Flet Tomë Gashi pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut – jep një paralajmërim jo të mirë për Serbinë!

Politika

Flet Tomë Gashi pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut – jep një paralajmërim jo të mirë për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 19 maj 2023 Në ora: 20:07
Tomë Gashi, Lista Serbe

Erden Atiq ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.

Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiq ka marrë vendim për emërimin e Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetar të Komunës.

‘Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjanqiq për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiq.

Menjëhere pas betimit, Lista Serbe ka mbajtur konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Nënkryetari Igor Simiq duke bërë thirrje për paqe ka thënë se është okupuar veriu i Kosovës.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai përmendi edhe kërcënimet e Vuçiqit që foli për destabilizim e që për të njëjtat kërcënime Gashi thotë që nuk do të ndodhin.

Image
Avokati Tomë Gashi.

“Kërcënimet e djeshme të Vuçiqit për destabilizim nuk ndodhën, duket që ngadalë po e kupton realitetin se nuk mundet përjetësisht të manipulojë qytetarët serbë të Kosovës, dhe po e kupton qe i mori në qafë serbët e veriut të Kosovës që përmes Listës Serbe t’i bojkotojë zgjedhjet e mbajtura më 23 prill”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thotë që Lista Serbe po dobësohet dhe se as kërcënimet e saj nuk duhet t'i marrim seriozisht.

“Lista Serbe çdo ditë po dobësohet dhe normaliteti në atë pjesë të Kosovës po forcohet, tani kemi kryetar shqiptar të Mitrovicës dhe kjo është realizimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Kërcënimet e Listës Serbe nuk duhet t’i marrim seriozisht sepse ata pa Vuçiqin nuk bëjnë asgjë. Dhe tani të gjithë po e dinë që Vuçiqi jep deklarata tjera për ndërkombëtarë e tjera për popullatën në Serbi”, nënvizoi avokati.

Në fund, Gashi shtoi që Vuçiq duhet të definojë se me kë është, me Rusinë apo me Evropën.

“Vuçiq duhet të definojë se me kë është, me Rusinë apo me Evropën dhe për këtë definim që po i kërkohet po i bëhet më në fund presion nga ShBA & BE që mos të krijojë destabilizime në Kosovë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat