“Mund të shpërthejë konflikti i armatosur në veri”/ Serbët me plan destabilizues me rastin e betimit të kryetarëve shqiptarë!

Politika

“Mund të shpërthejë konflikti i armatosur në veri”/ Serbët me plan destabilizues me rastin e betimit të kryetarëve shqiptarë!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 18 maj 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, qytetarët edhe pse në përqindje shumë të vogël, zgjodhën kryetarët e tyre, shqiptarë.

Këto zgjedhje, i bojkotoi Lista Serbe, duke marrë direktiva nga Beogradi zyrtar.

Zgjedhjet ishin legjitime dhe të vlefshme, derisa procesi vijoi i rregullt e pa incidente.

Të premtën më 19 maj do të betohet kryetari i ri i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, për të nisur punën edhe në mëynrë zyrtare.

Por, çka pritet të ndodhë kur pritet të betohen kryetarët shqiptarë, meqenëse janë paralajmëruar tensione e përshkallëzim i situatës?

Shala: Procesi politik në veri të vendit është duke marr trajektoren e duhur në vendosjen e legjitimitetit politik institucional të Kosovës

Image
Drizan Shala

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë situata është e ndryshueshme në rapaort me sigurinë e vendit.

Sipas tij, Policia ka të paraparë në aspektin e premisave të sigurisë opsionet për të garantuar një proces legal/legjitim të betimit.

“Situata është nën ndikimin e faktorëve të probabilitetit që situata është e ndryshushme në raport me sigurinë në veri të vendit.

Procesi politik në veri të vendit është duke marr trajektoren e duhur në vendosjen e legjitimitetit politik institucional të Kosovës.

Policia e Kosovës ka të paraparë në aspektin e premisave të sigurisë opsionet për të garantuar një proces legal/legjitim të zhvillohet në frymën më të mirë demokratike”, thotë ai.

Kelmendi: Bandat çetnike ruso-serbe mund te shkojne më 19 maj ne aksione terroriste në veri të Kosovës

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se Serbia është duke u angazhuar që të mos e lejojë të ndodhë betimi më 19 maj.

Sipas tij, serbët nuk i pranuan zgjedhjet dhe e keqja e kësaj është se edhe qëndrimet e Lajçakut dhe Borrellit po shkojnë në drejtim të politikës destabilizuese.

“Qeveria serbe është duke u angazhuar dhe ka bërë organizim që kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës mos të futen në objektet e komunave. Zgjedhjet, për shtetin serb janë inekzistente, joligjore dhe në kundërshtim me normat demokratike. Ato konsiderohen ilegale dhe këtej nuk i pranon si legale. Këto priten në ditën e vendosjen se pushtetit, sipas zgjedhjeve, në veri të Kosovës, veprime dhe protesta të ashpëra, deri edhe aksione terroriste. Lista serbe dhe qeveria e Vuçiqit në Beograd nuk i pranojnë rezultatet dhe po angazhohen që edhe me forcë të ndalojnë vendosjen e pushtetit. E keqja e kësaj, që shkon në favor të politikës destabilizuese, ndoshta edhe terroriste, janë qëndrimet e z.Lajcak dhe z.Borell për zgjedhjet ne veri.

Zgjedhjet u vlerësuan në jo të drejta, sepse u bojkotuan nga minoriteti serb. Mendim të tillë, për fat të keq shprehu edhe z.Hill, ambasadori i SHBA-ve në Beograd, në intervistën që dha për RT e Kroacisë. Deklatata e tilla kanë forcuar kundërshtimin për zgjedhjet në veri të Republikës dhe priten edhe veprime të ashpëra, ndoshta edhe terroriste”, deklaron ai.

Tutje, Kelmendi thotë se serbët mund të kryejnë sulme terroriste në veri, me rastin e inaugurimit të kryetarëve të rinj.

Ai shton, se nëse ndodh diçka, përgjegjës është kryesisht BE dhe SHBA që po tolerojnë politikën serbomadhe dhe i vlerësuan zgjedhjet si jo legjitime, dhe kështu mori forcë edhe Serbia.

“Dalja në anën e bojkotuesëve shovenoserbomadh të Serbisë bëjnë që nacional-terroristët ruso-serb të kryejnë veprime terroriste në datën e inaugurimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Me këtë mund të shpërthejë konflikti i armatosur ose të bllokohen në tërësi rrugët në veri. Kjo e pret Kosovën nga Serbia.

Këtu përgjegjës është kryesisht UE dhe SHBA që po tolerojnë politikën serbomadhe dhe i vlerësuan zgjedhjet në jo legjitime. Këtej mori forcë Serbia dhe nëpërmjet Listës serbe, bandave të armatosura në veri dhe vullnetarëve sllavë të organizuar në njësite kriminale të Vagnerit, të veprojnë me armë. Organizimet e tilla dhe armët që i kanë sjellur në kufi me Kosovën dhe në veri nuk janë për të mbrojtur paqen dhe lirinë, por për të kryer akskione terroriste dhe krime kundër njerëzimit. Nacional - shovenistët banditesk serbë do të përpiqen që të provokojnë me aksione terroriste një luftë të re në Kosovë, këtej edhe në tërë Ballkan. Kjo e pret ndoshta Kosovën më 19 maj”, përfundon juristi.

Kujtojmë, se sa i përket deklaratës së përfaqësuesit i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se mund të këtë kriza të reja në veri, ai tha se “nëse na pengon ky diskurs duhet që ta kritikojmë”.

Ndryshe, Borell Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se mbetet i shqetësuar për numrin e vogël të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate dhe mund të sjellin tensione të reja nëse palët nuk e zgjidhin këtë çështje.

Me një deklaratë “kërcënuese”, ditë më parë bëri edhe Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili tha se “ ose do ketë normalizim ose konflikt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat