“Qeveria le të shkojë në shtëpi”, Nait Hasanit i vjen “reagimi i ashpër”/ Ja pyetja rreth Thaçit, Mustafës e Gjykatës Speciale

Politika

“Qeveria le të shkojë në shtëpi”, Nait Hasanit i vjen “reagimi i ashpër”/ Ja pyetja rreth Thaçit, Mustafës e Gjykatës Speciale

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 maj 2023 Në ora: 12:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Donik Gervalla dhe Nait Hasani

Nëse Qeveria Kurti pranon krijimin e një autonomie serbe në Kosovë, atëherë është gjendje e mjerueshme, kështu ka deklaruar ish- deputeti i PDK-së dhe ish- i burgosuri politik, Nait Hasani.

Hasani duke folur rreth asociacionit, thotë se nëse ndodhë një autonomi serbe atëherë Qeveria Kurti duhet të rrëzohet.

“Nëse Qeveria pajtohet për krijimin e një autonomie dhe lejon të bëhet një gjë e tillë, atëherë ajo është një dobësi e Qeverisë, një gjendje e mjerueshme. Ajo Qeveri në Kosovë që krijon një autonomi për serbët, ajo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe një autonomi e serbëve nuk do të lejohet në asnjë formë në Kosovë”, është shprehur Hasani.

Hasani si një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se lufta e tyre nuk ka qenë për një Serbi brenda Kosovës.

“Rrethanat kanë ndryshuar, presionet janë më të mëdha ndaj Kosovës por nuk na detyrojnë neve të pajtohemi, ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës t’i bind qytetarët që të pajtohen. Prandaj, lufta jonë ka qenë që mos të pajtohemi që të kemi një Serbi brenda Kosovës, sepse atëherë nuk do të kemi Kosovë dhe kjo Kosovë është e pavlerë nëse do të ketë një autonomi brenda”, ka shtuar Hasani.

Rreth deklaratës së Hasanit, ka folur profesori shqiptar në Amerikë, Binak Maxharraj.

Maxharraj thotë se Hasani nuk duhet të nxitohet.

“Kur Nait Hasani e kërcënon Kurtin: Shko në shtëpi?! Nait Hasani i rreptë me Kurtin, paska thënë se “nuk na duhet autonomi serbe (Asociacion). Por, pse po nxitohet Nait Hasani, kur “kulaqi ende nuk është gatuar, e lërë më nuk është vendosur ende për pjekje”.Krahas opozitës në krye me Ramush Haradinaj, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun që së bashku me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që afro dy vite pa rreshtur po kërkojnë rrëzimin e qeverisë Kurti, sot iu bashkua edhe Nait Hasani me një kërcënim bukur të ashpër. Nait Hasani me “apoleta”, ish- i burgosur politik, një ndër themeluesit e UÇK-së, por edhe ambasador i Kosovës në Shqipëri sot paska kërcënuar kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti që “nëse Kurti e pranon krijimin e nje autonomie (Asociacioni me kompetenca ekzekutive), atëherë kjo është e pa lejueshme dhe qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi. Shumë bukur është kjo nga Nait Hasani, edhe unë e përkrah!”, deklaron Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai e pyet Hasanin se ku ka qenë ai kur Thaçi dhe pastaj Mustafa kanë nënshkruar asociacionin.

Maxharraj, gjithashtu e pyet Hasanin pse nuk reagoi kur u nënshkrua demarkacioni, por edhe kur u themelua Gjykata Speciale.

“Por, pse po nxitohet ai “kur kulaqi ende nuk është gatuar, e lërë më nuk është vendosur të piqet”. Epo mirë, pse atëherë ky Nait Hasani nuk kërcënonte fare kur shefi i tij, Hashim Thaçi, dikur së bashku me Aleksandër Vuçiq bënin plane haptas dhe fshehurazi për ndarjen e Kosovës, me ndihmën edhe të Grenellit dhe disa grenellistëve në Kosovës. E pse, Nait Hasani nuk kërcënonte kur në vitin 2013, shefi i tij Hashim Thaçi e nënshkroi Asociacionin një etnik serb. E pse, Nait Hasani nuk e kërcënoi edhe Isa Mustafën, liderin e LDK-së kur më 2015 e nënshkroi Asociacionin një etnik bile me kompentenca ekzekutive që kushtetuesja ia rrëzoi me 23 nene anti- kushtetuese. Por, ka diçka edhe më të tmerrshme. Pse Nait Hasani nuk reagoi fare kur humbi Çakorri me 8200 hektar tokë me rastin e demarkacioninit (bile edhe bëhej trysni te deputetët, por edhe kërcënoheshin që kjo të ndodh) me ç’rast iu dhuruan Malit të Zi si shuplkaë dore kur Kral Nikolla dhe Mark Milani nuk kishin mundur ta marrin as me luftë, sepse e mbronin me plotë fanatizëm kreshnikët e Rugovës. Pse Nait Hasani, nuk reagoi fare me rastin e themelimin e Gjykatës Speciale të pa drejtë, por insistohej që kjo të ndodh me doemos nga krerët e shtetit etj. Etj”, thekson Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat