Presioni ndërkombëtar për Asociacionin/ Raci ia shuan shpresat opozitës për rrëzimin e Albin Kurtit

Politika

Presioni ndërkombëtar për Asociacionin/ Raci ia shuan shpresat opozitës për rrëzimin e Albin Kurtit

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 maj 2023 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Shtetit të Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit.

Po thuajse të gjitha shtetet perëndimore kanë një kërkesë të përbashkët, e ajo është themelimi i Asociacionit.

Por, nëse themelohet Asociacioni, a mund të jetë përfundimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Për këtë pyetje të parashtruar është vështirë të gjendet përgjigje, kjo pasi kemi të bëjmë me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin, të cilët janë të njohur për tensionimin e situatës në veri, për grupet kriminale të themeluara atje e që udhëhiqen direkt prej ti, por edhe nuk duhet harruar se shteti serb është gjenocidial, ku ka kryer krime të shumta në Kosova, Bosnje e Kroaci.

Megjithatë, formimi i Asociacionit është mjaft problematik, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të formojë Asociacion me kompetenca ekzekutive, këtë që po e kërkojnë serbët.

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, shton se, Kosova a ka pozicionin e qartë që ka ndërtuar që pas pranimit të planit franko gjerman dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim.

Kosova ka pranuar t’i zbatojë të gjjtha marrëveshjet e dialogut nga viti 2011 dhe se në kuadër të pikës 10 të aneksit të Ohrit për Asociacionin është edhe verifikimi që duhet ta bëjë gjykata Kushtetuese për draft statutin siç e bëri edhe për 2015”, thotë Raci për gazetën “Bota sot”.

Image
Gazmir Raci

Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka thënë që Kosova nuk mund të ofrojë diskriminim të mëtejm vetëm për një komunitet rrjedhimisht asociacioni nuk duhet të jetë një etnik, por gjithëpërfshirës.

Qeverinë e rrëzon vetëm vota popullore dhe kjo lutja e opozitës që ta rrëzojnë përmes gjykatës nuk është e sinqert, sepse dështimet e tyre opozitare po mundohen t’i kamuflojnë”, shton ai.

Raci pohon se, në këtë fazë kemi nevojë për opozitë të fortë e jo opozitë që çdo ditë i lutet Zotit me e rrëzu qeverinë me procese gjyqësore.

Asociacion mund të ketë por jo një etnik dhe tashmë edhe pozicioni amerikan dhe evropian është shumë i qartë, s’ka Republika srpska të re në Ballkan, kështuqë s’ka hapësirë për frikë në këtë drejtim”, përfundon analisti politik Gazmir Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat