Përvjetori i gazetës “Bota sot”, uron Tërnava: Ajo i ka të gjitha ndodhitë, si në vend si në botë

Politika

Përvjetori i gazetës “Bota sot”, uron Tërnava: Ajo i ka të gjitha ndodhitë, si në vend si në botë

Nga: Naile Ejupi Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:50
Bota sot

E filloi rrugëtimin e saj në vitin 1995 “në kohë e rrethana shumë të ndërlikuara për shqiptarët e stër vuajtur nga pesha e rëndë e robërisë që po tentonte të ngulfaste Kosovën”, për të vazhduar sot e kësaj dite në Kosovën e lirë, por jo pa sfida.

Gazeta “Bota sot”, që botues ka Xhevdet Mazrekajn, ishte themeluar me ndihmën e shumë miqve të tij, disa prej të cilëve kanë ndërruar jetë, sikurse Teki Dervishi, që Mazrekaj, atë e quante, njeri të jashtëzakonshëm, energjik, njëri prej penave më brilante të publicistikës shqiptare.

Me 100 mijë copa në shitje, tirazhet e kësaj gazete quheshin mbresëlënëse.

“Bota sot” edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë një ndër mediet më të besueshme, më të klikueshme që ka arritur t’i rezistojë kohës dhe të jetë afër lexuesit çfarëdo moshe.

Eksperti i sigurisë dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i gazetës, Hajrullah Tërnava thotë se “Bota sot”, mbetet një dër gazetat më të lexuara që në përpikëshmëri dhe origjinalitet informon lexuesin për ndodhitë.

“Përvjetorët e çdo lloji qofshin, janë të rëndësishme e sidomos kur bëhet fjalë për gazetën mjaft të lexuar nga lexuesit sikur që ishte Bota Sot, e që data e 26 qershorit konsiderohet si ditëlindja e kësaj gazete, prandaj gazeta “Bota Sot” i mbushi 28 vite nga themelimi i saj. Kjo gazete ishte një ndër gazetat më të lexuara që në përpikëshmëri dhe origjinalitet e informonte popullatën-lexuesin për ndodhitë e ndryshme të përditshme, dhe e informonte në realitet me ndodhitë më të reja të ditës lexuesin e tyre, me përfshirjen e temave të shumta për lexuesit, dhe shpesh nga qytetarët kjo gazetë edhe tani është temë e bisedave që nga mos botimi i saj, sepse po iu mungon lexuesve të saj mos botimi i saj, nga që shumë nga lexuesit ishin të përkushtuar çdo ditë që e lexonin”, vlerëson Tërnava.

Image
Eksperti i sigurisë

Ai thotë se “Bota sot” i posedon të gjitha ndodhitë si në vend, ashtu edhe në botë.

“Përpos shkrimeve gjithëpërfshirëse në këtë gazetë, kjo gazete për dallim nga gazetat tjera ishte e mirëpritur dhe e këndshme edhe me vet titullin e saj si Bota Sot, i cili titull ishte për lexuesit ngacmuese, sepse opinioni i cili donte te informohet për çështjet e rëndësishme të botës, e dinin që gazeta me këtë titull që e posedon i përfshin të gjitha ndodhitë si në vend dhe në tërë botën, prandaj edhe quhej Bota Sot, e që tani po e jetojmë një jetë me mjaftë ndodhi të trishta dhe luftënxitëse si në vend njashtu edhe në regjion si dhe në tërë botën, e që kjo gazetë ishte në hap me kohën dhe e informonte-njoftonte për të gjitha ndodhitë lexuesin e saj”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat