Zbardhet skema pro-serbe të bashkëpunimit Rama-Vuqiç kundër Kosovës! Kështu po tenton kryeministri “rehabilitimin” e Beogradit

Politika

Zbardhet skema pro-serbe të bashkëpunimit Rama-Vuqiç kundër Kosovës! Kështu po tenton kryeministri “rehabilitimin” e Beogradit

M. Lakna Nga M. Lakna Më 21 qershor 2023 Në ora: 11:53
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditë më parë reagoi në lidhje me rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës, nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, me 14 qershor në kufirin me Serbinë.

Me këtë rast, Rama i ka vendosur ultimatum Beogradit zyrtar, përkatësisht presidentit të Serbisë. Aleksandar Vuçiq, se nëse këtë javë nuk lirohen policët e rrëmbyer, atëherë në marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë do t’u rikthehet akulli.

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa!”, deklaroi Rama. “Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, shkroi mes tjerash Rama në Facebook.

Por, këtë ultimatum të Ramës ndaj Vuçiqit, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi po e konsideron si skemë pro-serbe të bashkëpunimit Rama-Vuçiç!

Në një deklaratë për gazetën “Bota sot” profesori tha se, me këtë deklaratë kryeministri i Shqipërisë pranoi se ka dhënë deri më sot kontribute të jashtëzakonshme që ta promovojë Serbinë dhe miqësinë shqiptaro-serbe si element themelor për rehabilitimin e Beogradit.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Pardje zoti Rama “i ka bërë presion” Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët kobra serbe i mori peng para disa ditësh. U dha ultimatum, se nëse nuk lirohen këta policë, atëherë do të rikthehet situata e luftës së ftohtë midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Me këtë deklaratë kryeministri i Shqipërisë pranoi se ka dhënë deri më sot kontribute të jashtëzakonshme që ta promovojë Serbinë dhe miqësinë shqiptaro-serbe si element themelor për rehabilitimin e Beogradit”, u shpreh profesori.

Ndërkaq, ai theksoi se kushdo e di se rehabilitimi i Beogradit në marrëdhëniet ndërkombëtare ka disa efekte kundër Kosovës.

Bytyçi theksoi se kjo deklaratë e Ramës forcon pozitën e Serbisë në dialog, pushtetin autokrat të Vuçiqit dhe të tijin si dhe tregon për lidhjen që ai e ka me Vuçiqin.

"Së pari, forcon pozitën e Serbisë në raport me Kosovën në dialogun midis të dy vendeve për t’i dhënë fund konfliktit midis tyre. Forcimi i pozicionit serb automatikisht do të thotë dobësim i këtij pozicioni për palën tjetër, atë të Kosovës. Por presidentit Aleksandër Vuçiç nuk i mjafton vetëm miqësia e lidhja e ngushtë me kryeministrin e Shqipërisë për ta forcuar rolin e vendit të tij në sytë e ndërkombëtarëve. Ai ka nevojë që të kërcënojë dhe tregojë dhëmbët e luftës, ndaj dhe mori peng tre policët e Kosovës.

Së dyti, forcon reciprokisht pushtetin autokratik të liderit serb dhe atij shqiptar, sipas një skeme tashmë të provuar. Në rastin konkret skema është kjo: - Rama “bën presion” mbi palën serbe. Beogradi dhe presidenti i Serbisë i liron policët kosovarë. Me këtë lëvizje zotit Rama i jepen kredite patriotike brenda vendit dhe njëkohësisht mbështetje ndërkombëtare projekt-statutit të tij për krijimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Pra, Edi Rama shihet si një lloj Martti Ahtisaari në ndërmjetësimin midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që mban anën serbe kundër asaj të Kosovës! Kjo skemë është shumë e kuptueshme: - Beogradi pranon ndërmjetësimin e Ramës në zgjidhjen e krizës. Por jo pa qenë i bindur se ai do të mbështesë opsionin serb të ndarjes së Kosovës.

Së treti, Në gjuhën e popullit thuhet se njëra dorë lan tjetrën. Dora Vuçiç lan dorën Rama dhe e kundërta, dora e Ramës lanë fytyrën e dorën e Vuçiç. Kjo skemë është formësuar që në vizitën e parë të kryeministrit shqiptar në Beograd, në nëntor 2014!”, nënvizoi ai,

Prandaj sipas Dr. Bytyçit ka ndodhur që deri më sot të zvarritet formësimi i shtetësisë së Kosovës.

“Dhe kjo për shkak se zoti Rama ka përkrahur formulën e mos-kërkim faljes nga ana e Serbisë për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe genocidin në Kosovë! Rekomandimi i tij me skemën: “Njëherë zgjidhja e konfliktit e në fund kërkim-falja” është skemë e përkrahjes së projektit serb të ndarjes së Kosovës! Ndjesa e Serbisë në fillim do të thotë heqje dorë nga ndarja e Kosovës. Këtë lëvizje nuk e pranon as vetë kryeministri i Shqipërisë!”, përfundoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat