Vuçiq me skenar të errët për “Vidovdan”/ Paralajmërohen institucionet e Kosovës për masa paraprake

Politika

Vuçiq me skenar të errët për “Vidovdan”/ Paralajmërohen institucionet e Kosovës për masa paraprake

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 qershor 2023 Në ora: 20:01
Festa e Vidovdanit

 

Rrëmbimi i tre Policëve të Kosovës nga Serbia javën e kaluar ka acaruar edhe më tej raportet ndërmjet të dy vendeve.

Autoritetet serbe tashmë i kanë caktuar masën e paraburgimit tre zyrtarëve policorë, të cilët u kidnapuan thellë brenda territorit të Kosovës.

Për të mos u mjaftuar me kaq, retorika kërecënuese provokimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë qenë mjaft të ashpra.

Ditë më parë, Vuçiq në një konferencë për media, ka përmendur manifestimin “Vidovdan” që do të mbahet më 28 qershor.

Vuçiq në fjalimin e tij tha se “gjërat janë afruar drejt fundit”.

“Serbia do të duhet të jetë fajtore në një mënyrë apo tjetër. Jam i sigurt se gjërat janë afruar pothuajse drejt fundit. Unë fola me përfaqësues të serbëve që janë të dëshpëruar dhe njerëzit do të donin të ruanin paqen, por nuk dinë se si ta ruajnë atë. Vidovdani është një ditë e rëndësishme në historinë serbe dhe në Vidovdan serbët do të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, në përputhje me normat ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

E për këtë çështje ka reaguar politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, i cili ka paralajmëruar kohë të errëta.

Mirëpo a është ky kërcënim i hapur i Vuçiqit ndaj Kosovës dhe çfarë veprime mund të ndërmarr?

Halimi: Në këtë ‘manifestim’ dyshohet se u përgatit ndonjë skenar, me epilog ‘viktimizimin’ e serbëve ‘paqësor’

Image
Armend Halimi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur studiuesi i sigurisë, Armend Halimi.

Ai u shpreh se në manifestimin “Vidovdan”, mund të përgatitet një skenar me epilog viktimizimin e serbëve paqësor.

“Serbia me çdo mënyrë dhe në çdo rast, bën përpjekje për shënimin e ndonjë ngjarje që do dëmtonte imazhin e Kosovës. Përkatësisht në këtë ‘manifestim’ dyshohet se u përgatitë ndonjë skenar, me epilog ‘viktimizimin’ e serbëve ‘paqësor’”, u shpreh ai.

Halimi thotë më tej që mund të ketë inskenim sulmi të pjesëmarrëseve, që mund ta kryejnë shërbimet sekrete serbe.

“Në këtë drejtim, mund të ketë inskenim sulmi të pjesëmarrëseve, që mund ta kryejnë shërbimet sekrete serbe, apo të nxisin provokimet nga pjesëmarrësit, për të imponuar deri tek përdorimi i forcës nga ana e Policisë së Kosovës, gjithherë sipas qëllimit që theksova më lartë”, shpjegon studiuesi i sigurisë.

Në fund, ai thekson që institucionet tona të sigurisë duhet të ndërmarrin hapa paraprak për të u përgatit për çdo situatë e ngjarje.

“Andaj, institucionet tona të sigurisë duhet ndërmarr hapa paraprak për të u përgatit për çdo situatë e ngjarje, dhe më e mira për parandalimin e këtyre ‘filmave’ me regji të Vuçiqit”, nënvizoi Halimi për “Bota sot”.

Mehmeti: Kosova është kthyer në “mbijetesë” të Vuçiqit

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se Vuçiq me këtë deklaratë ka kërcënuar në mënyrë të hapur për dhunë të mundshme.

“Ky është kërcënim i Vuçiqit, i cili vetëm ndërmjet dhunës ka mbajt serbët në favor të tij. Kështu që, me këtë qasje Vuçiqi synon të paralajmëron dhunën për të fituar mbështetjen e humbur”, u shpreh ai.

Në fund, analisti thekson që më 28 pritet të ketë trazira, Vuçiqi është udhëzuesi i saj.

“Protestat në Beograd kundër tij kanë shqetësuar presidentin serb, ndërmjet Kosovës të mundohet të arrijë të siguroj mbështetjen e munguar. Kosova është kthyer në mbijetësë të Vuçiqit, njeriut që çdo gjë ka jep për pushtet. Më 28 pres të ketë trazira, Vuçiqi është udhëzuesi i saj”, përfundoi analisti Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat