Përçarje brenda LVV-së dhe zgjedhje të reja pas 5 muajve?/ Analistët tregojnë pse deklarata e Bekim Haxhiut është e paqëndrueshme

Politika

Përçarje brenda LVV-së dhe zgjedhje të reja pas 5 muajve?/ Analistët tregojnë pse deklarata e Bekim Haxhiut është e paqëndrueshme

Arife Morina Nga Arife Morina Më 20 maj 2023 Në ora: 08:04
LVV

Ditë më parë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se brenda VV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit. 

Ai thotë se provë për këtë është mosmarrëveshja që për tri javë radhazi ka bërë që të mos ketë seancë të Kuvendit. 

“VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai. 

“Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, përfundoi ai.  

Nuk është hera e parë, që nga opozita kanë paralajëmruar zgjedhje të reja, mirëpo që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

Ndaj kësaj deklarate të Haxhiut, reagoi menjëherë deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci. 

Bajqinovci tha se, një gjë e tillë nuk qëndron sepse nuk ka pëçarje brenda partisë ku ai është. 

Teksa i hedhë poshtë deklaratën e Haxhiut, Bajqinovci thotë se brenda VV-së ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por kjo nuk do të thotë që ka përçarje. 

“Kjo është një e pavërtetë, nuk ka përçarje në grupin tonë parlamentar fare. Ka mendime ndryshe, për çështje të caktuara”, tha ai. 

Deklarata të tilla, Bajqinovci i quan spekulime pasi siç thotë ai, qysh nga 2021-ta kur i fituan zgjedhjet, opozita ka deklaruar se do të ketë zgjedhje. 

“Nga viti 2021 kur ne fituam zgjedhjet, opozita çdo tre muaj ka deklaruar se ka zgjedhje. Andaj, këto janë vetëm spekulime na opozita dhe asgjë më shumë”, tha Bajqinovci. 

E për mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja dhe paralajmërimit të deputetit Bekim Haxhiu, floën analistët për gazetën “Bota sot”. 

Preqi: Opozita ka për qëllim që të bëjë fushata të mveshura me plot shantazhe dhe nënçmime ndaj qeverisjes Kurti 

Fillimisht, opinionisti Dedë Preqi në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se nuk është e çuditshme të dëgjojmë deklarata të tilla nga opozita, pasi këtë e kanë bërë tash e 2 vite me radhë. 

 “Deklaratat dhe fushatat e opozitës kundër qeverisë Kurti, ishin që në fillim të startimit të qeverisjes së këtij koalicioni dhe nuk është e çuditshme që deklarata të tilla dëgjon edhe pas 2 viteve e më shumë të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. 

Sipas deputetit B.Haxhiu, të PDK-së, brenda pesë muajve në Kosovë, mund të ketë zgjedhje të reja, sepse sipas tij, brenda LVV, ka përçarje, që janë mundësi të prishjes dhe shkatërrimit në mesin e këtij koalicioni, që mund të bëhët e dukshme gjatë këtyre muajve në vijim. Dhe sipas këtij deputeti, kjo qeveri mund të shkojë shumë shpejtë, sepse ka tri seanca të fundit që nuk janë mbajtë në Kuvend, për shkak se, brenda kësaj mazhoranse po zihet diçka e pa këndshme, dhe sipas tij, këta mund të shpëtojnë duke u tërhequr vetë, sepse edhe as Asociacionin serb me kopetenca nuk e pranojnë dhe këtë barrë mund ta zgjedhin qeveritë e ardhshme, që vijnë pas kësaj qeverie…”, deklaroi opinionisti. 

Image
Dedë Preqi

Krahas kësaj, Preqi përmendi disa raste kur Haxhiu kishte kundërshtuar qeverinë, madje edhe deklaratën e tij se kinse Kurti ka kërcënuar deputetët e tij në rast se do e votonin projektligjin për Trustin. 

“Deputeti i PDK-së, B.Haxhiu, edhe në votimin e buxhetit të Kosovës, për ’23-tën, u kërkoi deputetëve të Kuvendit, që mos ta votojnë buxhetin në fjalë, sepse sipas tij, buxheti është më i lartë, por nuk kemi zhvillim ekonomik, dhe në një mënyrë mundemi t’ua zgjasim jetën këtyre «Nastradinave», të cilët po na mashtrojnë me premtimet e tyre. 

Dhe i njëjti deputet në qershor të vitit ’22, thotë, se kryeministri Albin Kurti, po i kërcënon deputetët në koalicion, dhe mundet t’i largojë nga koalicioni, nëse e votojnë trustin e kursimeve, dhe kështu me këto kërcënime të kryeministrit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja”, theksoi ai. 

Më tej, opinionisti potenocoi se përmes deklaratave të tilla kanë për qëllim që të të bëjnë fushata të mveshura me plot shantazhe dhe nënçmime nda qeverisjes Kurti. 

“Siç e komenton edhe deputeti i LVV, Mefail Bajqinovci, deklaratën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, se brenda një kohe të shkurtër mund të rrëzohet Qeveria Kurti, sepse sipas tij, brenda në LVV, ka përçarje, mirëpo sipas këtij të parit, një gjë e tillë nuk është realitet, edhe pse në këtë subjekt politik dhe koalicion mund të ketë mospajtime të natyrave të ndryshme politike, por kurrsesi edhe përçarje brenda këtij subjekti, që mund ta qojnë vendin në zgjedhje të reja. 

Prandaj, sa më shumë që kundërthëniet dhe deklaratat e opozitës dalin në sipërfaqe në forma dhe formate të tilla, por jo realiste, që kanë për qëllim të bëjnë fushata të mveshura me plot shantazhe dhe nënçmime ndaj qeverisjes Kurti, aq më shumë del në sipërfaqe paqartësia e mjegullirës që i është bërë këtij populli dhe këtij vendi nga qeveritë e kaluara, të cilat i kanë akoma oponentët e vet, që zhurmojnë natë e ditë, vetëm për t’u kthyer edhe njëherë në pushtetin e tyre «sallamadi»”, shpejgoi Preqi. 

Ndër të tjera, ai shtoi se as qeverisja e Kurtit nuk është pa gabime, por ka një qëndrim ndryshe nga pushtetarët e kaluar, ku po synon të gjejë një rrugë më të begatshme. 

“Një qeverisje që udhëhiqet sot nga kryeministri Albin Kurti, nuk është e tëra perfekte, sikur ta kishte ky vend edhe kapitalin dhe fuqinë e SHBA-ve, por me një angazhim dhe qëndrim tjetër nga qeveritë e kaluara, edhe këtu ka një keqkuptim, i cili ndër të tjera mund të shfaqet në marrëdhëniet ndër shoqërore në këtë vend, por populli e ka kuptuar vetë, dhe është i bindur se mund t’i heqë një vijë dalluese pushteteve të kaluara me të sotmin, dhe të gjejë një rrugë më të begatshme”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”. 

Burjani: Gjithcka ështe e mundshme në politikë, por kjo varet nga themelimi ose mos themelimi i asociacionit 

Kurse, analisti Blerim Burjani në prononcimin e tij për “Bota sot” nuk e përjashtoi mundësinë për zgjedhje të reja, pasi këtë e vlerësoi si diçka shumë të mundshme. 

“Gjithcka ështe e mundshme në politik, por kjo varet nga themelimi ose mos themelimi i asociacionit, pra zgjedhjet janë të lidhur ngusht për zhvillimet në vijim, edhe disa nga VV dhe disa që janë ndarë nga VV po ashtu janë pro zgjedhjeve”, deklaroi ai. 

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, qytetarët përballen me një problem të madh, me mungesën për alternative zgjedhore, duke përmendur të kaluarën e disa partive politike dhe gabimet e LVV-së, 

“Mirëpo, problemi është se qytetarët për momentin nuk kanë alternativ zgjedhore, këto të gjitha si parti duken se janë komprementuar. Po sikur VV që më së shpejti u komprementua për dy vite qeverisje, konfirmuan korrupsion, punësime familjare, konfirmuan se nuk kanë kandidat dinjitoz për deputetë, treguan pa aftësi totale, pastaj emërimi në borde, e keqja është se edhe po të ndryshohet pushteti po erdhe deri të kaluarit i rivendosen deri në fund interesat po ashtu të njëjta, pra qytetari nuk mund të kërkojë rikonfigurim të problemeve të njëjta e në anën tjetër nuk ka parti ose do të ketë tash pritet të shihet, e vërteta është se këta nuk duhet të zgjedhen sërish sepse prapë riciklojnë njëqind për qind probleme të njëjta”, nënvizoi analisti. 

Në fund, ai tha se në rast të zgjedhjeve të reja, LVV do duhet të bëjë koalicion me një parti, pasi nuk mund ta marrë shumicën si herën e kaluar, ku kjo gjë do sjellë edhe skandale të reja. 

“Pra, rikonfigurim politik të njëjtë ose kësaj herë që VV nuk do të ketë më shumicën në Kuvend obligohet me njerën nga partitë të hy në koalicion e që do të sjellnin hajni të re apo skandale të vazhdueshme, pra problemi kryesor në bazë mbetet mugesa e vetëdijesimit qytetar për të zgjedhur përderisa është kështu atëherë do të jetë vështirë për ndryshime demokratike”, përmbylli Blerim Burajni për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat