“Ultimatumet e Borrellit”/ Driton Tali jep një parashikim jo të mirë – ja pse do të vazhdojnë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë!

Politika

“Ultimatumet e Borrellit”/ Driton Tali jep një parashikim jo të mirë – ja pse do të vazhdojnë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 23 qershor 2023 Në ora: 19:53
Driton Tali

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është deklaruar për media pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka thënë se situata në veri është e paparanushme dhe nuk duhet të vazhdojë.

“Prandaj kam kërkuar nga Vuçiqi dhe Kurti të vijnë sot për një takim për menaxhim të krizave. Kemi kërkuar nga Kosova dhe Serbia shumë herë të shtensionojnë situatën dhe të kthehen në procesin e normalizimit të situatës. Fatkeqësisht seri më tani kemi marr vetëm të kundërtën” – ka thënë Borrell.

Borrell i ka dhënë ultimatum Kosovës dhe Serbisë që të dyja palët duhet të zbatojnë zotimet e tyre.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se ultimatumet e Borrell janë bërë qesharke.

Këto ultimatumet e z Borrell janë bërë qesharake. Dhe ate me fajin e tij, do të thoja. Sepse kur jepet ultimatumi atëhere duhet patjetër të pasoj veprimi karshi ultimatumit - qoftë dënimi për mospërfillje të ultimatumit qoftë në të kundërtën shperblimi”, u shpreh ai.

Më tej, Tali shpjegon gjith “zhurmën” që u bë para Marrëveshjes së Ohrit dhe e njejta nuk u nënshkrua nga Serbia.

Gjithë atë zhurmë dhe atë kërcënim e bëri ai (dhe kolegu tij Lajçak) për "Marrëveshjen e Ohrit", para tre-katër muajëve, siç thonte: "cilado palë nuk e firmos do të përballet me sanksione të rrepta e blla blla blla" dhe në fund z Vuçiç nuk e firmosi sepse nuk u pajtua me disa nga pikat e asaj marrëveshje, siç u shpreh publikish atë natë z Vuçiç: "e pranoj si bazë për negocia por nuk e kam nënshkruar". Dhe pastaj e sulmoi nëpërmes medieve të tij si një "marrëveshje e cila e detyron Serbinë për ta njohur Kosovën në heshtje, që ajo të anëtarësohet në OKB e Serbia mos ta kundërshtojë, gjë që është e papranueshme për Serbinë". Biles ja kujtoi z Borrell se 'ajo marrëveshje edhe sikur të nënshkruhej nga Serbia do të ngelte një marrëveshje e vlefshme vetën brenda UE'së dhe jo më tej për faktin se nuk ishte e miratuar nga OKB””, theksoi Tali.

Sipas tij, nuk pritet ndonjë gjë nga “ultimatumet” e Borrellit pasi kjo saga e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë edhe më tutje.

Andaj unë nuk pres diçka nga këto "ultimatumet" e z Borrell. Sipas mendimit tim kjo saga e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë edhe më tutje. Ashtu siç them unë: derisa Putini nuk dorëzohet në Ukrainë!. E pasi që Putini të dorëzohet, si mbrojtës i z. Vuçiç dhe "kësaj Serbie" që është, e nga atëhere mund të presim negociata serioze. Deri atëhere do ta kemi këtë avaz "ngre e mos këput””, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat