashkësia e Komunave me Shumicë ndër etnike për Avancim të Shërbimeve Lokale dhe Bashkësia e Komunave për Avancim e Bashkëpunim Lokal ndër etnik”, shton ai.

Tutje, Burjani thotë se mesazhi i Lajçakut është skandaloz se nëse nuk ka dialog do të ketë luftë.

Ai madje shton se deklarata skandaloze janë bërë edhe nga Borrelli.

Ndryshe, diplomati evropian Miroslav Lajçak në veri ka thënë se të dy palët duhet të pajtohem për hapjen e urës së Ibrit.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendon që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet”, ka thënë ai.

“Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj në gjithçka që përfshinë të dy palët, duhet të merret vesh të dy palët”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat