Analisti zbardh detaje nga plani i Serbisë: Ja çfarë fshihet pas deklaratës së fundit të Vuçiqit!

Politika

Analisti zbardh detaje nga plani i Serbisë: Ja çfarë fshihet pas deklaratës së fundit të Vuçiqit!

Nga: M.Haziri Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:03
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot, duke iu referuar ngjarjeve të javës së kaluar, se Serbia ka vazhduar luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën.

Ai shkroi se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.

Haziri u shpreh se kjo deklaratë e Vuçiqit do të thotë që nuk do të ketë dorëzim nga Serbia ani pse realiteti është ndryshe, pasi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ishte humbje për ata.

Por është reale të pritet që Serbia të angazhohet edhe më tutje për ta penguar Kosovën për të funksionalizuar si shtet”, shtoi analisti.

Image
Nexhat Haziri

Ai e tha të kundërtën, pra që nuk dorëzohet, por këto parullat e tyre se nuk njohin dorëzim, e të tjera, janë vetëm për konsum të brëndshëm politik. Serbia është dorëzuar në vitin 1999, është dorëzuar edhe në vitin 2008 me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njihja e saj nga mbi 100 shtete. Por është reale të pritet që Serbia të angazhohet edhe më tutje për ta penguar Kosovën për të funksionalizuar si shtet, qoftë duke minuar stabilitetin e brendshëm politik dhe të sigurisë duke instrumentalizuar minoritetin serb që jetojnë në Kosovë por edhe në rrafshin ndërkombëtar, duke penguar antarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Analisti në fund thekson që diplomacia e Kosovës duhet të tregohet më fortë në arenën ndërkombëtare.

Dhe këtë luftë diplomatike sidomos në rrafshin ndërkombëtar po ia lehtëson diplomacia e Kosovës e cila cdo ditë e më shumë po tregohet e dobët dhe injorante karshi nevojave që ka Kosova për të pasur një diplomaci aktive, afirmative me njerëz të përgaditur , e jo me me militant partiak”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat