Pas përfundimit të zgjedhjeve, vjen lajmi i ‘keq’ për Shqipërinë: “Fitoi përkrahësi i Vuçiqit!”

Politika

Pas përfundimit të zgjedhjeve, vjen lajmi i ‘keq’ për Shqipërinë: “Fitoi përkrahësi i Vuçiqit!”

Nga: A.M. Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:54
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Gjatë ditës së diele, me 14 maj, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet lokale, të cilat u përcollën me incidente, konflikte e keqpërdorime nga më të ndryshme.

Krahas kësaj, u raportua edhe për probleme teknike, ku në votimet elektronike kishte paqartësi dhe nuk punonte çdoherë sistemi.

Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre, partia në pushtet e udhëhequr nga Edi Rama, Partia Socialiste (PS) arriti një fitore ‘tronditëse’.

Mirëpo, kjo fitore e Ramës po shihet si një ‘shuplakë’ për demokracinë, ku po aludohet për keqpërdorime, vjedhje e blerje votash.

E këto zgjedhje elektorale i komentoi profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi.

Së pari, ai në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot” kritikoi ashpër Ramën dhe votuesit e tij, duke e cilësuar kryeministrin shqiptar si narkodiler.

“Se çfarë demokracie ekziston në Shqipëri nën udhëheqje e Edi Ramës tregojnë vetë fitoret e njëpasnjëshme e absolute të PS-së, edhe pse kanë kaluar më shumë se tridhjetë vite, qytetarët e Shqipërisë mendërisht, mentalisht e politikisht ende nuk janë çliruar nga prangat e ideologjive politike staniliste, komuniste e socialiste dhe se nostalgjinë përmalluese enveriste shumica e qytetarëve e shprehin duke votuar narkodilerin e famshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Edi Ramën”, deklaroi profesori.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

Mehazi bëri një krahasim mes dyshes Vuçiq-Milloshviq dhe Rama-Hoxha.

“Nëse për votuesit serbë, Aleksandar Vuçiqi, është vazhdimësi e kriminelit Sllobodan Millosheviq, për votuesit shqiptarë vazhdimësi e diktatorit Enver Hoxha është Edi Rama. Në Serbi gjati cikleve zgjedhore parlamentare e rrethanore lokale frontalisht, horizontalisht e vertikalisht fiton ideatori i Ballkanit të Hapur Vuçiqi, në Shqipëri fiton përkrahësi i denjë i Ballkanit të Hapur të Aleksandar Vuçiqit Edi Rama”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, profesori potencoi se ishte e pritshme fitorja e PS-së, derisa foli edhe për dështimin e madh të PD-së.

“Fitorja e PS-së gjatë këtyre zgjedhjeve lokale kurrsesi nuk ka qenë e befasishme, por e pritshme, për shkak të PD-së ashtu të përçarë më shumë e luftonin vetveten sesa partinë e Ramës në pushtet, fushata e tyre zgjedhore ishte jo programuese para qytetarëve, por ofenduese e nënçmuese ndaj Ramës, jo, jo nuk mundet PS-ja e Ramës me llafe, por me punë e programe partiake katërvjeçare për qytetaret lokalë të Shqipërisë, aq e dobët doli PD-ja saqë e humbi edhe bastionin më të fuqishëm Shkodrën.

Sali Berisha në bashkëpunim me Monika Kryemadhin më shumë e ka ushqyer PS-në e Ramës sesa PD-në tij opozitare”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat