Grenell në veri të Kosovës, Maxharraj “zbulon” “misionin sekret”/ Ja posti që do t’i jap Lista serbe

Politika

Grenell në veri të Kosovës, Maxharraj “zbulon” “misionin sekret”/ Ja posti që do t’i jap Lista serbe

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 qershor 2023 Në ora: 16:18
Richard Grenell dhe Goran Rakiq

Tensionet që kanë filluar tash e disa javë në veri të Kosovës nuk kanë gjetur një “zgjidhje” të menjëhershme edhe pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Situata e krijuar në veri, është parë shqetësuese edhe nga ish- i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Grenell të enjten ka qëndruar në Kosovë e Serbi, me ç’rast është takuar edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Takimin ata e realizuan pikërisht në veri të Kosovës, ku Grenell u shpreh se Grenell tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të bisedojë me përfaqësuesit politikë të serbëve dhe se “de-përshkallëzimi nuk ndodh në Bruksel”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të vijë dhe të dëgjojë këta njerëz. Dëgjoj shumë shqetësime këtu sot dhe besoj se do të gjendej rruga, sikur komuniteti ndërkombëtar të vinte (për të biseduar)”, u shpreh Grenell.

Analisti politik në Amerikë, Binak Maxharraj, thotë se Grenell ka mision secret dhe Lista Serbe do ta emërojë atë kryetar të Asociacionit.

““Misioni sekrte” i Richard Grenell?! ”Lista Srpska” do të emërojë si kryetar te Asociacionit Richard Grenell! Ish i dërguari i ish-presidentit te SHBA-ve Donald Trumbe Richard Grenell që prej se i “cofen” morrat po sillet si fantazme e zezë nëpër Ballkan, si një lypsar me strajcë në krah në stilin se kush bënë rahmet më të. Por dihet se rahmetexhinjët e tij më të mëdhenj janë Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama. Por, kësaj radhe fantazma Richard Grenell u duk papritmas në Mitrovicën e Veriut në një “mision sekret” për të mësuar diçka me shumë për ”brengat, vuajtjet dhe “presionin që po ua shkaktojnë shqiptarët”. Ai atje u takua me “përfaqësuesit e serbëve”, me çetnikët, kriminelët, me bandën e Vuçiqit Radojçiq, Rakiq, etj, për detajet e planit apo “misionin e tij sekret” i cili në esencë e ka intensifikimin e luftës me çdo mjet, me protesat, barrikada bile edhe me të huaj e stupca nëse është nevoja për të ua bërë pjesëtarëve të KFOR-it me butë shpinë se barkun. Por, pos kësaj për t’i shprehur “luftë të vërtetë” edhe kryeministrit Albin Kurti dhe policisë së tij, sepse për vetë Vuçiqin dhe bandat e tij Kurti paraqet tmerrin dhe ferrin kur është nevoja me i dalë zot vendit te vet. Ani pse në veriun e Kosovës dhe për veriun e Kosovës janë të angazhuar vazhdimisht persona dhe ekipe si nga Evropa dhe Amerika kryesisht njerëz me afrim pro-serb si Borell, Lajçak, Escobar dhe Hill, fantazma Grenell mbet i hutuar, nuk u kënaq dhe shpërthej para mediave se: “Jam i frustuar që s’ka përfaqësues ndërkombëtar këtu. Pse nuk kanë ardhur këtu ndërkombëtarët për t’i dëgjuar këta njerëz? Pse nuk kanë ardhur këtu për të parë se cilat janë hallet dhe problemet e këtyre njerëzve. Dëgjova shumë shqetësime””, shprehet Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, brengat dhe shqetësimet e serbëve janë sesi të refuzojnë, bojkotojnë institucionet e ndryshme të Kosovës.

“Por shqetësimet dhe brengat e serbëve të veriut të verbëruar nga ideologjia fashisto-çetnike e presidentit Vuçiq janë të natyrës tjetër e jo ato sociale të jetës. Shqetësimet dhe brengat e serbëve z. Grenell janë se si serbët e veriut të refuzojnë, bojkotojnë institucionet e Kosovës që nga çerdhet e fëmijëve e deri në Universitet, institucionet e shtetit, shëndetësi, jurispodencë, etj, nën trysnin e kriminelëve dhe bandave kriminele të udhëhequra nga Radojq dhe Rakiq e shumë të tjerë në emër të një politike fashizo-çetnike të udhëhequr nga krye fashisti-çetniku presidenti Aleksandër Vuçiq i cili kohëve të fundin kreu edhe aktin terrorist të rrëmbimit të policëve në brendi të Kosovës. Bartësi i “misionit sekret” Richard Grenell i di mirë të gjitha këto, ai e di mirë po ashtu, se problem nuk janë serbët e veriut me të drejta më të avansuara se të gjitha pakicat tjera në Evropë, por problemi qenësor është te interesei nacional dhe kombëtar i Serbisë për të futur nën sqetull veriun e Kosovës me pasuri përrallore që as për së afërmi nuk i ka Serbia. Të gjitha këto i di mirë fantazma Grenell, i dinë mirë edhe ndërkombëtarët që nuk po reagojnë sa duhet, por po e ledhatojnë edhe më tepër për shkak të një interesi gjeostrategjik për të afruar Serbinë kah perëndimi, duke mos harruar se perëndimit kjo do t’i kthehet në bumerang sepse Serbia kurrë nuk lënë në baltë vëllain e madh Rusinë”, pohon Maxharraj.

Grenell ka qenë ndërmjetësues i SHBA-së, për dialogun Kosovë- Serbi, gjatë kohës sa Amerika kishte president, Donald Trump.

Me fitoren e presidentit Joe Biden, pozita e tij iu dha Gabriel Escobar.

Grenell ka shfrytëzuar Kosovën që ta “kritikojë” Escobarin, duke thënë se për të ishte “zhgënjyese që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar në tre vitet e fundit”.

“Ne po ecnim në një rrugë të mirë, drejt normalizimit ekonomik dhe unë mendoj se këtu e duan paqen, punësim të mirë”, u shpreh ai.

Sipas, Maxharrajt, Grenell “ëndërron” të kthehet ish- shefi i tij, Donald Trump, si president i SHBA-së dhe për këtë jep siç i quan ai “gënjeshtra” kriminelëve dhe bandave të Vuçiqit.

“Pos kësaj Richard Grenell në ”misionin e tij sekret” kishte të bëjë edhe me disa sekrete tjera të cilat ua shfaqi kriminelëve dhe bandave të Vuçiqit. Është fjala për ëndrrën e tij të rikthimin e ish-shefit të tij Dobald Trump si president i SHBA-ve ne vitin e ardhshëm, ani pse Grenell e di mirë përzirjen e shefit te tij në ngjarjet e Kapitoll Hill më 2020 ku humben jetën mbi gjashtë demostrues, ku u demolua gati krejt Kapitoll Hill, por edhe se Grenell, pos këtyre e di mirë se tani për tani Donald Trump po ballafaqohet me më se 30 akuza penale.

Por, megjithatë Grenell, nuk ndali të bisedojë me strukturat kriminele në veri të Kosovës se nëse ish-presidenti Trump i fiton zgjedhjet për të mirat që do të ua sjellë serbëve të veriut. Ai iu tha rrenën me të madhe se nëse ”Trump vjen në pushtet për 24 orë do t’i jep fund luftës në Ukrainë, çfarë është një rrenë dhe mashtrim i kulluar, sepse edhe naivi më i madh e di se Ukraina nuk e ndërpret luftën duke ia lënë nën pushtim shumë territore të pushtuara nga Rusia. Ai u premtoi se pasi që Trump të ndalë luftën Rusi-Ukrainë, ai së bashku me Putin do të angazhohet për një rend të ri botëror, ku edhe ju serbët do të jeni pjesë e projektit tonë, kurse po ashtu u premtoi serbeve se përmes projektit te Asociacionit dalë nga dalë Serbia do ta shtinte në dorë jo vetëm veriun por edhe krejt territorin e Kosovës. Bile serbët e veriut kriminelët dhe bandat kriminele në krye me Radojçiqin dhe Rakiqin do ta zgjidhnin Richard Grenell për kryetar te Asociacionit. O tempora o moris, do të thonin latinet e vjetër”, shton Maxharraj.

Gjersa, Grenell ka kaluar natën në Kosovë dhe me të zgjuar kishte postuar një pamje të kryeqytetit ku shihen fotografitë e ish- liderëve të PDK-së, Thaçi e Veseli, Maxharraj, thotë se ai u zgjua “jerem” dhe madje nuk i ka harrur ish- kolegët e tij.

“Por, Richard Grenell nuk i la pa i përmend edhe Thaçin e Veselin i cili sot posa u zgjua jerem nga gjumi e publikoi një pano të madhe me fotot e Thaçit dhe Veselit. Por nuk u ndal vetëm këtu, ai nuk i harroi edhe kolegët e tij të vjetër të cilët i ndihmuan të bëj grusht shtet në qeverinë Kurti I, siç janë Isa Mustafën, Skender Hysenin e ne veçanti Hajrullah Hotin më te cilët me siguri do të takohet të bisedojë dhe te çmallet me ta, por edhe për të futur ndonjë konsekuencë nga biseda e tyre ne planin e tij ”misioni sekret””, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat