“PDK dhe LDK janë duke u varrosur politikisht”, Islami vjen me parashikim të keq për opozitën, fjalë të mëdha për Kurtin!

Politika

“PDK dhe LDK janë duke u varrosur politikisht”, Islami vjen me parashikim të keq për opozitën, fjalë të mëdha për Kurtin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:42
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

“Mendoj që kryeministri i vendit po e bën punën si është më së miri dhe besoj shumë që SHBA janë duke kutpuar drejt z. Kurtin”

Pas kërkesës së AAK-së, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i ftoi krerët e partive politike në një takim të përbashkët, për të diskutuar për sitautën në veri të vendit, dialogun dhe raportet me ndërkombëtarët.

Mirëpo, ndodhi ajo që kishte ndodhur në vazhdimësi.

Ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku që kanë refuzuar ftesën.

Megjithatë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i vetëm shkoi në këtë takim.

Mosshkuarjen në takim, analisti politik dhe kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, e quan fatkeqësi.

Ai thotë se, shqiptarët në rrethana të caktuara kur ka qenë në pyetje atdheu kurrë nuk kanë folur me një zë.

“Gjithmonë fatkeqësia më e madhe e popullit shqiptar ka qenë që asnjëherë në rrethana të caktuara kur ka qenë në pyetje atdheu ose kur ka qenë në pyetje strategjia për të dal nga situata e rrezikshme siç jemi sot nuk kanë folur me një zë”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Islami thotë se, në veri të Kosovës, kryeministri Kurti po e bën punën më së miri, ku po mundohet të shtrijë sovranitetin dhe të luftojë bandat kriminale serbe.

Ai shton se PDK dhe LDK po shihet se janë një binom i përbashkët.

“Kjo më së miri shihet tash me situatën aktuale që e kemi në veriun e Kosovës ku është tepër serioze ku kryeministri po bën punën e vet që të shtrijë sovranitetin në vend dhe të luftojë bandat kriminale, shihet qartë se dy partitë opozitare PDK dhe LDK janë si një binom i përbashkët të cilat mundohen ta shfrytëzojnë situatën politike në vend për poena politik dhe kjo nuk i bën nderë as PDK e as LDK”, thotë ai.

Sipas tij, LDK dhe PDK janë duke u varrosur politikisht, pasi populli do t’i mbajë mend që në momente të vështira politike kanë heshtur.

“Mendoj që kryeministri i vendit po e bën punën si është më së miri dhe besoj shumë që SHBA janë duke kutpuar drejt z. Kurtin dhe partitë opozitare me përjashtim të AAK-së e cila jep opinionet e veta dhe është aktive në këtë situatë, të dy partitë tjera janë vetëm duke e varrosur politikisht PDK-në dhe LDK-në sepse populli çdo herë do t’i mbajë në mend se në momentet kritike për vendin ata kanë heshtuar, ose luajnë lojë fëmijësh”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat