“El Dorado në veri” / Analisti ‘zbulon’ prapavijën e Lajçakut: Ai qëllimshëm u takua me kriminelët dhe bandat e Vuçiqit!

Politika

“El Dorado në veri” / Analisti ‘zbulon’ prapavijën e Lajçakut: Ai qëllimshëm u takua me kriminelët dhe bandat e Vuçiqit!

Nga: A.SH Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:03
Miroslav Lajçak

Ditë më parë emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kaloi këmbë mbi urën e Ibrit, urë kjo e cila tash e sa vjet është e ndaluar për qarkullim.

Së fundmi kishte edhe propozime për hapjen e kësaj ure, por që u kundërshtuan nga ndërkombëtarët.

Vet Lajçak deklaroi se atmosfera aktuale në pjesën veriore të Kosovës nuk është e përshtatshme për ta hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullim të makinave.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar Lajçakun i cili ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet vetëm me pajtimin e dy palëve.

Maxharraj për këtë ka thënë se ai ka harruar një fakt, që veriu është pjesë integrale e Kosovës.

“Është interesant se për herë të parë Lajçak e kaloi në këmbë edhe urën e Ibrit me qëllim që të dërgoi mesazh atyre që propozuan që kjo urë të hapet për qarkullim të lirë të veturave dhe njerëzve sipas marrëveshjes së Brukselit. Do të duhej njeriu të jetë idiot i madh siç është Miroslav Lajçak kur deklaroi se “ura nuk duhet të hapet, dhe se për hapjen e saj duhet të bien dakord të dy palët”. Epo cilat janë ato dy palë, kur veriu është pjesë integrale e Kosovës, a mos po mendon se palët sipas tij na qenkan kriminelë dhe bandat e Vuçiqit në veri, e ka shumë gabim duke çuar mesazh se gjoja qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk qenkan sovrane në territorin e vetë”, thotë ai.

Sipas tij, ai qëllimshëm u takua edhe kriminelët dhe bandat e Vuçiqit, duke na dërguar mesazhin se duhet të formohet Asociacioni.

Megjithatë, profesori, deklaron se ata duhet të kuptojnë se Asociacioni do të krijohet sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

“Në veri Lajçak qëllimshëm u takua edhe me kriminelët dhe bandat e Vuçiqit për të mësuar më shumë për brengat e tyre atje pas largimit të tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës me urdhër të Beogradit dhe Vuçiqit, duke dërguar mesazhin tani më të njohur se “nuk do të kthehemi në institucione pa u formuar Asociacioni si dhe pa u larguar policia e Kosovës nga veriu”. Kështu Lajçak sipas kërkesave të banditëve të Vuçiqit se qenka e nevojshme që atje në veri të krijohet një El Dorado, ku mund të kalërojnë lirshëm bandat dhe kriminelët e Vuçiqit. Por, jo ata duhet të kuptojnë se Asociacioni do të krijohet sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës dhe se Policia e Kosovës kurrë dhe asnjëherë nuk do të largohet nga asnjë pëllëmbë e veriut sepse veriu është i Kosovës dhe kështu edhe do te mbetet përgjithmonë, pa marrë parasysh kërcënimeve që vijnë nga bandat serbe dhe Beogradi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat