Analisti flet për zgjedhjet në Shqipëri/ Tregon arsyet që fitoi Partia Socialiste!

Politika

Analisti flet për zgjedhjet në Shqipëri/ Tregon arsyet që fitoi Partia Socialiste!

Nga: M.Haziri Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:58
Zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri më 14 maj, nxorën fituese Partinë Socialiste, në udhëheqje të Edi Ramës.

Natyrisht që marrja e shumë bastioneve nga PS ka arritur të sjellë debate të mëdha.

Nga 61 bashkitë e vendit vetëm 7 janë marrë nga koalicioni Bashkë fitojmë.

Nga të dhënat e Komisionit qendror të Zgjedhjeve që edhe pse ka marrë kryesimin në këto bashki nga hapja e kutive të para për anëtarët e këshillit bashkiak, rezulto se përball Partisë Socialiste sërish edhe në bashkit fituese është e dyta në renditje.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai u shpreh se fitorja e PS-së është e ndikuar nga shumë faktorë, duke filluar nga problmet e brendshme në PD e deri tek mendimi që të vazhdoj pushteti i tanishëm.

“Fitorja e Partise Sociliste në Shqipëri është detriminuar nga një mori faktorësh, por faktori kryesor mund të jenë problemet e brendshme në Partinë Demokratike. Në logjikën e votuesit, çdoherë pushteti qendror është një inercion për të votuar ngjashëm edhe në zgjedhjet lokale, pasi çdohere mendohet se investimet në nivel lokal janë më të theksuara nëse partia që udhëheq me qeverinë qendrore, udhëheq edhe me nivelin lokal”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që çdo detaj në zgjedhjet lokale dallojnë nga ato të përgjithshmet, këtu hynë edhe programi i prezantuar nga kryetarët e komunave.

Por mbi të gjitha duhet me pas parasysh se natyra e zgjedhjeve lokale dallon nga zgjedhjet e përgjithshme, ku në fitore ndikojnë një mori faktorësh. Duke filluar nga kandidati për kryetar komune, program me politikat që proklamon një kandidat duke prekur problemet që ballafaqohen qytetarët, lista për asamble komunale, ku me një fjalë të gjitha lidhen më strategjinë e partisë të cilat lidhen me të gjitha çka i përmenda më lartë”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat