“Zbulohet” qëllimi i Vuçiqit - Albin Kurtit i vjen thirrja: Mos u tako me presidentin serb, këto janë arsyet

Politika

“Zbulohet” qëllimi i Vuçiqit - Albin Kurtit i vjen thirrja: Mos u tako me presidentin serb, këto janë arsyet

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:04
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka bërë me dije se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ta menaxhuar krizën në veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell.

Në pritje se a do të ndodhë ky takim është edhe emisari amerikan Gabriel Escobar. Nëse shkojnë Kurti dhe Vuçiq, Escobar ka thënë se do të udhëtojë edhe ai.

“Tani, rreth kërkesës që liderët të shkojnë në Bruksel, është duke u punuar dhe në bazë të përgatitjes për këtë do të duhet të vendosim nëse do të fluturoj për në Bruksel apo jo. Por – pa dyshim, kjo përpjekje do të marrë mbështetjen e plotë amerikane” ka thënë Escobar.

Mirëpo, ende nuk kemi konfirmim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq se a do të marrin pjesë në këtë takim.

Në lidhje me këtë, analisti politik, profesor Binak Maxharraj i drejtohet kryeministri Kurti se takimi me Vuçiqin nuk i bën mirë dhe duhet që të refuzojë.

“Jo Albin, takimi me Vuçiqin në këtë kohë, kur armët veç se nuk po kërsasin, nuk ë bënë mirë, duhet të refuzosh, të mos takohesh me të. Ai nuk e meriton takimin me ty”, thotë profesori.

Sipas tij, Kurt nuk duhet të ketë me Vuçiqin përderisa të lirohen tre policët tanë të rrëmbyer brenda kufirit me urdhrin e vet Vuçiqit.

Të gjitha këto turbulenca në veri është duke i bërë vet Vuçiqi përmes kriminelëve dhe bandave të tij. Për shkak të papërgjegjësisë së Vuçiqit i cili me urdhrin e tij u sulmuan paqeruajtësit e KFOR-it dhe NATO-s nga vetë kriminelët dhe bandat e Vuçiqit me ç’rast u plagosëm mbi 30 veta. Për shkak se me urdhrin e Vuçiqit në Leposaviç u plagosën me dhjetëra gazetarë duke iu shkaktuar plagë të renda e të lehta deri në thyerje të duarve, por edhe shkatërrimin dhe demolimin e kamerave dhe aparateve tjera”, thotë profesori.

Ai shton se Kurti nuk duhet të takohet me Vuçiqin edhe përshkak se përkundër të gjitha këtyre krimeve që Vuçiq po ia bën Kosovës, bashkësia ndërkombëtare si BE/SHBA nuk po ndërmarrin kurrfarë masash për ta ndaluar, por përkundrazi po e ledhatojnë, po e trimërojnë edhe më shumë.

“Por së fundi edhe për faktit se Vuçiq para disa vitesh e pat bojkotuar dialogun qëllimshëm për gati dy vite. Pra, dy vite bojkot të dialogut nga ana e Vuçiqit, as BE e as SHBA nuk reagonin fare. Ky ishte një skandal, kurse për Kosovën edhe mizën e bëjnë buall”, shton tutje ai.

Pra sipas tij, për momentin duke i patur parasysh të gjitha këto fakte e parashtresa të paraqitura nuk do të ishte mirë që Kurti të takohet me kriminelin Vuçiq deri në një kohë të pacaktuar.

“Refuzoje se qëllimi i tij nuk është të dialogohet me Kosovën për serbët e veriut, por ai që 12 vjet e benë këtë për të ndarë Kosovën e cila në asnjë rrethenë nuk guxon të ndodhë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat