“Deklarata goditëse” e Escobarit ndaj Serbisë, vjen reagimi i parë nga Kosova

Politika

“Deklarata goditëse” e Escobarit ndaj Serbisë, vjen reagimi i parë nga Kosova

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 maj 2023 Në ora: 10:11
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar, ka folur të enjten rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Escobar në dëshminë e tij përpara Komitetit për Punë të Jashtme ka folur për shqetësimet e senatorit Bob Mendez rreth Asociacionit, pasi ky i fundit kishte deklaruar se mos presioni ndaj Vuçiqit mund të krijojë një Republikë serbe sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

Por, sipas Esobar, Asociacioni është një rrugë përpara ku katër komunat (veriore), apo edhe komuna të tjerë mund të bashkohen për të ofruar shërbime komunale në gjuhën serbe për një pjesë të komunitetit.

“Ajo siç e shohim ne është, që Asociacioni është një rrugë përpara që katër komunat, apo edhe ndonjë tjetër komunë që dëshiron të bashkohet, që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime komunale në gjuhën serbe për një pjesë të komunitetit”, ka thënë Escobar.

Ai tutje ka thënë se duhan ta shfrytëzojnë Asociacionin për të hequr veriun nga ndikimi i Beogradit dhe nga ajo çfarë Vuçiq po bën sot me këto komuna.

“Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin që ta zhbëjmë atë që Serbia po e bën sot me veriun dhe që ta fusim brenda strukturës së Kosovës, që e kontrollon dhe që është nën ligjet e Kosovës”, ka thënë Escobar.

Se sa do të ndikojë që Asociacioni t’i ndal bandat kriminale në veri të Kosovës, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, deklarata e Esobar është dëshmi se politika ndërkombëtare e Ballkanit do të ndryshohet se shpejti.

“Në bazë të rrjedhave politike që po zhvillohen në rajon e gjithandej, ka sinjale se politikat që ishin zhvilluar deri më tani, e që i shkonin me vite të tëra Serbisë në favor, tani do të ndryshohen dhe do të zhvillohen tani politika reale që sjellin paqe dhe pajtim për të gjitha shtetet e Ballkanit, dhe kjo është një dëshmi se së shpejti edhe për këto shtete do të hapen dyert e BE, dhe Evropa tani e tutje është një bashkësi e të gjitha shteteve të këtij kontinenti, e jo si deri më tani që Evropa ishte e copëtuar në shumë regjione. Kjo e thënë e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar se duhet të shfrytëzohet asociacioni që të zhbëhet atë që Serbia po e bën sot me veriun, apo diçka e ngjashme që s’duhet të ndodhë si me “Republika Serbe” në BH. Dëshmi për këtë se politika ndërkombëtare e Ballkanit do të ndryshohet së shpejti, dhe këto shtete të Ballkanit së bashku duhen sa më parë t’i bashkangjiten Evropës, dhe ky kontinent t’i ketë në brendësi të saja të gjitha shtetet e saja, dhe në këtë territor evropian të mbretërojnë dhe të jetësohen ligjet evropiane si në një shtet”, deklaron Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai përmend edhe dëshmi tjera që do të ndryshohet politika ndërkombëtare e Ballkanit, gjersa shton se Kosova në të ardhme do t’i ngjajë një shteti juridik ndërkombëtar.

“Dëshmi për këtë ishte edhe pranimi i Sindikatës së Policisë të Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave, pa asnjë kundërshtim të asnjë shteti, përkundrazi e votuan edhe ato shtete që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e që dikur e kundërshtonin anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës në çdo institucion ndërkombëtar, si Greqia, Spanja, Qipro etj, gjë që tani nuk e kundërshtuan, prandaj tani është argumentuar se politikat ndërkombëtare ndaj Kosovës po ndryshohen në të mirë të Kosovës, dhe tani Kosova si shumë shtete tjera do të anëtarësohet në ato institucione të Evropës dhe të botës si: BE, INTERPOL, NATO, UNESKO, OKB etj., prandaj më në fund të gjitha gjasat janë se Kosova së bashku me ato shtete të Ballkanit, shpejt do të gjenden në Evropë si pjesë përbërëse të këtij kontinenti, që është dashur qysh moti të ishte aty e anëtarësuar. Prandaj nëse arrihet anëtarësimi nëpër këto institucione ndërkombëtare, gjithsesi se Kosova do t’i ngjajë në të ardhmen një shteti juridik ndërkombëtar të njohur në ata kufij të tanishëm, që na kanë njohur nga shumë shtete të botës gjithsej 118, e që numri i tyre në të ardhmen e shpejt do të rritet edhe më shumë, e sidomos ato shtete të BE, që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, dhe tani Kosova në kufijtë e saj do t’i ushtrojë dhe jetësojë ligjet dhe kushtetutën e saj në çdo cep të territorit të saj, duke i luftuar të gjitha llojet e krimeve në përgjithësi në tërë territorin e Kosovës”, shton Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat