Zbulohet prapavija e deklaratës së Escobarit - Profesori paralajmëron Kosovën në këta hapa!

Politika

Zbulohet prapavija e deklaratës së Escobarit - Profesori paralajmëron Kosovën në këta hapa!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 24 qershor 2023 Në ora: 21:38
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 20 qershor se kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe se është shumë i shqetësuar.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se deklaratat e emisarëve më shumë po nxisin konflikte se sa paqe.

Nëse përfaqesuesi i sigurisë së BE-së Borrelli deklaroi pragun e kofliktit të armatosura në Kosovë dhe ja të njëjtën deklaratë kërcënuese më parë e tha edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për një luftë rajonale në mes Serbisë dhe Kosovēs që e ka kuptimin e nxitjeve të armatosura në mes dy vendeve fqinje. Si duket ndërmjetësuesit e BE-së, Borreli dhe i SHBA-ve Escobari më shumë bëjnë nxitje për konflikte sesa për paqë, Escobari në vend që të përdorë gjuhën e paqës ai bën të kundërtën armiqëson palët e dialogut për konflikte të armatosura në veri”, u shpreh ai.

Profesori më tej thekson që deklarata e Escobarit nuk është pa një prapavije pasi erdhi menjëhere pas rastit të sekuestrimit të armëve të serbëve në Leposaviq nga ana e policisë së Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

Deklarata e përfaqësuesit amerikan Escobari e datës 20 qershorit nuk ishte e kot dhe doli e saktë ditëve të fundit me rastin sekuestrimit të armëve të serbëve në Leposaviq nga ana e policisë së Kosovës. Është për t'u habitur se kriminelët serbë jo që sulmojnë kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e pakrahasuara e kulminante të tyre në Kosovë, por kriminelët e Serbisë atakojnë edhe ndaj KFOR-it dhe NATO-s, kurse në anën tjetër Borelli që paguhet për siguri e paqë evropiane bën të kundërtën, po dhe emisari i SHBA-ve, Escobari, ndezin fitilat e konflikteve dhe armëve në veri të Kosovës, kur dihet se detyra e SHBA-ve dhe BE-së është për të prurë paqë, kurse këta veprojnë prapshtë duke tensionuar veriun me zjarre pushkësh e plumbash”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera ai kërkon nga Qeveria e Kosovës të jetë vigjilente dhe të merr parasyshë deklaratën e Escobarit.

Paralajmërimet e Escobarit për situatën konfliktuoze në veri duhet kapur seriozisht dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë vigjilente ndaj egërsirave serbe që duan luftë e jo paqë, kurrsesi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk duhet lëshuar pe para kriminelëve serbë për shkak se e drejta kushtetuese e Kosovës kryeministrin Kurtin e mbron para SHBA-së e BE-së pasi policia e Kosovës lufton të keqen serbe brenda territorit të saj. Kosova për hirë të stabilitetit nuk mund të tolerojë një "srpska republikë" në veri të Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat