Shuhen shpresat e Serbisë/ Këto janë planet që po përgatiten për Kosovën, vjen paralajmërimi i madh

Politika

Shuhen shpresat e Serbisë/ Këto janë planet që po përgatiten për Kosovën, vjen paralajmërimi i madh

Nga: M.Haziri Më: 9 korrik 2023 Në ora: 22:06
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë ende.

Një marrëveshje finale mes dy shteteve shihet të jetë shumë larg, kjo për shkak të Serbisë e cila nuk arrin të kuptoj realitetin.

Mirëpo, ajo se çfarë po e merr vëmendjen e opinonit publik është edhe lidhja që Serbia po vazhdon të ketë me Rusinë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh se serbët po shfrytëzojnë luftën në Ukrainë për kërcënime lufte kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, analisti cek që një fitore të mundshme te Rusisë në luftë më Ukrainën po shikohet si mundësi e kthimit të Serbisë në Kosovë.

“Ultranacionalistet serb në pushtet, po e shfrytëzojnë luftën në Ukrainë dhe diktatorin Putin, për të sforcuar kampanjen politike të shoqëruar më kërcënime më luftë kunder pavarësisë të Kosovës. Aleksander Vuçiqi sikur po dëshiron ta shfrytëzojë rastin duke lidhur luftën në Ukrainë për pushtimin e veriut të Kosovës. Shovinisti Vuqiqi po zhvillon dialog më Kosovën më ndërmjetësim të BE-së dhe Amerikës për normalizim të marrëdhënieve, e as Beogradi dhe as Moska nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Këto bisedime janë absurde të vazhdohen nga ana e Kosovës në këto kushte. Një fitore të mundshme të Rusisë në luftë me Ukrainën po shikohet si mundësi e kthimit të Serbisë në Kosovë”, u shpreh ai.

Image
Skënder Mulliqi

Mulliqi më tej përmend ardhjen e 200 mijë rusëve në Serbi duke e shndërruar këtë të funden si Rusi të vogël në Ballkan.

“Thuhet së nga invazioni i Putinit në Ukrainë në Serbi kanë ardhur hiq më pak së 200 mijë rus, të cilët në të ardhmën mund të paraqesin rrezik serioz për paqën edhe ashtu shumë të brishte në rajon. Serbia e mbrapshtë po shëndrohet në Rusi të vogël në Ballkan. Këtij ekspanzionizmi të rrezikshem pak janë duke i dalë para bota perëndimore. Po lihet përshtypja sikur po kan frikë nga diktatori Putin i cili disa herë ka kërcënuar botën më përdorim të armëve bërthamore. Se Rusia ka futur edhe praktkishtë ndikimin e saj në Serbi, tregon fakti i përdorimit të simboleve të luftës në Ukrainë, dhe shkronjës fashiste Z, e cila u pa edhe në veri të Kosovës, në incidentet brutale të bandave serbe të instrumentalizuara nga Putin , Prigozhin dhe Vuqiq. Parashkimet ruso serbe se lufta në Ukrainë do të përfundojë për tre ditë, për t’iu kthyer Kosovës deri më tash nuk ju dolën. Por, nese vazhdon indolenca e botës perëndimore ndaj këtyre zhvillimeve të proceseve negative ne rajon, kjo një dite mund të ndodhë”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat