“Dialogu ka vdekur”, eksperti austriak vjen me një paralajmërim të fuqishëm për Kosovën: Përgatitu, Serbia do luftë!

Politika

“Dialogu ka vdekur”, eksperti austriak vjen me një paralajmërim të fuqishëm për Kosovën: Përgatitu, Serbia do luftë!

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:22
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.

Po bëhen përpjekje të vazhdueshme për qetësim të situatës, ku së fundi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Këta të fundit, shpeshherë më deklaratat e tyre kanë mbajtura edhe anën e shtetit serb.

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” u shpreh se Serbia synoi të krijojë një luftë të re ballkanike.

Krahas kësaj, kërkoi nga Kosova që të përgatitet që të mbrohet, në rast se shteti serb tenton të ‘shpikë’ ndonjë luftë.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

“Rrëmbimi dhe marrja peng e 3 ofertave të policisë ishte një përpjekje e qartë për të krijuar një arsye të tillë për një luftë agresioni për të lëvizur ushtrinë serbe drejt lumit Ibër, por Perëndimi ishte i vëmendshëm dhe ne nuk do ta lejojë Serbinë të provokojë një luftë të re ballkanike.

Kosova duhet të përgatitet të mbrohet por të mos lejojë Serbinë të shpikë ndonjë casus belli (luftë)”, deklaroi eksperti austriak.

Ndërsa, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, tha se ai është i ‘vdekur’. Kësisoj, vlerësoi se duhet të punohet më shumë për anëtarësim në NATO dhe t’i jepet fund këtij trillimi (dialogu).

“Koha për t'u përballur me Serbinë do të vijë pasi Ukraina të ketë çliruar të gjitha rajonet e saj gjatë kësaj ofensive verore.

Tani duhet t'i japim fund trillimit të të ashtuquajturit dialog dhe në vend të kësaj t'i japim Kosovës dhe Ukrainës anëtarësimin në NATO në MAP në Vilnius 2023 dhe të punojmë aktivisht për SrboMaidan në tetor 2023. Dialogu ka vdekur”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, eksperti austriak tha se e rrugës është që të thirren zgjedhje të reja në komunat veriore të vendit tonë, e si datë ideale e konisderoi 5 tetori.

“Por, tani për tani është thelbësore të thirren për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës në fillim të tetorit më së miri më 5 tetor dhe të përgatiten për ndryshimin e regjimit në Beograd. Fuqitë e reja në Beograd, pas revolucionit blu, do ta njohin Kosovën dhe do ta integrojnë Serbinë në NATO dhe BE dhe kjo është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Ballkan”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat