“Pa kushte në takim”/ Analistët i bëjnë thirrje Kurtit ta kushtëzojë BE-në me lirimin e policëve!

Politika

“Pa kushte në takim”/ Analistët i bëjnë thirrje Kurtit ta kushtëzojë BE-në me lirimin e policëve!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 qershor 2023 Në ora: 20:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Është përfolur data 22 qershor për mbajtjen e takimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, jo gjithçka është në duar të BE-së.

Kosova aktualisht është në tension nga bandat kriminale në veri të dirigjuara nga Beogradi, dhe është nën presion të BE-së dhe SHBA-së, për ulje tensionesh.

Ajo që është edhe më skandaloze, më 14 qershor xhandarmëria serbe kidnapoi tre policë kufitar të Kosovës.

Sipas BE, takimi i thirrur urgjentisht nga ta vije, për të ulur tensionet mes dy vendeve.

BE, madje është treguar e ashpër, duke thënë se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.

Presidenti i Serbisë veçse ka refuzuar të takohet me Kurtin.

Vuçiq më 18 qershor deklaroi në Beograd se nuk do të takohet me Kurtin. Megjithatë, ai tha se do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 19 qershor tha se fillimisht pret që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd të takojë policët e Kosovës dhe pasi të kuptojë gjendjen e tyre, do të vendosë nëse do të pranojë ftesën e Borrellit për takim.

Por, aktualisht cila është rrjedha e dialogut?

Tahiraj: Kurti ta kushtëzojë BE-në me lirimin e policëve

Analisti Saim Tahiraj në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se situata në veri është e acaruar dhe mund të acarohet edhe më tej, por ne duhet të jemi gjithmonë në koordimin me SHBA, pasi nuk kemi kapacitete ushtarake t’i mbrojmë kufijtë tanë, andaj për siguri është edhe KFOR-i prezent.

“Situata tejet e acaruar tejet e acaruar në veri të Kosovës e cila mund të jetë e paparashikueshme në ditët në vijim, është si rezultat i tre faktorëve që i kam cekur më parë. Që të tre faktorët janë duke hedhur benzinë në zjarr, më së shumti faktori kriminal serb sepse interesi më i madh për destabilizim është për serbët.

tërë këtë lojë të rrezikshme të provokimeve drejt konflikteve ndëretnike, më së shumti humbë Kosova, sepse nuk i ka kapacitetet e mjaftueshëm për të mbrojtur kufijtë e saj, në rast të ndonjë sulmi eventual të ushtrisë serbe.

ja shtojmë këtë se me rezolutën 1244 kufijtë e Kosovës i siguron dhe mbron KFOR, atëherë duhet të mendojmë mirë, me gjakftohtësi se e vetmja alternativë për ne është koordinimi me SHBA-në dhe veprimi në marrëveshje të plot me ta. Çdo veprim i pakoordinuar me SHBA-ës është vetshkatërrim i gjithë asaj që është arritur falë ndihmës dhe përkrahjes së pakursyer të SHBA- së”, shprehet ai.

Image
Saim Tahiraj

Kurse, sa i përket takimit, Tahiraj thotë se, Kurti duhet ta kushtëzojë BE, me lirimin e policëve, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë ai duhet ta bojkotojë takimin me Vuçiqin deri në plotësimin e kërkesave nga ana e Kosovës.

“Ftesa e ndërmjetësueseve të BE-së për një takim Kurti-Vuçiç me 22.06, mendoj se Kryeministri Kurti duhet ta kushtëzoj me lirimin e tre policëve tê Kosovës që u kidnapuan në territorin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë dënimin e merituar Serbisë për këtë shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës. 

Nëse kjo nuk bëhet nga bashkësia ndërkombëtare Kryeministri Kurti duhet ta bojkotoj këtë takim dhe takimet e radhës deri në realizimin e këtyre kërkesave, lirimin e tre policëve dhe dënimin e veprimit të agresionit serb mbi sovranitetin e shtetit të Kosovës nga njësitet e specializuara të ushtrisë kriminale serbe”, përfundon ai.

Mehazi: Albin Kurti, duhet të shkojë e të merr pjesë në takim

Profesori Sulejman Mehazi, thotë se takimit mes Kosovës dhe Serbisë, më shumë po sjellin konflikte sesa paqe.

Ai përmend marrëveshjen e fundit e cila u ‘realizua’ në Ohër, e që nxiti konflikte në veri të Kosovës.

“Për shkak tensioneve është e logjikshme dhe e arsyeshme që BE-ja të ftojë në Bruksel takimin e radhës në mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo këto takime si duket më shumë japin tensione sesa paqe, themi kështu për shkak se pas çdo takimi të Kurtit me Vuçiqit me ndërmjetësuesit e BE-së dhe SHBA-së më shumë kanë çuar peshë konfliktet sesa mirëkuptimet paqësore në mes dy vendeve fqinje.

Kur të gjithë mendonim se Marrëveshja e Ohrid në mes Kosovës dhe Serbisë do bie paqe, doli e kundërta, jo që nuk solli ndonjë marrëveshje, por aq shumë u elektrizua veriu sa që situata tensionuese është në prag të luftës.

Si duket takimet në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Ohër e Bruksel më shumë bëhen për t'u kallur e mos u marrë vesh sesa për të marrë vendime paqësore, sa që kemi nisur të dyshojmë edhe te ndërmjetësuesit e BE-së dhe SHBA-së Borelli, Lajçaki e Escobari se mos ndoshta luajnë rolin e nxitjeve, urrejtjes e tensioneve në mes Vuqiqt dhe Kurtit sesa ndikues së paqes”, deklaron profesori.

Image
Sulejman Mehazi

Derisa, për takimin e paraparë të mbahet këto ditë, Mehazi, thotë se, po të mbahet do të jetë një takim kot dhe jo serioz.

Por, ndryshe nga parafolësi, profesori, shprehet se Kurti duhet të shkojë në takim pavarësisht a merr pjesë Vuçiqi a jo.

“Edhe takimi i radhës i Kurtit me Vuçiqin që është paraparë më 22 qershor në Bruksel do ta ketë rrjedhën e njëjtë tensionuese në mes Kosovës dhe Serbisë, do jetë një takim i kot dhe joserioz që opinioni i gjerë politik si në Kosovë, si në Serbi nuk është i informuar fare për pikat e takimit në Bruksel, se për çfarë do bisedohet, se a do bisedohet për tre policët e kidnapuar të Kosovës apo për protestuesit e dhunshëm të serbëve ne veri, apo do bisedohet për zgjedhjet e reja lokale në katër komunat e veriut, apo do bisedohet për kushtëzimet e marrëveshjes së Ohrid, apo për asociacionet e pakicës serbe? se çfarë e cilat janë kushtet e takimit të ardhshëm në Bruksel ndaj të dyja palëve? Megjithatë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shkojë e të merr pjesë më 22 qershor pa marrë parasysh mospjesëmarrjen e Vuçiqit në Bruksel”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat