Juristi zbulon dy arsyet që po ndalojnë largimin e masave nga BE-ja/ Këto janë prapaskenat!

Politika

Juristi zbulon dy arsyet që po ndalojnë largimin e masave nga BE-ja/ Këto janë prapaskenat!

Nga: Q.R Më: 24 korrik 2023 Në ora: 12:59
Kosova/BE

Moslargimi i masave nga BE-ja, përkundër marrëveshjes për de-përshkallëzim te situatës ne veri, po shihet shqetësuese nga institucionet e Kosovës dhe po konsiderohet qasje e padrejtë për vendin nga Bashkimi Evropian.

Juristi Blerim Burjani, vlerëson se këto masa nuk do të largohen pa caktimin e datës për zgjedhje dhe pa hartimin e statutit të asociacionit. Sipas tij, gabimi më i madh i Kosovës është se i janë vendosur sanksione.

“Kjo marrëveshje duhet me përpikëri të përmbushet, nuk mjafton vetëm të arrihet një marrëveshje, këto masa nuk do të largohen pa caktimin e datës për zgjedhje dhe pa hartimin e statutit të asociacionit, tek pas mbajtjes se zgjedhjeve në veri mund të hiqen masat, gabimi me i madh i Kosovës është se i janë futur sanksionet tash këto masa nuk largohen lehtë dhe kjo nuk është loje fëmijëve, BE dhe SHBA janë serioze dhe tash sa do te quhen te drejta dhe jo te drejta ato janë dhe mbeten ne fuqi si të tilla”, deklaron ai për Botasot.

Image
Blerim Burjani

Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të integrimeve evropiane presin që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri. Mirëpo, në Bashkimin Evropian kërkojnë nga Kosova që të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjerë pozitivë për marrëveshjen e arritur, derisa nuk pranuan të komentojnë mundësinë e largimit të masave ndaj Kosovës.

Ndër masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë pezullimi përkohësisht i punës së organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe fondeve IPA. Në kuadër të dakordimit të 10 korrikut në Bratislavë të Sllovakisë, Kosova është pajtuar për ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave dhe pajtueshmërinë për organizim të zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat