“Krisma e kësaj bombe u dëgjua edhe në Beograd” – Analisti ‘gozhdon’ Edi Ramën për përqafimet me Vuçiqin!

Politika

“Krisma e kësaj bombe u dëgjua edhe në Beograd” – Analisti ‘gozhdon’ Edi Ramën për përqafimet me Vuçiqin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:28
Edi Rama, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar vizitën e tij në Maqedoni dhe Kosovë.

Në Kosovë, Rama është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pastaj është takuar edhe më kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën.

Këtë vizitë e ka komentuar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili thotë se, lajmi për vizitën e Ramës në gjashtë vendet e Ballkanit erdhi si një rrufe.

Ai pyet se kjo është pak befasuese dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vizitë?

Sipas tij, arsyeja e kësaj vizite është procesi i Berlinit.

“Po si është vallë kjo e mundshme kur Edi Rama nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit, gjithmonë e ka refuzuar së bashku me Vuçiqin, kur ai me Vuçiqin është i lidhur ngusht me “Ballkanin e Hapur”. Por megjithatë kjo ndodhi, ndoshta në kuadër të rrjedhimeve gjeostrategjike që po përvidhën kohën e fundit pas luftës Rusi-Ukrainë, një forcë nga “lartë” i paska cicëruar Ramës se në këtë siuatë “Ballkani i Hapur” është më shumë në favor të Rusisë se e Perëndimit. Dhe Rama si njeri i cili shkon andej kah fryen era shpërthej si një bombë e kudisur më parë kur haptas deklaroi se “Ballkani i Hapur” nga sot është i vdekur duke theksuar: "Tash më nuk kemi nevojë për Ballkanin e Hapur. Si subjekt ai e ka kryer detyrën e përcaktuar””, shprehet Maxharraj.

Ai pohon se, kjo deklaratë tregon se shteti shqiptar më nuk është anëtar i Ballkanit të Hapur.

“Krisma e kësaj bombe u dëgjua edhe në Beograd, e dëgjoi edhe “vëllai” i Ramës çetniku Aleksandër Vuçiq i cili reagoi i zën në befasi: “Nuk besoi se z.Rama ka hequr dorë nga “Ballkani i Hapur”. Këta dy “vëllezër” lidhur me këtë do të takohen në Beograd, por nuk dihet se a do të përqafohen si gjithherë me mall e dashuri. Por dihet se në Boegrad “vëllezërit” sijamez Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq do t’i derdhin arrat dhe se do të bëjnë kërkesën te ofiçari për prishjen e vëllazërisë”, thotë tutje ai.

“Me siguri do të zhvillohet një luftë, një betejë e ashpër midis këtyre dy narcistëve, sepse Aleksandër Vuçiq i cili është në telashe të mëdha më protestat e brendshme nuk do të heq dorë aq lehtë nga Ballkani i Hapur, sepse me shuarjen e kësaj krijese artificiale Serbisë do t’i shuhet ëndrra për “Botën Serbe”, do t’i humb ëndrra për mbisundim ndaj anëtarëve të tjerë të “Ballkanit të Hapur” duke i shkatërruar ekonomikisht si shtet më i fortë në rajon, do t’i shuhet ëndrra që me vija të reja ajrore dhe hekurudhore lirshëm dhe pa pengesa të deporton në portin e Durrësit, do t’i humbët shpresa për plaçkitjen e pasurisë dhe aseteve kombëtare të shteteve të “Ballkanit të Hapur”, do t’i humbet shpresa që përmes “Ballkanit të Hapur” përmes Serbisë  Rusia të shtrijë edhe më shumë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor”, thotë profesori.

Ai pohon se këto të gjitha i kisht ekuptuar me kohë kur nuk kishte pranuar të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Ai i injoroi liderët e Kosovës deri në poshtërim si Albin Kurtin dhe Vjosa Osamnin i cili edhe filloi të përzihet në punët e brendshme të Kosovës duke e shpërfill Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ngrit xhelatin Vuçiq, vepronte assisoi sikur ai të ishte përgjegjës edhe për Kosovën, me kërkesën e Vuçiqit ai nuk guxoi të mbaj takimin dy palësh mes dy qeverive, e shumë të tjera, çfarë bëri që atë sot të injoroi kryeministri që të takohet me të me plotë të drejtë. Pra, takimi i midis dy liderëve të humbur Ramës dhe Vuçiq do të jetë si një takim të cilit po i vije fundi, sepse Vuçiq jo me kënaqësi për shkak të arsyeve qëi  përmend më lart, do të heq dorë nga “Ballkani i Hapur” që e largon nga influenca ruse dhe të përqafoi “Pocesin e Berlinit” i cili e shkeëputë nga kjo influencë duke e drejtuar kah perëndimi dhe vlerave të saj”, thotë ai.

Prandaj, sipas tij, nëse mes Ramës e Vuçiqi nuk do të ketë përqafime të ngrohta si më parë që i bënin në Beograd e Tiranë, por të ketë ftohje mes tyre, pasi më së shumti ka vuajt Kosova.

“Atje do të ndahet shapi nga sheqeri. Rama nuk do të lëshojë pe për deklarimin e tij se Ballkan i Hapur është i përfunduar sepse prapa tij qëndron një forcë më e madhe se ajo e Vuçiqit për të përfaqësuar Prosesin e Berlinit si një rrugë progresi dhe stabiliteti në Ballkanin perëndimor. Atje me dëshirë apo pa dëshirë, pasi ballkani i hapur është shpall i vdekur Rama e Vuçiqi do të varrosin atë në varrezat e dëshmorëve në Serbi, dhe Rama do të kthehet në Tiranë pa arkivolin e Ballkanit të Hapur, ku edhe do të përfundojnë përqafimet e tyre vëllazërore. Pra Rama dhe Vuçiq do t’i thonë lamtumirë përqafimeve dhe dashurisë së tyre platonike. Kjo është diçka e mrekullueshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat