“Hipoteka e Isa Mustafës ka ngulfatur Qeverinë” – Këto janë tri rrugët që ka Kurti para presionit ndërkombëtar, parashihet dorëheqja!

Politika

“Hipoteka e Isa Mustafës ka ngulfatur Qeverinë” – Këto janë tri rrugët që ka Kurti para presionit ndërkombëtar, parashihet dorëheqja!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:53
Albin Kurti

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, pohon se çështjen e Asociacionit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ia lanë në dorë qeveritë e mëhershme të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

E kjo çështje, sipas tij, kryeministrit Kurti po i sjellë shumë probleme.

“Pikësëpari, këtë brengë të madhe politike e shtetërore të asociacioneve serbe kryeministrit të Kosovës Kurtit ia kanë lënë qeveritë e mëparshme të papërgjegjshme PDK e LDK në krye me Isa Mustafën e Hashim Thaçin, të cilët pa hezituar e analizuar nënshkruan të keqen e asociacioneve serbe që qeverisë së Albin Kurtit është duke e dhunuar e dhuruar shumë probleme serioze që këtë mall e pasuri tokësore kushtetuese të nënshkruar e të humbur nga Mustafa ta kthejë në pronë kushtetuese të Kosovës”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Profesori shton se, ky presion për themelimin e Asociacionit po vjen për shkak të Qeverive paraprake.

Pra, i gjithë presioni i BE-së për themelimin e asociacioneve serbe vjen për shkak partive paraprake të korruptuara të cilët sakrifikuan e cënuan kufijtë  kushtetuese të Kosovës për t'u pasuruar vetë, njësoj sikurse prindërit e këqinj që kanë ngarkuar pasardhësit e tyre me hipoteka pasurore”, potencon ai.

Mehazi tutje shprehet se, problemi i asociacioneve hipotetike i nënshkruar nga Pronto është rrugë politike djallëzore jo vetëm për vetë kryeministrin e Kosovës, por edhe për BE-në dhe SHBA-në.

“Hipoteka e asociacioneve e Isa Mustafës ka ngulfatur aq shumë qeverinë e Kurtit sa që ka tre rrugë, ose të pajtohet e dorëzohet me asociacionet ekzekutive e operative serbe për një republikë 4% serbe në Kosovë, ose të ndalojë procesin e mëtutjeshëm të dialogut me BE-në e Serbinë, ose Kurti të jep dorëheqje dhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentaret me votat e qytetarëve të rizgjedhin përsëri Albin Kurtin në krye të qeverisë për të pasur forcë argumentuese të fuqishme para BE-së e Serbisë me rastin e asociacioneve serb”, thekson ai.

Profesori tutje shton se, ka shpresa se shtetet perëndimore do pajtohen me propozimin e kryeministri Kurtit për llojin e asociacioneve të pakicave serbe në Kroaci, përkundrazi nuk duhet lejuar e vepruar sipas dëshirave të asociacioneve serbe të Vuçiqit.

“Po habitemi edhe me BE-në se si është e mundur të përkrahin Serbinë e luftrave që është me Rusinë e nuk përkrahet Kosova e paqës orientuar drejt BE-së e SHBA-së?!!”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat