Eksperti i sigurisë alarmon Kosovën: ASK-në ose Neutralitetin Ndërkombëtar

Politika

Eksperti i sigurisë alarmon Kosovën: ASK-në ose Neutralitetin Ndërkombëtar

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 23 qershor 2023 Në ora: 14:56
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Duke komentuar zhvillimet fundit politike në Kosovë dhe situatën e krijuar në veri të vendit, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se situata në veri duhet të trajtohet nga katër pozicione, që njëra me tjetrën kanë lidhshmëri të saj, duke e fuqizuar politiken shtetërore të Kosovës ne atë pjesë.

“Pozicioni i parë do të duhet të jetë fusha e sigurisë, duke pasqyruar gjendjen faktike në veri e cila ka dy drejtime që shfaqet cenimi i sigurisë në atë publike dhe ajo nacionale, duke përfshirë një kompleksitet tejet të rëndësishëm, ku në pozicionet e caktuara mos të themi në përgjithësi të plotë, formacionet speciale të Policisë kanë garantuar që përmes stabilitetit të sigurisë nacionale të ipet mundësia që siguria publike të jetë e prekshme për qytetaret në atë pjesë të Kosovës”, thotë Shala.

Por sipas tij, në veri të Kosovës kishte tejkalim të veprimeve politike, duke penguar punën e zyrtarëve policorë.

“Por që në shumicën e rasteve dhe në rastin e fundit patëm një tejkalim të veprimeve politike, që kanë ndërhy në procesin e krijimit të një platforme profesionale operacionale policore për të menaxhuar atë pjese jo me një forcë të dukshme, por e cila të kontrollohet nga strukturat e rendit përmes njësive të specializuara hetimore dhe inteligjente të policisë, duke u mbështetur edhe në strukturat tjera të sigurisë nacionale të vendit që është AKI-ja”, shprehet Shala.

Image
Drizan Shala

“Pozicioni i dytë përcaktohet në pjesë tjetër të hallkës shtetërore që ndërlidhet më prokurorinë e vendit dhe gjykatave, duke krijuar një ri-formatizim të ri strukturor dhe që nevojat që do të vinin nga strukturat e sigurisë të kenë vëmendjen dhe mundësinë territoriale të vepronin me ingirenca jo si tani përmes qendrës, por përmes ri-strukturumit thelbësor. Me veprimet që janë ndërmarrë nga struktura profesionale të këtyre institucioneve të sigurisë dhe prokurori / gjyqësor më bojkotimin e tyre të mbështetur, në normativen ndërkombëtare të marrëveshjes në Bruksel, do të na paraqiten pengesat pas tejkalimit të pozicionit të tretë që ndërlidhet me politiken”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Më tej, ai thotë se me disa veprime në veri, është rrezikuar kupola e hallkës së shtetit.

“Pozicioni i tretë mbetet pjesa që ndërlidhet me një veprim amatoresk politik qeveritar, duke sjellur dhe rrezikuar kupolën e hallkës së shtetit që ndërlidhet më përfaqësuesit politik të atyre lokacioneve që tani kanë marr karakter ndërkombëtar, dhe që zgjedhja e tyre do të ndërlidhet sipas gjitha projeksioneve në Bruksel, ku pastaj edhe me ndonjë ndryshim demografik pas disa viteve nuk do të mund të ndryshohet sepse do të merr formën normative të mbrojtur ndërkombëtare”, nënvizon Shala.

Ai paralajmëron edhe pasoja ekonomike për pjesën veriore të Kosovës, për shkak të tensioneve të krijuara mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pozicioni i katërt këtu hymë në fushën ekonomike duke lejuar që ajo pjesë të mbetet oazë e invazioneve ekonomike tregtare, duke mos u mbështetur nga niveli qendror më investime kapitale për të shtri infrastrukturën shtetërore në atë pjesë me elemente tjera të hallkës shtetërore, duke krijuar platformën nacionale të investimeve dhe inkuperimin e saj pjesë në margjinat e kontrollit shtetërore ekonomik”, deklaron Shala.

Eksperti Shala paralajmëron se tani Kosova gjendet në një pozitë të vështirë, duke marr parasysh edhe kritikat nga bashkësia ndërkombëtare.

“Pra mund të themi që rrugëdalja nga kjo situatë do të jetë dëmtimi i mëtejshëm i pozicioneve të institucioneve shtetërore në atë pjesë, duke sjellur situatën në pozitën e shahut “MAT”, qoftë në veprim apo mos veprim sepse do të kemi Asociacionin e Komunave Serbe ose Neutralitetin ndërkombëtar të asaj pjese, duke mos i njohur institucionet shtetërore të Kosovës, dhe kjo do të ishte pezullim i elementeve shtetërore në atë pjesë”, shpjegon Shala.

“Mundësia e fundit do të jetë që nga pozicioni MAT të mund të tejkalohet përmes qitjes në tavolinë të gjitha opsioneve me partnerin tonë të vetëm, që është Shtëpia e Bardhë, dhe tek pastaj të ndërmarrën veprime adekuate politike me karakter sigurie”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat