Rrezik për vendime fatale ndaj Kosovës/ Kërkohet vëmendje nga Qeveria – ja çfarë paralajmërohet!

Politika

Rrezik për vendime fatale ndaj Kosovës/ Kërkohet vëmendje nga Qeveria – ja çfarë paralajmërohet!

Nga: M.Haziri Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:58
Ohër, 18 mars 2023.

Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë të kenë një raport normal, për shkak të kësaj së fundes.

Marrëveshjet e nënshkruara nga të dy palët, nuk po respekohen nga Serbia gjithashtu edhe po shkelen nga vet ajo.

Të gjendur në këtë situatë të njëanshëm po vazhdojnë të jenë ndërmjetësuesit e BE-së.

Mosreagimi nga shkeljet e Serbisë ka bërë që Kosova ta padisë atë, duke kërkuar veprim nga BE.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Idriz Zeqiraj.

Publicisti radhit tri çështjet që ndërmjetësuesit e BE-së nuk kanë dalur ta dënojnë Serbinë, duke filluar nga heshtja e provokimeve të bandave serve e deri tek drafti i Asociacionit i dëmshëm për Kosovën.

Ndërmjetësuesit e BE-së, tashmë, kanë dalë hapur në mbështetje të kërkesave të Beogradit dhe kanë shtuar dozën e trysnisë ndaj Kosovës, për të pranuar kushtet e palës serbe. Shembullojmë me tri raste, dukshëm, me anësi në favor të Serbisë:

Image
Idriz Zeqiraj

a) Heshtja ndaj provokimeve të bandave serbe, në veriun e Kosovës, qoftë nga BE-ja politike apo EULEX-i dhe KFOR-i ushtarak, ka vënë në dyshim mundësinë e ushtrimit të detyrës të kryetarëve të zgjedhur, për 4 (katër) komunat e Veriut. Abstenimi i serbëve ishte politik, i imponuar personalisht nga presidenti Vuçiq. Qeveria e Kosovës duhet të ngulmojë, që zgjedhjet e dëshmuara të rregullta dhe të çërtifikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, të jenë valide deri në fund të mandatit. Është rast ideal, për t`i lënë jashtë pushtetit bandat e krimit të organizuar dhe të korrupsionit galopant, në bashkëpunim me disa nga komandantët aktivë në jetën politike të Kosovës!

b) Kuvendi i katër komunave të veriut të Kosovës, mori vendimin e duhur, për ta hapur Urën e Ibrit, edhe për qarkullim të lirë të motorizuar. Ndërkohë, përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, thotë se "kjo çështje duhet të bisedohet në Bruksel, sepse nevojitet pëlqimi i dy palëve, serbëve dhe shqiptarëve!" Ndarja e Mitrovicës në Lumin Ibër, është intrigim dhe realizim i KFOR-it francez, të aprovuar nga i shantazhuari i shumëfishtë Hashim Thaçi, me rrethin e tij vicioz e mafioz. Kjo mbyllje paradoksale, me prapavijë, thellësisht, politike, është turpi i BE-së dhe më gjerë!

c) "Draft-statuti i Ekipit të Menaxhimit (lexo:serb), është një pikënisje e mirë, për bisedimet e mëtejme",- tha ndërmjetësuesi i njëanshëm, Lajçak, duke shpërfillur Draft-vizionin e kryeministrit Kurti, me arsyetimin se Asociacioni duhet të bazohet në normat dhe vlerat evropiane””, shpjegoi publicisti.

Sipas Zeqiraj duhet të i jepum fund ndërmjetësuesëve të njëanshëm ndërkombëtar.

Është mbushur kupa e padrejtësive karshi Kosovës. Andaj, ka ardhur koha t`u thuhet stop ndërmjetësuesëve të njëanshëm dhe me ngarkesë të ortodokësisë sllaviste. Heshtja jonë e mëtejme, thellon favorizimin e agresorës Serbi dhe rrezikon për vendime fatale në dëm të Kosovës. Një apel alarmues duhet bërë Amerikës mike, për të ndërhyrë e ndërprerë planet djalëzore të Serbisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen të dhënë asaj, nga ndërmjetësusit e BE-së!

Edhe emisari amerikan Gabriel Escobar përhapë mjegullnajë: "Draft-vizioni i kryeministrit Kurti ishte serioz, por edhe Draft-statuti i Ekipit Menagjues ishte serioz!!" Ndërkohë që të dy draftet kundërshtojnë, tërësisht, njëri-tjetrin, nuk mund të vlerësohen njësoj si "serioz””, tha ai.

Publicisti shpreson që sa më shpejt të shfuqizohet Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2013.

Në politikën amerikane, qofshin ata gazetarë të medieve prestigjioze; analistë të njohur; kongresmenë; senatorë dhe personalitete të shquara; kanë huti dhe mospajtime, për qasjen e disa kuadrove të deleguar, për mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ne po citojmë vetëm senatorin Bob Memendez, pyetjen drejtuar emisarit Escobar: "A shqetësoheni se një Asociacion i tillë mund të prodhojë destabilizimin e Kosovës dhe t`i heq kompetencat e rezervuara, për Pushtetin qendror?"

Prandaj, shqiptarët edhe Zotit duhet thënë -JO-, nëse, padrejtësisht, shton dozën e presionit, për ta pranuar këtë gjëmë të madhe, sa bjeshka, për Kosovën dhe kombin shqiptar. E kemi thënë dhe e përsërisim se shfuqizimin e Marrëveshjes për Asociacionit të vitit 2013, si një akt i lartë tradhtie, duhet zhbërë, duke iu referuar doktrinës ndërkombëtare politike - Klausula "Rebus Sic Stantibus"-, e cila mundëson prishjen e kontratave apo marrëveshjeve, në raste të ndryshimeve të mëdha të rrethanave politike supër-specifike”, potencon publicisti.

Zeqiraj kërkon të ngritet akt-akuza për personat që nënshkruan marrëveshjen e 2013-tes.

“Dhe, në rastin konkret "topi është në anën e Kosovës", që duhet denoncuar aktorët e krimit, rrethanat e shantazhimit, që interesat e Atdheut janë një hiç, në raport të përfitimit vetjak, për të shpëtuar "lëkurën e tyre", qoftë edhe pas krimeve serike, tashmë, të bëra ngeshëm e me paramendim, në kuadrin e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, sepse vetëm një organizim i madh dhe përfid grupor, mund të kryejë shumë qindra krime, pa u hetuar dhe zbuluar asnjëri syrësh!?

Ngritja e akt-akuzave përkatëse, kundër aktorëve, të cilët nënshkruan marrëveshje konspirative, me elemente të bollshme të tradhtisë dhe imponuan ratifikimin edhe në Parlament, me metoda përfide e mafioze, do të shërbente, bindshëm, referimit tek norma doktrinore ndërkombëtare, të njohur me emrin -Klausula "Rebus Sic Stantibus", si mundësi reale për shfuqizimin e Marrëveshjes të vitit 2013 për Asociacionin dhe të çfarëdo marrëveshje tjetër, të dëmshme për Kosovën, të nënshkruara nga të shantazhuarit e shumëfishtë”, përfundoi publicisti Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat