Opozita sulmoi Kurtin për përballjen e tij me Vuçiqin, vjen reagimi i ashpër: Po i hapin rrugë kësaj marrëveshjeje!

Politika

Opozita sulmoi Kurtin për përballjen e tij me Vuçiqin, vjen reagimi i ashpër: Po i hapin rrugë kësaj marrëveshjeje!

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2023 Në ora: 15:55
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Zhvillimet e fundit në komunat veriore të vendit tonë, kanë nxitur reagime të mëdha, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

E në këtë situatë të tensionuar, nuk kanë munguar edhe reagimet e opozitës, të cilat kanë pasur një qasje kritike ndaj kryeministrit Kurti.

Partitë opozitare e kanë cilësuar si anti-amerikan dhje kanë hedhur akuza të vazhdueshme mbi të.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” kritikoi ashpër partitë opozitare për qëndrimet e tyre karshi zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Fillimisht, ai tha se pas shumë mundimeve dhe luftës së fundit, Kosova nuk mund t’i nënshtrohet tekeve të shtetit serb.

“Kosova, si shtet i ri demokratik, që u formua me të drejtën e vet sublime, si një populli liridashës dhe paqëdashës, i cili në rrethana të jashtëzakonshme të mundit të luftës, gjakut të bijave dhe bijëve të vet të UÇK-së, si dhe me ndihmën e pa kursyer të vendeve mike të botës në krye me SHBA-të, sot është ky vend shtet i pavarur e sovran, mirëpo është e pa justifikueshme dhe e pa durueshme, që t’i nënshtrohet tekeve dhe politikave të Serbisë, e cila akoma jeton me ëndërrallat e saj mitike për t’a nënshtruar dhe kontrolluar përsëri këtë vend.

Për fat të keq, ky vizion i verbër i politikës së Serbisë dhe kryeautoritarit të saj Vuçiq, po gjenë përkrahje në një mënyrë me format dhe veprimet e opozitës së sotme të Kosovës, dhe grupeve që kanë koncepte me përshtypjen se populli dhe shteti i këtij vendi duhet të bëhët lodër, përshkak të presioneve, qofshin edhe ato ndërkombëtare, duke hequr dorë nga e drejta e shtrirjes së sovranitetit dhe ligjeve në tërë vendin e vet, apo të shdërrohet në formën e një robi, edhe nëse është regjur në natyrën e tillë, ky popull nuk e meriton sot një epitet të tillë”, deklaroi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Krahas kësaj, Preqi i konsideroi jo të arsyeshme kritikat e opozitës, duke marrë parasysh verpimet e Serbisë dhe bandave kriminale serbe në veri të vendit.

“Reagimet e opozitës edhe këto ditë kritike të gjendjes në veriun e Mitrovicës, edhe këto ditë të gjendjes së tensionuar nga bandat dhe kriminelët e Vuçiqit, të cilët në mënyrë të dhunshme dhe me akte kriminale iu vërsulen ushtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe mediave të vendit, duke e planifikuar edhe krimin e radhës, dhe kidnapuan edhe tre policë të Kosovës, brenda territorit të saj, duke treguar fytyrën e shtetit dhe mentalitetit serb, e cila me domethënien e saj ka vetëm pretendime të nxitjes së një lufte të re në Ballkan, dhe më gjerë, duke kuptuar edhe lidhjet e veçanta dhe marrëdhëniet që i ka me Rusinë e Putinit.

Është e vërtetë se populli i Kosovës, nuk ka arritur një standard të lartë me kushte të mira të jetës, por shembulli i pushtetarëve dhe qeverisjeve të kaluara në këtë vend e ka vënë në dyshim rolin dhe qeverisjen e tyre, dhe jo rastësisht, i kemi korrë edhe ato fryte të pa lakmueshme, të cilat janë përvetësuar brenda një kohe të shkurtër nga format dhe eksperiencat e korrupsionit të tyre, apo sipas një mendimtari që thotë, ata të cilët pasurohen pa djersën e vet, ata shpejt e harrojnë dinjitetin njerëzor dhe mund të bëhen jo më shumë se një kafshë grabitëse”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti tha se këto kritikat e partive opozitare ndaj Kurtit janë të pabaza, ku në këtë mënyrë po ia lirojnë rrugët dhe formimin e një Asociacioni një etnik serb.

“Dhe përkundër të gjitha këtyre ngjarjeve dhe përshkallëzimeve të situatës në veri të vendit, opozita e Kosovës, PDK, LDK dhe AAK, kanë zgjedhur kritikat vend e pa vend ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Kurti, duke i marrë politikat dhe veprimet e Kurtit, si jo serioze dhe jo të rëndësishme edhe nëse ato veprime kanë karakter kushtetar dhe shtetmbrojtës, të cilët preferojnë t’i mbyllin sytë dhe të u ikin përgjegjësive tilla, përshkak të presioneve ndërkombëtare, të cilat Vuçiqit, po ia lirojnë rrugët dhe formimin e një Asociacioni një etnik serb, i cili ka prapavija tjera të rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Prandaj, ku është shpëtimi në këto momente të vështira të ekzistencës së vet Kosova, dhe pse nganjëherë ky popull duhet të nxisë mendjen e tij për të bërë një gjë më të mirë, se duke u larguar e u distancuar nga uniteti dhe përkushtimi ndaj kauzave të shtetit të vet, përshkak të urrejtjes ndërpartiake dhe natyrave pushtetare, duke lënë anash interesat ndaj popullit dhe vendit”, nënvizoi Preqi.

Ndër të tjera, ai për opozitën tha së në vend që ta kritikoj qasjen e Kurtit, ta pyesin veten se pse nuk e ndrrojnë mendjen dhe t’i japin forcë qëllimeve të përbashkëta për të ardhmen e vendit.

“Dikush e merr të drejtën të thotë, se tani e keni pushtetin në dorën tuaj dhe mund të përgjigjeni edhe ndaj kësaj situate të pa lakmueshme, apo thënë shkurt, Kosova, në këto rrethana e ka situatën më të brishtë se asnjëherë tjetër, duke iu referuar pozitës, pse nuk punoni dhe nuk krijoni kushte më të mira të jetës dhe nuk e pyesin veten se pse, nuk e ktheni mendjen e juaj kryeneqe dhe anti-Kurti, në një fitore të përgjithshme, sikur që e bëjnë shumica e njerzve të botës demokratike, duke i dhënë forcë qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta, për të ardhmen e këtij vendi”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat