Pse po tolerohet Serbia në raport me Kosovën pasi NATO e shkatërroi me bomba!? Ja çfarë thotë eksperti i sigurisë!

Politika

Pse po tolerohet Serbia në raport me Kosovën pasi NATO e shkatërroi me bomba!? Ja çfarë thotë eksperti i sigurisë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 26 qershor 2023 Në ora: 14:49
Aleksandar Vuçiq

Ish zv.ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, Serbisë i është lënë hapësirë e madhe manovrimi në raport me Kosovën.

Ai thotë se, edhe për kundër shkeljeve të marrëveshjes me Kosovës, nuk është sanksionuar nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, zhvillimet në veri dhe përpjekja e institucioneve të shtetit për ta shtrirë atje funksionimin plotë të rendit dhe ligjit e ka dëshmuar më së miri këtë fakt, e të cilin Serbia me ndërhyrjet e saja dhe kërcënime e ka penguar.

“Perëndimi pas sulmeve dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1999 përmes NATO-s, vitet në vazhdimësi ka bërë investime në Serbi dhe është sjellë shumë korrekte ndaj këtij shteti, dhe në tërësi e ka stimulua me kredi të ndryshme miliardësh, me qëllim që populli i atij shteti ta kuptoj se bota e perëndimit nuk është kundër popullatës të Serbisë, përkundrazi Serbia ishte shteti gjenocidial që bëri krime të renda me luftërat që i zhvilloi në shumë shtete, kurse në Kosovë NATO u desh të intervenoj si shkak humanitar që ta shpëtoj një popull të tërë nga regjimi i Millosheviqit”, thotë Tërnava.

Ai pohon se, perëndimi investoj më së shumti që Serbia të zhvillohet, sikur që u dëshmua që Serbia është shteti me investimet më të mëdha në Ballkan.

Ky shkak i investimeve e kishte për qëllim që Serbia ta kuptoj që bota e perëndimit nuk është kundër Serbisë, dhe do që atë shtet ta sheh si shtet të zhvilluar ku të rinjtë mund të punësohen dhe ta jetojnë jetën e tyre të dinjitetshme si të gjithë të rinjtë e perëndimit, por gjithnjë duke e pasur parasysh që Serbia do ta kuptoj gjuhën diplomatike që po ia ofron perëndimi, si qëllim që t’i kthehet me politikat e saja perëndimit dhe njëherë e përgjithmonë të shkëputet nga Rusia e cila Serbinë e përdorë për qëllimet e saja luftënxitëse si shtet nacionalist në Ballkan dhe gjetiu”, shton ai.

Prandaj sipas tij, i tërë Ballkani edhe sot i ka telashet-marrëdhëniet e acaruara me këtë shtet.

“Kjo sepse ishte shteti që beri shumë lufta me shtetet ballkanike, prandaj duke e pasur parasysh këtë situatë të tillë që Serbia edhe më tutje pranë ndihmës së madhe që i ofroj perëndimi, e që Serbia edhe më tutje po i qëndron afër dhe po e përkrah Rusinë, tani perëndimi donë ta ndryshoj politiken ndaj këtij shteti”, thotë Tërnava.

Eksperti përmend edhe rezolutën e BE e cila sipas tij i kushton vëmendje të madhe Ballkanit dhe Rusisë e cila për qëllime të saja përdorë Serbinë për të destabilizuar rajonin.

“Vërejtje i tërhiqet sidomos Serbisë që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Po ashtu, theksohet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë”, thekson ai.

Sipas tij, tani koha po e kërkon që të gjitha shtetet e Evropës të bashkohen e sidomos duke e pas parasysh shtetet ballkanike, që sa më parë t’i bashkëngjiten shteteve të BE-së, dhe Evropa të funksionoj si një shtet i fortë unik që do t’i zhvilloj politikat e saja demokratike në tërë Evropën.

“Prandaj është koha që shtetet e perëndimit ta ndryshojnë qëndrimin e tyre të deritashëm përkëdhelës ndaj Serbisë, dhe nëse është nevoja që ato shtete që i kanë dhënë kredi favorizuese Serbisë, ti shkëpusin-ndërprenë ato kredi, që Serbia të vetëdijesohet dhe ta kuptoj se ajo është e varur nga shtetet e forta të perëndimit nëse donë që të zhvillohet në hap me standardet evropiane, e jo t’i qëndroj pran Rusisë edhe në këto kohëra kur Rusia po zhvillon luftë agresore ndaj Ukrainës”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat