MSHNB dhe RRIMSH reagojnë pas tensioneve në veri të Kosovës – Ky është apeli i tyre për Kosovën e Shqipërinë!

Politika

MSHNB dhe RRIMSH reagojnë pas tensioneve në veri të Kosovës – Ky është apeli i tyre për Kosovën e Shqipërinë!

Nga: N. Shaqiri Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:26
Edi Rama dhe Albin Kurti

Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptarë janë të shqetësuara me zhvillimet e fundit të cilat po ndodhin në Republikën e Kosovës e në veçanti, në pjesën veriore e saj.

Protestat e fundit nga grupet mirë të organizuara krimo-mafioze, të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiqi me pretekstin e lirimit të zyrave të kryetarëve të komunave, të cilët janë zgjedhur me votën e zgjedhjeve, në bazë të ligjit mbi votime nga ata votues të cilët ishin pjesëmarrës, por përdorimi i dhunës me mjete të rrezikshme nga grupe protestuesish, duke lënduar policë, gazetarë dhe ushtarakë të KFOR-it, për MSHNB dhe RRIMSH janë  të papranueshme dhe të denueshme.

Nga Mërgata shqiptare në Botë dhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptarë thonë se veprimet e individëve, si nga vendorët ashtu dhe faktorit të jashtëm, janë të pamatura dhe të dëmshme, të cilat nuk kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, si kusht për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke.

“MSHNB dhe RRIMSH mbështetin fuqishëm mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dhe çdo tentimi nga kushdo qoftë për prekje kufijsh, MSHNB dhe RRIMSH kundërshtojnë ashpër, njëherit dhe kërkon përgjegjësi nga destabilizuesit. Veprimet atakuese dhe grabitçare, në vazhdimësi nga Serbia gjakatare, me tentim destabilizimi e prodhimi në viktima njerëzore përsëri, si dhe reagimet jo adekuate nga KFOR-i, BE dhe SHBA, ledhatimi i agresorit në njërën anë dhe presioni i tepruar ndaj institucioneve te Republikës së Kosovës në të drejtën e saj në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe ruajtjes se qetësisë në veri të Kosovës, MSHNB dhe RRIMSH rrit shqetësimet, prandaj dhe vëhet në pikëpyetje vazhdimi i bisedimeve dhe si të tilla,  duhet ndërprerë gjer në formimin e kushteve për rikthim”, thotë Bahri Ramadani.

Në bazë të këtyre shqetësimeve, MSHNB dhe RRIMSH apelojnë që nga organet shtetërore Shqipëri-Kosovë koordinimin dhe harmonizimin e veprimeve në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në situatat vepruese, për ruajtjen e sovranitetit dhe paqes në rajon.

“Veprimet e Akademive Shqipri-Kosovë të jenë në bashkërenditje në plasimin e argumenteve shkencore për opinionin vendor e veçmas atij ndërkombëtar në bindshmërinë e të drejtës Kushtetutare të Republikës së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe vazhdimin e shtetndërtimit ligjor dhe demokratik. Veprimet e organeve shtetërore në situata tensionuese te jenë në përputhëshmëri Kushtetuese dhe ligjore me përkushtim të ruajtjes së sovranitetit shtetëror si dhe lirisë e  sigurisë së qytetarëve të saj, se në këtë mënyrë ruhet miqësia ne vijimësi me miqt ndërkombëtar e në veçanti me SHBA, të cilët me ndihmën e tyre Republika e Kosovës fitoi lirinë dhe shpalli pavarësinë e sa”, thotë ai.

MSHNB dhe RRIMSH shtojnë se, veprimet e medieve sociale, e sidomos të shoqërisë civile, të jenë në përputhje me interesat kombëtare e shtetërore dhe të mos përçajnë qytetarinë e painformuar me proceset dhe zhvillimet aktuale delikate që po mbretërojnë aktualisht në veriun e Koaovës.

“MSHNB dhe RRIMSH besojnë dhe shpresojnë fuqishëm se Vashingtoni e Brukseli do të vazhdojnë në mbështetjen e organeve shtetërore të Republikës së Kosovës në kryerjen e detyrimeve Kushtetutare dhe ligjore, në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, nëse rrezikohet  nga grupe krimo-mafioze në Veriun e Republikës së Kosovës si dhe në kundër përgjigje të deklaratave kërcnuese, të cilat dalin nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, i cili është një marionet i Vlladimir Putinit me koncept destabilizues të Ballkanit”, thonë MSHNB dhe RRIMSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat