Vuçiq detyron serbët të dalin në tubim, “shpërthen” analisti: Ky është njeriu më i keq pas Hitlerit, Putinit dhe Millosheviqit!

Politika

Vuçiq detyron serbët të dalin në tubim, “shpërthen” analisti: Ky është njeriu më i keq pas Hitlerit, Putinit dhe Millosheviqit!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 maj 2023 Në ora: 14:03
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar “tubim” më 26 maj.

Sipas raportimeve në media sot, Vuçiq planifikon që tubimi të jetë më i madh i mbajtur ndonjëherë në Serbi dhe për këtë ai do t’i mobilizojë edhe disa masa në mënyrë që t’i detyrojë serbët e Kosovës të shkojnë në Serbi.

Në mesin e këtyre masave, në listën të cilën e ka siguruar kp, është edhe urdhri për të ndërprerë pushimet vjetore për të gjithë ata që atë ditë do të ishin në pushime.

Madje, në pikën katër të kësaj liste, iu kërkohet të gjitha ndërmarrjeve publike që të themelojnë komisione për verifikimin e pushimeve mjekësore dhe që të identifikojnë serbët që kanë hyrë në pushim mjekësor pak para 26 majit.

Vuçiq e ka shfaqur edhe njëherë ashpërsinë e tij përmes këtyre urdhrave strikte, ku obligohen të gjitha shtypshkronjat serbe që të shtypin flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e tij dhe të flamurit serb.

Këto janë masat që Vuçiq ka ndërmarr për tubimin e datës 26 maj:

1. Të bëhen listat e aktivistëve të cilët udhëtojnë për në Beograd;

2. Të angazhohen të gjitha kompanitë e transportit publik, agjencitë turistike dhe pronarët e autobusëve për të marrë me qira të gjithë autobusët për 26.05.2023;

3. Në NP, të ndërpriten pushimet vjetore për të gjithë ata që janë në pushim deri 24.05.2023;

4. Të formohet në çdo NP një komision për kontrollin e pushimeve mjekësore, i cili do të lirohet nga shkuarja në tubim dhe i cili me 26.06. gjatë gjithë ditës do të bëj kontrollin e të gjithë punonjësit që janë në pushim mjekësor, me fokus të veçantë për punonjësit që kanë filluar pushimin mjekësor menjëherë përpara datës 26 maj.

5. Të njoftohen drejtorët e qendrave shëndetësore lokale, qendrave klinike, të informojnë mjekët që t'i kushtojnë vëmendje rritjes së kërkesës për pushim mjekësor në javën përpara datës 26 maj.

6. Angazhoni të gjitha furrat lokale dhe kompanitë e hotelierisë për të siguruar numrin e nevojshëm të paketave zinxhir me një sandviç, një mollë dhe një shishe ujë

7. Përmbajtja e sandviçëve duhet të jetë e pasur me përdorimin e produkteve cilësore të mishit (kulen, mish të pjekur) dhe produkte cilësore të qumështit (trappist, eldemer), mollët dhe shishet e ujit, të cilat duhet të jenë të prodhuara në Serbi.

8. Të angazhohen të gjitha shtypshkronjat vendore për të shtypur flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e presidentit Vuçiq dhe flamurin serb

9. Pasditen e datës 25.05 të organizohen takime të aktivistëve që do të shkojnë në tubim dhe me ta të akordohen detaje të tilla si kush do të jetë lideri, kush do të mbajë parullën, kush do të mbajë flamurin dhe kush do të mbajë foton e presidentit Vuçiq.

Duke folur rreth presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, analisti politik Skënder Mulliqi, thotë se karakteri i tij është brutaliteti i mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve.

“Edhe një herë t'i kujtojmë lexuesit të nderuar se cili është Aleksandar Vuqiqi, më të cilën sot po bisedon Evropa? Cili është ky njeri më të cilin Evropa dhe Amerika po e ‘detyrojnë’ Kosovën të zhvillon bisedime për normalizim të marrëdhënieve? Karakteri politik i Vuçiqit është brutaliteti i mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve. Ky është njeriu më i keq pas Hitleri, Putinit dhe Millosheviqit. Edhe sot pas 30 vitesh të fillimit të luftës në ish-Jugosllavi, në historinë më të re të Evropës, do të mbahen në mend krimet e luftës në regji të shefave të Vuçiqit, Millosheviqit dhe Sheshelit. Këta ishin inspiruesit dhe vepruesit e gjenocidit, të pastrimeve etnike, të vrasjeve në masë të gjerë të shqiptarëve dhe myslimanëve”, pohon Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas Mulliqit, Vuçiqi ka idol kriminelët e luftës dhe ai po kërcënon Kosovën me luftë përmes asociacionit.

Me një njeri të tillë sikurse Vuçiqi, Mulliqi thotë se zor do të arrihet paqja në rajon.

“Presidenti serb, Vuqiq është politikani që ishte dhe ka mbetur në anën krimit. Ka mbetur në anën e hegjemonisë serbomadhe në rajon. Kurrë nuk kërkojë falje për krimet më të rënda luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Vuçiq i ka idol të gjithë kriminelët e luftës. Ai është që kërkoi për një serb 100 koka myslimane. Këtë qëndrim prej krimineli të luftës po e mban edhe sot e gjithë ditën. Me një platformë të tillë politike është duke vepruar edhe ndaj Kosovës. Po e kërcënon Kosovën më luftë, përmes Asociacionit famoz të komunave më shumicë serbe. Por, platformat e tilla antishqiptare të gjenocidit po i kthehen ngadalë në shtëpinë e vet, me vrasjen dhe plagosjen e shumë fëmijëve. Serbia sot është shteti më problematik në Evropë, së bashku më Rusinë e diktatorit Putin. Vuçiq është krahu më i fortë i kriminelit Belivuk, për të cilat lidhje shkroi edhe gazeta prestigjioze amerikane, Nju York Times. Me direktivat e çetnikut Vojsllav Sheshel po kemi çdo ditë grishje për luftë ndaj Kosovës. Më një njeri të tillë të mbushur plotë urrejtje ndaj shqiptareve zor është të arrihet paqja në rajon. Dhe, do të ishte mirë që të ndërpriten bisedimet më këtë regjim fashist. Ne po e mbrojmë tokën tonë nga tentimi për ricopëtim të ri. Me kriminelet e luftës të Vukovarit, Sarajevës, Srebrenicës… deri të masakrave në Kosovë, janë shterë tashmë të gjithë mundësitë e bisedimeve të mëtejshme”, shton Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat