“Serbia nuk është superfuqi”, ja çfarë fshihet pas deklaratës së Escobarit për krizën në Kosovë - paralajmërohet kjo gjë!

Politika

“Serbia nuk është superfuqi”, ja çfarë fshihet pas deklaratës së Escobarit për krizën në Kosovë - paralajmërohet kjo gjë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 26 qershor 2023 Në ora: 15:56
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Prishtinë, fotografi nga arkivi.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo [situata] ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal, në një konfrontim rajonal. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës të përpjekjeve evropiane", tha Escobar.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai u shpreh se Serbia nuk është superfuqi, madje edhe ajo, është vetëm një shtet i vogël ballkanik,që gjatë gjithë historisë, duke qenë e ledhatuar nga fuqitë evropiane.

Image
Gani Qarri

“Për tjetërsimin e qëndrimit dhe diferencimin e shteteve tona mike, ndaj vendit tonë, fajin nuk e ka Kosova si shtet, por fuqizimi i islamizmit politik në Kosovë,. I cili është bërë shkak, që të gjitha vendet mike perëndimore, përveç Anglisë dhe pak a shumë Gjermanisë, përfundimisht të marrin pozicion indiferent e madje edhe qëndrim të hapur kundërshtues ndaj Republikës së Kosovës. Përfshi edhe SHBA-të, që vetëm para 24 vitesh ,e çliruan bashkërisht dhe ndihmuan e ndihmojnë edhe aktualisht, në të gjitha format dhe mënyrat, shtet-ndërtimin tonë.

Përndryshe, të gjithë ne, e dimë mirë, se Serbia nuk është superfuqi, madje edhe ajo, është vetëm një shtet i vogël ballkanik,që gjatë gjithë historisë, duke qenë e ledhatuar nga fuqitë evropiane, ka krijuar probleme të mëdha dhe ka paraqitë e shkaktuar gjithmonë rrezik për shtetet fqinje. Sidomos për ato që ishin më të vogla dhe më të dobëta ushtarakisht se ajo”, u shpreh ai.

Rreziku nga islami politik

Në bised e sipër analisti thekson islamin politik, që sipas tij ka nidkuar në diferencimin ndaj Kosovës.

Kështu që edhe nëse rrezikohet rajoni, ne e dimë saktësisht, se nuk rrezikohet me asgjë, nga Kosova, e cila jo vetëm që nuk kërcënon, por as nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, pasi që edhe po të dojë, nuk ka mundësi as kapacitete adekuate, ta rrezikojë askënd, në fqinjësi as rajon.

Islami politik është bërë shkak, që të gjitha shtetet perëndimore, rreth një çerek shekulli pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, të marrin qëndrim jo vetëm indiferent por edhe pozicionim kundërshtues ndaj Republikës së Kosovës, gjë që vë në rrezik të papërshkrueshëm edhe të ardhmen e shtetit tonë të brishtë.

Pra përpjekjet publike nga turko-arabët,që menjëher pas çlirimit nga Serbia okupatore, me çdo mjet dhe mënyrë, të vritet çështja kombëtare shqiptare dhe mbivendoset islamizmi si primat në shtetin e Kosovës, ka futur frikën te të gjitha vendet evropiane dhe SHBA. Se vendi ynë, pas pak vitesh mund të shndërrohet në një kalifat puro-islamik dhe eksportues i terrorizmit në metropolet evropiane, e cila vetëm para 24 vitesh, u çlirua nga NATO, SHBA dhe vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, që ndihmojnë edhe sot shtet-ndërtimin e Kosovës në të gjitha drejtimet”, shpjegon analisti.

Ndërsa për sa i përket dekaratës së Escobarit, Qarri thotë se ai është shumë i shqetësuar, që kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal, shpreh dyshimet e hapura të SHBA-së dhe vendeve të BE-së, që ta mbështesin pa kushte edhe më tej, Kosovën "islamike.

Ndaj deklarata e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 20 qershor se është shumë i shqetësuar, që kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal, shpreh dyshimet e hapura të SHBA-së dhe vendeve të BE-së, që ta mbështesin pa kushte edhe më tej, Kosovën "islamike", në ballafaqim me një shtet, qoftë edhe agresor e problematik si Serbia hegjemoniste, por shtet i krishterë”, tha ai.

Në fund, analisti thekson që ndërkombëtarët nuk kërkojnë më nga Serbia, që të mos përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës, por kërkojnë nga Kosova të lëshoj pe karshi Serbisë.

Serbia, edhe vet, preekspozimin e islamit politik në Kosovë, e përdorë për ftohjen e marrëdhënieve, mos mbështetjen dhe armiqësimin e Kosovës me vendet e deritanishme mike, të cilat që nga ndërmjetësuesit e lartë të BE-së, Borell e Lajçak e deri te vet i dërguari special i SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor,Gabriel Eskobar, nuk kërkojnë më nga Serbia, që të mos përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës, as largimin e kriminelëve e grupeve para-militare serbe nga veriu i vendit tonë. Por bëjnë presion të paparë mbi Kosovën, që kjo megjithëse është në vend e territor të vet dhe të drejtën e saj ligjore e kushtetuese, të lëshoj pe para bandave kriminale dhe Serbisë fashiste, në emër të "stabilitetit" në rajon, sikur Kosova të ishte "fuqi atomike””, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat