Paralajmërimi për konflikt rajonal/ Zbardhet shkaku i shqetësimit të SHBA-së për Kosovën!

Politika

Paralajmërimi për konflikt rajonal/ Zbardhet shkaku i shqetësimit të SHBA-së për Kosovën!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 25 qershor 2023 Në ora: 22:06
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të jenë ende prezente.

Serbia me veprimet dhe deklaratat e fundit po arrin të sjellë shqetësime dhe pasiguri, sidomos në pjesën veriore të Kosovës ku edhe rreth një muaj më parë pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë që kundërshtonin kryetarët e zgjedhur të komunave.

Zgjidhje për situatën aktuale nuk po arrijnë të gjejnë as ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, të cilët këtyre ditëve kanë mbajtur takime të vazhdueshme ndërmjet vete e me palët veç e veç.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 20 qershor se kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe se është shumë i shqetësuar.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Ai u shpreh se raportet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë komplekse dhe se jo gjithçka që u dakordua u zbatua.

Raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë aq komplekse, sa që pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, nuk lëviz asgjë përpara. Çdo marrëveshje, duhet të shtyhej me ndikimin ndërkombëtar, në mënyrë që sadopak të realizohej. Që nga fillimi i procesit negociator në Bruksel, kanë ndodhur marrëveshje por jo të gjitha janë zbatuar. Si rezultat i këtij dialogu, ka qenë edhe përfshirja e veriut në kuadër të kornizave kushtetuese e ligjore të Kosovës. Serbet e veriut, edhe pse në masë u akorduan brenda jetës institucionale. Sado e brishtë që ishte, kishte deri diku një zhvillim normal. Kishte policë dhe gjyqtarë, kishte zgjedhje të organizuara nga KQZ, kishte pjesëmarrje të gjithmbarshme institucionale”, u shpreh ai.

Më tej, analisti theksoi që SHBA është e shqetësuar, pasi Serbia është e ndikuar nga Rusia dhe kërkon destabilizim të vendit.

Natyrisht që SHBA është e shqetësuar me ketë situatë, pasi që e dinë se Serbia nën ndikimin rus, ka agjendë destabilizimin e vendit. Pra shqetësimet janë të mëdha”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat