Krimet më të rënda për të cilat kriminelët serbë nuk dhanë përgjegjësi/ Juristi flet me detaje

Politika

Krimet më të rënda për të cilat kriminelët serbë nuk dhanë përgjegjësi/ Juristi flet me detaje

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:08
Foto arkiv

Juristi Muhamet Kelmendi, thotë se përdhunimet nga Serbia, ceri tash disa gjenden në hetime penale, e disa tjera nuk janë paraqitë.

Sipas tij, përdhunimet janë krimet më të rënda të bëra nga Serbia gjatë luftës së vitit ’99 në Kosovë.

“Në krimet e bëra në fushën e krimit seksual hyjnë përdhunimit e bërë të nënave, të motrave e të burrave shqiptarë nga kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë. Këto jane krimet më të rënda, e ku fare nuk është dhënë përgjegjësi penale të krimiminelëve serb dhe të shtetit. Në Kosovë mendohet se janë rreth 20 mijë femra dhe burra shqiptarë të përdhunuar gjatë luftës. Të dhëna të sakta nuk ka.

Deri më tash janë vetëm disa raste të përdhunimeve që gjinden në hetime penale. Shumë raste kanë mbetur në heshtje, sepse nuk janë paraqitë, si bazë e ruajtjes së nderit familjare”, shprehet ai.

Më tej, jursiti liston disa nga arsyjet e mospërgjegjësisë në këtë çështje.

“Prokuroria Speciale i ka vetëm 45 raste që kanë të bëjë me krime të dyshuara seksuale gjatë luftës në Kosovë. Fusha e tillë ka mbetur pa u zbardhur. Edhe krimet tjera nuk janë zbardhur. Serbia nuk ka vullnet politik për t'i hetuar këto raste. Lënia në kompetencë të organeve serbe e përgjegjësisë penale është mos përgjegjësi për dhunën, per përdhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Shkaqet e mospërgjegjësisë janë të ndryshme:

1. Mungesa e vullnetit të faktorëve vendosës në botë që Serbia të përgjigjet për çdo krim, këtej edhe për përdhunimet bëra gjatë luftës në Kosovë.

2. Mos ndërtimi i një gjykate në Dene Hag të veçantë për krimet serbe të bëra gjatë luftës.

3. Bashkëpunimi i faktorit ndërkombëtar, si të UE, të shteteve dhe të SHBA-ve me Serbinë, si formë e ruajtjes së paqes në Ballkan, mu me përgjegjësit e dyshuar për dhunë dhe për krime seksuale

4. Mungesa e vullnetit nga të përdhunuarit në paraqitjen e rasteve të përdhunimit seksual të bërë gjatë luftës.

5. Mos ndërtimi me kohë dhe me kuadra të mjaftueshëm profesional i organeve që merren me këtë krim në Kosovë.

6. Ndikimi i thellë i të drejtës zakonore shqiptare në shoqëri.

7. Dëshira e familjeve shqiptare për të ruajtur nderin dhe familjen nga këto krime, duke i mbyllur në vetvete krimet seksuale të bëra”, liston juristi.

Me siguri ka edhe shumë shkaqe që ndikojnë në mos përgjegjësi. Dhe, sigurisht se do të mbesin me mijëra raste pa u zbuluar dhe pa përgjegjësi.

Në fund, shton se Kosovës i takon ta padisë Serbinë për krime, përdhunine e për gjenocide pranë organeve ndërkombëtare.

“Megjithatë i takon Kosovës të padisë Serbinë për krime, për përdhunine e për gjenocide pranë organeve ndërkombëtare. Mirë është që kjo çështje të shtrohet edhe në Kuvend për diskutim e për nxerrje të një rezolute.

I takon gjithashtu Qeverisë së Kosovës që në dialogim, krahas njohjes reciproke, rikthimit në shtëpi të 1600 shqiptarëve të mbytur, e, që gjinden në varre masive në Serbi, si dhe të kërkimit të demshpërblimit, t'i bëjë krimet në fushën e përdhunimeve, bazë për dialogim. Krimet nga fusha e përdhunimeve janë të rënda dhe si të tilla nuk parashkruhen, sikurse edhe krimet tjera të bëra në luftë. Këto janë vepra të rënda penale dhe kurrë nuk vjetëresohen”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat