“I ra ‘maska’ Evropës”, zbardhen prapaskenat: Kosova po ndëshkohet padrejtësisht – ky është problem urgjent!

Politika

“I ra ‘maska’ Evropës”, zbardhen prapaskenat: Kosova po ndëshkohet padrejtësisht – ky është problem urgjent!

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2023 Në ora: 20:46
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq/Foto ilustrim nga "Bota sot"

Pezullimi i të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, pezullimi i financimit të programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike, janë disa nga masat ndëshkuese për Kosovën që pritet të shpallen gjatë javës nga Bashkimi Evropian.

Drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për zgjerim, Gert Jan Koopman, tha se këto masat janë si rrjedhojë e mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

E në lidhje me këtë temë, foli opinionisti Dedë Preqi.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se me këto masa Bashkimi Evropian po bënë “shaka” me qytetarët e Kosovës.

“Për sa i përket pyetjes se si mund të zgjidhet konkretisht problemi urgjent për veriun e Mitrovicës, që është ai i kontrollit dhe i zbatimit të ligjeve të Kushtetutës së këtij vendi, përgjigjen adekuate, nëse një e tillë është e mundur, do ta jepte edhe një i verbër, edhe një njeri jo politikan, por vetëm një qytetar i thjeshtë që nënkupton përvojën dhe fitoren mbi të vërtetën dhe vendosmërinë për të vënë në veprim vullnetin e një populli që e do lirinë dhe barazinë në këtë vend pa dalim.

Në këto rrethana BE-ja, po bënë «shaka» me qytetarët e Kosovës, mund të planifikojë dhe të realizojë efekte që mbeten të pakapshme në krijimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, sikur janë ato në mes serbëve dhe shqiptareve, zhvendosje e faktit konkret në fushën e miratimit të një marrëveshje paqësore, dhe çka do të ndodh me përgjegjësinë, nëse një proces i tillë ka një formë të prekshme, formula e së cilës ka një nyje të pa zgjidhur deri më tani”, deklaroi opinionisti.

Sipas Preqit, këto masa ndëshkuese janë të nxituara, të cilët shpërfaqin hapur qëndrimin e anshëm të BE-së, ku qëllimi i tyre është zhbërja e shtetit të Kosovës.

“Prandaj, masat e Komisionit Evropian ndaj Kosovës, si një ndëshkim ndaj institucioneve të saj, nga BE-ja janë masa të nxituara dhe të imponura, por edhe të pa matura, të cilat e shprehin një anshëm qëndrimin e tyre të pa drejtë dhe të pa argumentuar në fakte e qartësi, për të besuar në realitet të tillë, i cili ka një tipar të pa shpresë, qëllimi i të cilave është zhbërja e shtetit të Kosovës.

Masat e ndëshkimit, si një paralajmërim për Kosovën nga BE-ja, sikur Pezullimi i Punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asocim të Asociaciont, mandej Pezullimi i financimit të Programeve të BE-së, mos miratimi i projektit nga Fondi për Investime, në Ballkani Përëndimor, dhe Pezullimi i takimeve në nivele politike, janë masa ndëshkuese që ka paralajmëruar Be-ja, për shkak të mos ndërmarrjes të hapava të kërkuara nga BE-ja, për uljen e tensioneve në veri”, theksoi ai.

Image
Opinionisti Dedë Preqi.

Më tej, opinionisti tha se BE e ka anashkaluar sanksionimin e Serbisë, nonhëse kriza e tillë u përshkallëzua si pasojë e veprimeve të bandave kriminale të Vuçiqit.

Sipas tij, ndërkombëtarët po e mbron hapur Serbinë, derisa po amniston kriminelët serbë.

“Me këto masa ndëshkuese e ka paralajmëruar Kosovën, BE-ja, duke e anashkaluar Serbinë dhe pa e ndëshkuar atë, si një palë kontestuese me Kosovën, dhe duke mos marrë në konsideratë fare propozimet e palës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për depërshkallëzimin e situatës, që do ti hapte rrugë kësaj zgjidhje, dhe e cila do të kishte në parim zgjidhjen dhe ruajtjen e parimeve ligjore dhe pa i cënuar të drejtat e ndonjë kumuniteti të këtij vendi.

Situata e një krize të tillë nuk do të përshkallëzohej, sikur nuk do të vepronin grupet kriminale të Vuçiqit, në këtë pjesë të Kosovës, të cilat vepruan në forma të dhunshme dhe terroriste ndaj KFOR-it, ndaj policisë së Kosovës dhe mediave të këtij vendi, duke ua rrezikuar edhe jetën, këtë nuk po e merr parasysh BE-ja, dhe sikur po bëhet amnistatore e këtyre grupeve kriminale, duke i mos llogaritur dëmët dhe jetën e atyre, që ishin në mbrojtje të rendit dhe ligjeve kushtetuese të këtij vendi.

Apo, sikur vetëm Kosova po qortohet dhe po ndëshkohet, ndërsa kriminelët e Vuçiqit, po amnistohen, si duket deri më tani Evropa, po e heq maskën e saj ndaj bindjeve dhe asaj brenda në shpirtin e saj që ka për Kosovën, duke e mbrojtur haptazi Serbinë dhe ideologjinë e Vuçiqit, që në përkthimin e saj nuk ka domethënie tjetër vetëm një bërthamë e njëjtë dhe identike e Millosheviqit”, nënvizoi Preqi.

Ndër të tjera, tha se Bashkimi Evropian nuk po arrin të gjej formulën për paqe mes dy shteteve, pasi në vazhdimësi po e ‘ledhaton’ Serbinë dhe po mbanë anën e saj, duke sanksionuar Kosovën.

“Dhe BE-ja, nuk e ka gjetur formulën e saj të duhur dhe të sinqertë për të dhënë kontributin e saj në marrëveshjen e plotë, të qëndrueshme dhe paqësore në mes palës serbe dhe shqiptare, por me animet e saj, duke e ledhatuar Serbinë, sikur vërejmë një anshmëri dhe dobësi, duke e mbajtur anën e kundërt, që merr formën e një shërbëtori të dobët dhe jo korekt apo një sinonim i asaj që mund ta quajmë një lloj dekadence, dhe moral i « skllavit », ku i forti dominon me qëllimet e veta degraduese.

Si duket deri më tani Evropa po i heq maskat e saj, duke e mbrojtur Serbinë dhe politikat e saj haptazi, në një mënyrë duke e sanksionuar Kosovën, edhe në mënyrë të pa drejtë dhe pa argumente, sepse nuk po i pëlqen Kosova, të jetë shtet i pa varur dhe sovran, por shpesh herë duke e rekomanduar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e saj, që nuk bënë me veprue asgjë dhe as për shtrierjen e sovranitetit në tërë teritorin e Kosovës, pa na pyetur ne, dhe kësaj kauze jo të ligjshme dhe korrekte i bashkangjitet edhe Serbia, që për fat të keq një iniciative të tillë po i bashkangjitet edhe opozita e pa shpresë e Kosovës, së cilës iu kanë qorruar sytë për pushtet, vetëm Albin Kurti, të mos dominojë më me qeverisjen e tij, të tjerat, çka do që vjen janë të mirëpritura”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat