“Hakmarrja e Vuçiqit”/ Tomë Gashi zbulon prapaskenat e kidnapimit të policëve të Kosovës - ja synimi i Serbisë!

Politika

“Hakmarrja e Vuçiqit”/ Tomë Gashi zbulon prapaskenat e kidnapimit të policëve të Kosovës - ja synimi i Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 18 qershor 2023 Në ora: 22:08
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Tre policëve të Policisë së Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të vendit sot iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vendimi u mor nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë, pas kërkesës së bërë nga prokurori publik i këtij qyteti në jug të Serbisë.

Këto zhvillime për gazetën “Bota sot”, i komentoi avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se kidnapimi dhe masa e paraburgimit për policët e Kosovës erdhi si shenjë hakmerrje për arrestimin e kriminelit serb nga Policia e Kosovës.

Në rastin e kidnapimit apo rrëmbimit të policëve tanë gjykatat në Serbi nuk kanë kurfarë kompetencash ligjore për tu marrë me policët tanë. Qeveria dhe presidenti kriminal i Serbisë, i cili është pasuesi i Millosheviçit këtë veprim e kanë bërë si hakmarrje të arrestimit të një krimineli serb të veriut të Kosovës të cilin vetëm një ditë më herët e arrestoi policia jonë për raste të shumta kriminale duke përfshirë edhe sulmin ndaj KFOR-it.

Pra, kjo çështja e kidnapimit të policëve tanë është hakmarrje për arrestimin e një super krimineli serb dhe një prej udhëheqësëve të bandave paralele të Vuçiqit që veprojnë në Kosovë e që quhen si mbrojtja civile”, shpjegon avokati.

Në fund, Gashi thotë që Vuçiq dërgoi një porosi që nëse arrestohet një serb e njëjta do të ndodhë edhe me të Kosovës.

“Tani, Vuçiq po dërgon porosi se ju e arrestoni një timin ne ju arrestojmë tre nga ju, dhe pasi këtij krimineli serb, Gjykata jonë në Prishtinë ja caktoj masën e praraburgimit prej 30 ditëve, njësoj veproj Gjykata e Serbisë kinse për ta sajuar kidnapimin e policëve si çështje gjyqësore. Pra është thjeshtë hakmarrje për shkak të veprimit të ligjshëm të policisë tonë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat