Kërkohet largimi i Borellit dhe Lajçakut: “Këta dy persona janë ‘non-grata’ – ja si po e ndihmojnë Serbinë!”

Politika

Kërkohet largimi i Borellit dhe Lajçakut: “Këta dy persona janë ‘non-grata’ – ja si po e ndihmojnë Serbinë!”

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 19:53
Josep Borell, Mirosllav Lajçak

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar se shpreson që javën e ardhshme të takohet me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Takimi do të zhvillohet në një kohë tensioni mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të refuzimit të serbëve të Kosovës për të pranuar kryetarë komunash shqiptarë të Kosovës në katër komunat veriore, ku është i përqendruar minoriteti serb i Kosovës, shumica në këto rajone.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” tha se Kosova është e anashkaluar nga Bashkimi Evropian, e veçanërisht nga përfaqësuesit e saj.

“Kosova si asnjëherë tjetër ndjehet si e anashkaluar nga BE-ja, gjegjësisht nga përfaqësuesit e saj të lartë, që janë përgjegjës me misionet e tyre edhe për vendet e Ballkanit perëndimor, të cilat synojnë të bëhën anëtarë të kësaj familje.

Është shumë lehtë sot të vërehen dallimet në mes Kosovës dhe vendeve të rajoneve të tjera me lëvizjen e lirë të qytetarëve nëpër vendet e Evropës dhe botës dhe Shqipërija e Bosnja, do të ishin vendet e fundit përveq Kosovës, që Bashkësija Evropiane u heqi regjimin e vizave”, deklaroi ai.

Preqi tha se vendi ynë është më i izoluari në rajon, shto faktin këtu se në vazhdimësi pengohet nga Serbia.

Krahas kësaj, kërkoi mbështetje më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe seriozitet më të shtuar nga ana e përfaqësuesve të tyre, në këtë rast, Borellit dhe Lajçakut.

“Vetëm Kosova, mbeti vendi më i izoluar në rajon deri këto ditë me vendiemet e fundit të BE-së, që lëvizja e qytetarëve të këtij vendi të akceptohet prej vitit 2024, dhe ne nuk e kuptojmë këtë gjë si diçka të programuar nga Evropa, por ashtu po i bie, me një arsytim të kësaj domethënje që po ndahet këtu vetëm Kosova nga kjo bashkësi njerëzore.

Dhe si do të integrohet Kosova, e cila deri dje do të ishte vendi më i izoluar nga vetë BE-ja, dhe tani në rrugët e saj integrale ky vend do të pengohet dhe kundërshtohet nga Serbia, dhe bashkësia ndërkombëtare këtë duhet ta merr parasysh, sepse është edhe përgjegjësi e saj për të stabilizuar dhe balancuar këto marrëdhënie të acaruara në mes palëve.

Kosova dhe populli i saj ka nevojë për një mbështetje më të madhe si asnjë vend tjetër në rajon nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos në stabilizimin e marrëdhënieve të ndërlikuara me Serbinë, dhe me ndërmjetësimin e BE-së, sikur është arritë pak nga ajo që është deshtë të arrihet, së paku palët mund të ishin më të përafruara në mes vete, sikur emisarët evropian do të tregoheshin më serioz dhe më të përkushtuar në misionet e tyre dhe duke i trajtuar palët si të barabarta”, theksoi opinionisti.

Gjithashtu, ai vlerësoi se nuk po bëhet mjaftueshëm për bisedimet Kosovë dhe Serbi, ku deri më tani nuk ka ndonjë rezultat të suksesshëm, por përgjithësisht të arriturat janë të mangëta.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Josep Borell, si përfaqësues i lartë evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, poashtu edhe Mirosllav Lajçak, emisari për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishin rolin kryesor në mes palëve, duke i koordinuar ato për negociata dhe mirëvajtjen e implementimit të marrëveshjeve në mes tyre, dhe sipas një mori takimesh me përfaqësues të njerës dhe tjetres dhe të atyre në mes kryeminsitrit të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë, deri me tani pothuaj se rezultatet janë shumë të mangëta dhe të zbehta, ato që sot e kemi edhe nga prodhimi i një situate dhe gjendjes të pa lakmueshme në veri të vendit si asnjëherë tjetër.

Dhe kjo formë e përceptimit nga BE-ja, që Kosova, do të konsiderohet si shtet i pavarur dhe sovrane, që do të hynte në jetën dhe organizimin e vet për t’u integruar më tutje, duke gjetur vetën edhe në mesin e organizatave dhe vendeve në zhvillim, tani sikur po humbet gjithandej, kur në një mënyrë BE-ja, po i vë kushte dhe po ia kthen shpinen përmes ëndjeve dhe dëshirave të atyre që nuk e dëshirojnë të ardhmën e saj në vendin ku e meriton”, shpjegoi Preqi.

Në vazhdim, opinionisti i cilësoi përgjegjes kryesore Borellin dhe Lajçakun, për gjithë situatën e krijuar mes Kosovë dhe Serbisë.

Kjo, pasi sipas tij, të lartëpërmendurit në vazhdimës kanë vepruar në favor të politikës serbe, përmes investimeve të ndryshme.

“Borelli dhe Lajçaku, do të ishin përgjegjësit kryesor të gjendjes së tensionuar në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse investimet e njërit dhe tjetrit për të normalizuar marrëdhëniet në mes këtyre palëve, ishin investime të një anshme dhe të orientuara gabim, apo në favor të politikës serbe, duke i shërbyer dy poleve jo në mënyrë të barabartë, që të avansohet roli i tyre në krijimin e arritjeve cilësore dhe rezultatetve pozitive, deri te një formulë e gjithmbarshme ku do bazohet edhe e ardhmja dhe normalizimit i marrëdhënieve të këtyre dy vendeve dhe dy popujve që të jetojnë në marrëdhënie paqe.

Dhe imazhi i sotëm që jemi duke e përvijuar tregon se jemi duke ngecur mbrapa, sa i përketë marrëdhënieve ndërnacionale apo ndërnjerëzore, në veçanti marrëdhënieve ndërfqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë më të acaruara dhe më të tensionuarat në rajon, dhe nuk duhet të ia lëmi fajet njëri-tjetrit, por në rrethana historike dhe deri në ditët e sotme dihet botërisht rroli i Serbisë, ndaj Kosovës, dhe pretendimet e saj për destabilizimin dhe shkakëtimin e tensioneve, të cilat janë edhe këto ditë mjaftë alarmante”, nënvizoi ai.

Më tej, Preqi foli edhe për kindapimin e tre policëve të Kosovës nga policia serbe, ku tha se qëllimi kryesor i Serbisë është që të rriten tensionet në veri të vendit tonë.

“Borelli dhe Lajçaku, janë sot njerëzit më përgjegjës të këtyre tensioneve dhe trazirave në këto rrethana në Kosovë, sepse Kosova është ajo që po i zbaton ligjet e veta brenda territorit të vet, ndërsa Serbia, po e pengon ligjetimitetin dhe zbatimin e këtyre ligjeve, përmes organizimit të krimineleve dhe bandave, të cilat Vuçiqi, i ka vënë në veprim kundër shtetit dhe ligjeve të Kosovës, poashtu edhe kundër forcave paqëruejtëse ndërkombëtar.

Prandaj, Serbia në forma të ndryshme po provokon dhe po i nënçmon ligjet dhe autoritetin e shtetit të Kosovës, sikur këto ditë që i kindapon tre zyrtarë kufitar në detyrat e veta nga policia e Kosovës, brenda teritorit të vet, përmes njësive speciale të organizuara enkas dhe me qëllim në këto forma kriminale për të shtuar tensionet dhe për të treguar dhëmbët e saj Serbia, e cila, sikur nuk i përkulet askujt dhe nuk turpërohet fare me sjelljet dhe veprimet e saj kundër shqiptarëve në Kosovë”, potencoi opinionisti.

Ndër të tjera, ai kërkoi largimin e Borellit dhe Lajçakut nga pozitat e tyre si përfaqësues të tyre, për shkak të heshtjes së tyre karshi dhunës dhe provokimeve të Serbisë.

“Prandaj, Borrel dhe Lajçak, rolin e tyre e kanë kthyer në heshtje, të cilët në një mënyrë nuk e meritojnë të vazhdojnë misionin e tyre të një rregullatori dhe qetësimi të kësaj situate në mes këtyre palëve, një situatë e cila mund të eskalojë edhe më keq, dhe këtu lind edhe dyshimi se këta dy persona janë «nongrata» dhe në vend të tyre të emërohet dikush tjetër dhe më i përkushtuar dhe më i besuar në një mision të tillë”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat