“Rrezik për konflikt rajonal”/ Eksperti tregon se çfarë pritet të ndodhë në veri të Kosovës

Politika

“Rrezik për konflikt rajonal”/ Eksperti tregon se çfarë pritet të ndodhë në veri të Kosovës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 20 qershor 2023 Në ora: 23:04
Gabriel Escobar, Misroslav Lajçak

Sipas të dërguarit të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tensionet e krijuara në mes Kosovës dhe Serbisë, mund të shndërrohen në konflikt rajonal.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo [situata] ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal, në një konfrontim rajonal. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës të përpjekjeve evropiane", deklaroi Escobar gjatë një debati të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Se tensionet në mes dy vendeve po shkojnë në rritje, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Situata në veri të vendit nga presioni ndërkombëtar dhe pozicionimet që janë në mese dy qeverive, po e përcakton që tensionimi do të vazhdojë në ditët në vijim. Në rast se do të kemi ndonjë veprim të pa matur nga qeveria e Kosovës në vazhdimin e acarimeve të raporteve, atëherë mund të thuhet që situata për eskalim është në skenarin e Serbisë e cila ka të ndërtuar tani më narracionin e muajve të fundit", thotë Shala për “Bota sot”.

Ai thotë se tani KFOR-i ka marr rolin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

“KFOR tani ka marr rolin e policisë në pozicionimin juridik, duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme qoftë në ofrimin e sigurisë brenda qyteteve të 4 komunave në veri të vendit, përpos në rrugën nacionale që qojnë në Bernjak dhe Jarinje. Pra më këtë situatë sipas zhvillimeve, KFOR me njësitë e saja s’janë të trajnuar në menaxhimin e turmave sikur Policia e Kosovës, e cila ka edhe kapacitetet por edhe provojnë profesional për t’i kontrolluar hapësirat por ofruar sigurinë publike”, shprehet Shala.

Më tej, Shala deklaron se KFOR-i mund të tërhiqet nga objektet komunale në komunar veriore, dhë kështu t’i hap rrugë Policisë së Kosovës që ta merr kontrollin.

“KFOR me deklarimin e saj ka dëshmuar që mund të pritet që në ditët në vijim të tërhiqet nga pozicioni para objekteve dhe të rikthehet në përmbushjen e misionit që ka sipas mandatit 1244. Ky interferim këtyre ditëve ishte për të dhen hapësirë politikes për të gjetur rrugën adekuate për shtensionim”, nënvizon Shala.

“EULEX ka marr masa adekuate brenda misionit të saj duke kërkuar numër shtesë të njësive specializuara nga Italia për një menaxhim adekuat situatave policore në rast të konfrontimit në mes reaguesit të parë më grupet "qytetare" që i quan faktori ndërkombëtar”, shton Shala.

“Sepse sipas elementeve mund të thuhet që projeksionet janë në drejtim të tensionimeve, nëse palët nuk janë "dakorduar" në mes veti në një formë të një shfaqje teatrale për të arsyetuar jetësimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të projektit evropian. Por pyetja do të duhej të ngritet ku po dëshirojmë të arrijmë me këto veprime që kanë dalur nga situata e krijuar dhe që godasin sigurinë nacionale të vendit”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat