Takimi informal i liderëve në Ballkan, pse Rama pranoi pjesëmarrjen e Bërnabiqit e jo të Bislimit?

Politika

Takimi informal i liderëve në Ballkan, pse Rama pranoi pjesëmarrjen e Bërnabiqit e jo të Bislimit?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 korrik 2023 Në ora: 23:43
Pamje nga takimi informal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur të hënën takim informal me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i cili u zhvillua në “Vilën 30” në Tiranë është mbajtur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.

Në takim me Ramën ishin takim kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në takim mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhej në një aktivitet tjetër në Greqi. Megjithatë, Kurti do të marrë pjesë në samitin e Tetorit.

Mos pjesëmarrja e Kurtit në këtë takim, kritikohet nga juristi Muhamet Kelmendi, i cili e konsideron veprim të inatësisë së papërgjegjshme të dy kryeministrave shqiptarë.

Ai thotë se fillimisht është veprim i papërgjegjshëm politik i Ramës, e tani i Kurtit.

“Kosova dhe Shqipëria kanë rëndësi jetike kundruall konflikteve individuale dhe të qeverive në Tiranë dhe në Prishtinë Takimi i mbajtur sot, më 17 korrik.23, në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisarit për zgjerim të UE-së, z Von Heier, lidhur me përgatitjen e takimit në tetor të Procesit të Berlinit, pa pjesëmarrjen e Kosovës, është veprim i papërgjegjshëm i Qeverisë Kurti. Z.Kurti nuk shkoi në takim në Tiranë. Zgjodhi një tryezë tjetër, jo të nivelit të Tiranës, në Greqi. Aq më tepër kur në Tiranë u diskutuan çështjet vitale të Procesit të Berlinit, për takimin e 16 tetorit, në Tiranë. Mos pjesëmarrja është veprim i inatësisë së papërgjegjshme të dy kryeministrave shqiptarë. Nga pozita që tregoi z.Rama në kontekst në Kosovën nga koha e gjendjes së krijuar në veri të Kosovës, z.Kurti u tërhoqe tërësisht nga kontaktet me Tiranën. Tamam si me qenë dy kombe. Veprim i papërgjegjshëm politik. Së pari i z Rama dhe tash i z.Kurti”, shprehet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Pas takimit me liderët, kryeministri Rama kishte postuar një fotografi ku ndër të tjera, ai tha se në takim është diskutuar për Planin e Ri të mbështetjes financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq”, ka shkruar Rama.

Ndërsa, i pyetur në një konferencë për media nëse i vjen keq që “vëllai i vogël” (Albin Kurti) nuk mori pjesë në këtë takim, Rama tha se ishin të ftuar të gjithë.

“Për sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.

Juristi Kelmendi thotë se Kosova ka qenë bazë e pathyeshme e qëndresës shqiptare.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria vepruan si një trup i vetëm, por këtë e dëmton urrejtja Rama- Kurti.

“ Kosova dhe Shqipëri janë dy shtete, por e kanë një komb. Shqipëria ka treguar çdo herë një lidhje të veçantë me Kosovën. Edhe Kosova ka qenë bazë e pathyeshme e qëndresës shqiptare. Këto dy anë vepruan si një trup i vetëm. Këtë po e dëmtojnë urrejtjet Kurti- Rama. Në këtë gjendje, z.Rama po tregohet shumë më demokrat dhe shumë më i përgjegjshëm. Z. Kurti nga anulim i takimit të dy qeverive në Gjakovë e ka humbur tërësisht vetëdijen kombëtare e shtetërore në raport me shtetin shqiptar. Nëpërmjet kësaj ka rënë në pozitë të rëndë edhe në raport me UE. Procesi i Berlinit ka shumë rëndësi politike, të sigurisë dhe ekonomisë për rajonin e Ballkanit. Nëpërmjet këtij procesi përgatitet integrimi në strukturat e UE-së dhe në vetë UE. Ka mjete financiare të ndara nga UE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtej, ka ndikim edhe politike”, pohon Kelmendi.

Ai konsideron gabim edhe mos pranimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në këtë takim.

Sipas Kelmendit, Rama ka rënë në kënetën e Albinit.

“Mos shkuraja, duke caktuar zëvendësin, z Bislimi për takim, si dhe mos pranimi i tij në Tiranë, është papërgjegjësi e dyfishtë, e të dy kryeministrave. Edhe z.Rama ra në kënetën e Albinit. Në Tiranë ishte Kryeministrja e Serbisë, që është në pozitën e dytë të shtetit, pas Vuçiqit. Po kështu ishte edhe z.Bislimi, në pozitë të dytë. Në fund të fundit, qeveria është e pavarur në përzgjedhjen e përfaqësimit të vet shtetit. Kjo nuk përcaktohet nga një shtet tjetër, që ka të njëjtën pozitë, por nga shteti që ka ftesë për takim. Megjithatë, të dy kryeministrat kanë rënë në pozitë të urrejtjes personale, ku kërkohet të reflektojnë. Kjo më shumë dhe është primare për z.Kurti, e megjithatë, edhe z.Rama, kërkohet të ketë qartësi dhe koordinim me z.Kurti për Kosovën si dhe për çështjet madhore të shtetit të Kosovës. Çdo pjesë e territorit të shtetit të Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe anasjelltas, çdo pjesë e territorit të Shqipërisë është edhe e Kosovës. Dy anët tona të shtetit dhe të kombit nuk bënë të vuajnë pse nuk merren vesh Rama e Kurti. Kombi dhe ardhmëria e shtetit komb është shumë më domethënëse se çdo individ a konflikt individësh e qeverish”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat