“Asociacioni marrëveshje e obligueshme, por s’ka garanci që nuk bëhet një Republikë Serbe” – Analistët reagojnë ashpër pas këtyre deklaratave!

Politika

“Asociacioni marrëveshje e obligueshme, por s’ka garanci që nuk bëhet një Republikë Serbe” – Analistët reagojnë ashpër pas këtyre deklaratave!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 maj 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menedez, ka thënë dje se në dialogun Kosovë- Serbi, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim.

Gjatë seancës së këtij komitetit, ku kanë raportuar raportojnë këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Menendez ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Sipas senatorit amerikan, ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion dhe se nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republikë Sërpska.

“Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë”, paralajmëroi Menendez në nisje të kësaj seance të komitetit.

Analistët thonë se deklarata e Menendez është hipotezë supozuese për faktorin ndërkombëtar dhe kjo nuk nënkupton që Kosova ta refuzojë asociacionin. Sipas tyre, emisarët evropianë dhe amerikanë të deri tanishëm kanë anuar nga Serbia për interesa të ndryshme.

Nisma e dialogut shqiptaro-serb me vetëm një person për negocim më Serbinë ka qenë absurdi i absurdeve”

Image
Skënder Zogaj

Skënder Zogaj, analist politik në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se asociacioni i komunave serbe është obligative dhe nuk mund të refuzohet, por duhet të realizohet me vërejtjet e kushtetutës.

Sipas tij, Serbia e ka filluar dialogun e veshur me gëzofin e qengjit në mënyrë që ta pengojë shtet formimin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

“Çështja e asociacionit është rezultat i mendjelehtësisë së udhëheqjes kosovare në raport me Serbinë, e cila është nënvlerësuar në fillimin e dialogur, që është nisur gabimisht, duke pranuar "dialogun teknik" që në fakt ka qenë grackë e politikës dhelpërore serbe, e cila e ka veshur gëzofin e qengjit, që dialogun teknik ta shfrytëzojë për ta penguat shtet-formimin e lirë dhe të pavarur të Kosovës! Nisma e dialogut shqiptaro-serb me vetëm një person për negocim më Serbinë ka qenë absurdi i absurdeve sepse është ditur se do të jete dialog i miut me filin! Kjo është ditur që në fillim dhe po vërtetohet tash, kur dialogu ka prodhuar krizën dhe, kjo gjendje sa më shumë që vazhdon, aq më e keqe dhe më e dhimbshme do të jetë zgjidhja për Kosovën. Kjo nuk ka dyshim sepse, procesi i dialogimit e ka glabërur më shumë se një dekadë zhvillimi dekadent duke e ngarkuar Kosovën me marrëveshje, që janë nënshkruar dhe janë të domosdoshme të realizohen! Kjo vlen edhe për Asociacionin e komunave serbe, që është obligativ dhe nuk mund të refuzohet, por duhet të realizohet me vërejtjet e kushtetutës. Çdo orvatje tjetër është kthim në humbje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, pohon Zogaj.

Sipas Zogajt, deklaratat diplomatike nuk janë arsyeja për hamendje dhe kësisoj deklarata e Mendez është një hipotezë supozuese për faktorin ndërkombëtar, por jo që Kosova ta refuzojë asociacionin.

Asociacioni sipas Zogajt, duhet të bëhet me vërejtjet nga kushtetuesja dhe asgjë më shumë e asgjë më pak.

“Deklaratat diplomatike nuk janë arsyeja për hamendje, sepse, qëndrimi zyrtar dihet: përkrahet çdo marrëveshje midis palëve dhe, ky qëndrim ka për të ndodhur: me zgjidhje paqësore ose dhune! Deklarata e kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, Bob Menendez, se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion prandaj nuk ka garancion që Asociacioni të mos bëhet Republika Srpska në Kosovë, është një hipotezë supozuese, që vlen për faktorin ndërkombëtar por jo për që Kosova ta refuzojë Asociacionin. Deklarata e Menendezit është anësore, sepse e thotë një zyrtar i lartë i SHBA-ve, por misionari i autorizuar për ndërmjetësues në dialog është Gabriel Escobar, dhe, qëndrimi i Escobarit është brenda mandatit që tashmë është i pranuar dhe duhet të formalizohet, merret vesh me vetëm një qëndrim: Asociacioni me vërejtjet nga Kushtetuesja! Asgjë më shumë dhe asgjë më pak! Kjo është rruga, që Qeveria e Kosovës duhet ta ndjek, patjetër duke kërkuar ndihmën Amerikane, si garantuese e Marrëveshjes me vërejtjet e Kushtetueses!”, shton Zogaj.

“Pozicioni ynë është që Asociacioni është një marrëveshje e arritur, ligjërisht e obligueshme”

Në anën tjetër, emisari Escobar para senatorëve amerikanë ka deklaruar se nuk do të ketë Republikë Srpska, dhe se ky është i gjithë qëllimi.

Megjithatë, ai thotë se Asociacioni është marrëveshjet e arritur, ligjërisht e obligueshme, dhe për këtë arsye, po përgatiten modele që nuk shkelin sovranitetin e Kosovës

“Pozicioni ynë është që Asociacioni është një marrëveshje e arritur, ligjërisht e obligueshme. Ne do ta bëjmë një model evropian, që nuk shkel sovranitetin e saj, apo Kushtetutën. Në mënyrën që ne e shohim është një formë e komunave që do të ofronin shërbime të komunave për serbët…Në fjalë të tjera, nuk e shoh këtë si koncesion i Serbisë, e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të akomodojë ata persona që të kenë qasje në shërbimet e shtetit.” – ka thënë ai.

Escobar i ka përmendur edhe modelet që Bashkimi Evropian ka ofruar, dhe tha se asnjë prej këtyre nuk e shkel Kushtetutën e shtetit tjetër, në këtë rast, Kosovës.

“Nuk do të jetë një Republikë Srpska, ky është qëllimi jonë. BE-ja u ka ofruar modele, modele evropiane ku shtetet mund të japin shërbime në një gjuhë tjetër për shtetasit e saj, dhe në asnjë prej këtyre modeleve, nuk është që një shtet fqinj që mund të hyjë në një shtet tjetër e ta thyej kushtetueshmërinë apo strukturën ligjore të atij shteti.” – u shpreh ai.

“Albin Kurtit të kërkon nga BE-ja e SHBA-ja ndërrimin e Lajçakut e Eskobarit”

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, analisti politik Sulejman Mehazi, thotë se deklarata e Mendez është shumë e besueshme, gjersa shton se Borrell, Lajçak dhe Escobar për shkak të interesave të tyre veprojnë duke anuar nga Serbia.

“Shumë më e besueshme e zyrtare është deklarata e Kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, që tha, se pse ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion që kurrsesi nuk mund të ketë "Republikë Srpska, në Kosovë sikurse ajo në Bosnjë-Hercegovinë, sesa veprimet absurde e të prapshta të ndërmjetësuesit amerikan të dialogut Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili për shkak të interesave të tij personale e korruptive nuk anon për asocacionet siç do SHBA-ja e kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por shkon në vazhdimësinë e ndërmjetësuesit të mëparshëm amerikan Grenellin duke përkrahur asociacionet e Vuçiqit të një "Srpska Republike" jashtë kushtetutës së Kosovës. Këtu vërehet hapur se emisarët e dërguar evropian e amerikan: Borell, Lajçak e Eskobar gjatë dialogut të Kosovës me Serbinë për shkak interesave të tyre korruptive veprojnë krye më vete duke anuar hapur nga Serbinë, jo vetëm kaq por veprojnë edhe kundër zyrtarëve të lartë të BE-së e SHBA-së”, thekson Mehazi.

Se janë duke anuar Lajçak, Borrell e Escobar, sipas Mehazit, është argument edhe deklarata e Mendezit.

Sipas tij, veprimet absurde të emisarëve evropianë dhe amerikanë, i japin Kurtit të drejtë politike.

“Këtë e argumenton edhe deklarata e Kryetari të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, që është kundër veprimeve të hyzmeqarit të tij, Escobar i cili është duke vepruar jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër interesave amerikane në dobi të Serbisë e Rusisë. Dilema e emisarëve evropianë, Borrell, Lajçak dhe emisarëve amerikan, Grenell e Escobar është, se, mos ndoshta janë të blerë nga Serbia e Rusia për të vepruar kundër BE-së e SHBA-së së tyre? Themi kështu për shkak se marrëveshja e planit evropian në Ohër është për paqe, kurse në anën tjetër emisari i tyre, Lajçaku, për shkak mos realizimit të asociacioneve serbe jashtë kushtetutës së Kosovës i kërcënohet me luftë Albin Kurtit, njësoj është edhe me administratën e SHBA-së e cila është për asociacionet serbe brenda kushtetutës së Kosovës, kurse emisari-hyzmeqar i tyre Escobari, vepron kundër SHBA-së së tij duke anuar për një Republikë serbe në Kosovë. Veprimet absurde të emisarëve evropian dhe amerikan, Albin Kurtit i japin të drejtë politike që në lidhje me dialogun me Serbinë të kërkonte nga BE-ja e SHBA-ja ndërrimin e Lajçakut e Eskobarit për shkak animeve të tyre kah Serbia e jo nga drejtësia”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat