Basha ‘godet’ opozitën dhe flet për dialogun: Ja çka do të ndodhë në vazhdim - ky pritet të jetë veprimi i Vuçiqit!

Politika

Basha ‘godet’ opozitën dhe flet për dialogun: Ja çka do të ndodhë në vazhdim - ky pritet të jetë veprimi i Vuçiqit!

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:30
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Opozita vazhdojnë të jetë një nga zërat më kritik të qeverisë Kurti, siç duket ata nuk po pajtohen me asgjë e me asnjë vendim që merr kryeministri i vendit.

Kritikat e tyre janë shtuar, në kohën kur vendi po kalon një periudhë shumë të vështirë me presione dhe masa sanksionuese të shumta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në një bashkëbisedim me “Bota sot” kritikoi qasjen e opoztës ndaj qeverisë Kurti dhe zhvillimeve të fundit në veri.

Sipas tij, partitë opozitare nuk dijnë as se çfarë po kërkojnë.

“Opozita është për fatkeqësi, sepse ende nuk e dimë se çfarë kërkojnë. Në njërën anë mendojnë se duhet luftuar kriminelët në veri, në anën tjetër kërkojnë që Policia jonë të tërhiqet nga atje. Uroj që të na bashkëngjiten në rrugëtimin tonë për shtetin e së drejtës, sepse beteja jonë këtu nuk është as me SHBA, as me BE, por as me opozitën”, deklaroi deputeti i LVV-së.

Krahas kësaj, ai foli edhe për bisedimet me Serbinë, ku tha se Kosova ka përfunduar bisedimet, tani është radha e shtetit serb t’i zbatojë marrëveshjet e arritura.

“Ne kemi përfunduar bisedimet që kanë kulminuar me marrëveshjen bazë dhe aneksin, dhe tani pritet implementimi i tyre nga ana e Serbisë, sepse është Serbia që po e lufton zbatimin, dhe prandaj duhet të kërkohet nga të gjithë ne që presioni të shkoj tek Vuçiq që destabilizon dhe nuk respekton asnjë marrëveshje, e jo tek Kosova që ka qenë kreative e konstruktive gjatë gjithë dialogut”, tha ndër të tjera Dimal Basha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat