S’ka zgjedhje në veri pa heqjen e sanksioneve? Kosova e gjuan “topin” te BE-ja - Këto janë paralajmërimet!

Politika

S’ka zgjedhje në veri pa heqjen e sanksioneve? Kosova e gjuan “topin” te BE-ja - Këto janë paralajmërimet!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 25 korrik 2023 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian e ka bërë fajtore Kosovën për tensionet që ndodhën në veri duke i vendosur edhe sanksione.

Por, në Bratisllavë, Kosova dhe BE janë pajtuar, që të largohet një pjesë e Policisë nga atje dhe të shpallën zgjedhjet në veri të Kosovës.

Edhe kryeministri i Kosovës kishte përshëndetur këtë arritje mes Kosovës dhe BE-së, duke deklaruar se zgjedhjet në veri do të mbahen në vjeshtë.

E nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Është problem i brendshëm i Kosovës për cilin nuk ka dakordim se a mjafton udhëzim administrativ, apo duhet ligj”, ka thënë Bislimi.

Në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot” folën jurisëtët, që i dhanë të drejtë deklaratës së Bislimit, rreth kërkesës së heqjes së sanksioneve apo edhe për shpalljen e zgjedhjeve në veri.

Gashi: BE t’i heqë këto masa të padrejta ndaj Kosovës

Image
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, në një përgjigje për “Bota sot” ka vlerësuar deklaratën e Bsilimit, duke thënë se Kosova tashmë e ka bërë të veten me vendimet që i ka marrë për shtensionimin e situatës në veri.

Besoj që zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi e ka thënë një rrugë që duhet ndjekur tani BE, pasi që Kosova e ka bërë të veten duke e reduktuar numrin e policisë speciale afër 4 ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

E duke i dislokuar policët në 4 baza policore të cilat po ashtu janë në veri të Kosovës.

Dhe, vendimet tjera të cilat janë publike me qëllim të deeskalimit të situatës në veri e të cilën e eskalon Serbia me bandat e saj kriminale me lloj-lloj pretekstesh”, thotë ai.

Tutje, Gashi thotë se është radha e BE-së, që të heqë masat ndaj Kosovës dhe të garantojnë ajo dhe SHBA që mund të mbahen zgjedhjet në veri, duke i bërë presion Serbisë, për të lejuar serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje.

Dhe tani duhet BE t’i heqë këto masa të padrejta ndaj Kosovës dhe pastaj të shpallen zgjedhjet në kuadër të kushteve siç janë të parapara me ligje tona.

Zgjedhjet nuk janë të rregullta andaj nuk dihet koha e shpalljes së tyre, po tani e gjitha varet nga BE dhe nga presioni që BE dhe SHBA duhet t’i bëjnë Serbisë që të lejojë të dalin në zgjedhje serbët e veriut të Kosovës sepse nuk ka kuptim të shpallen zgjedhje pa garancione ndërkombëtare se serbët e veriut do të marrin pjesë në zgjedhje - normalisht duke i respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”, përfundon ai.

Burjani: Kosova do të mbetet nën sanksione deri në themlimin asociacionit

Image
Blerim Burjani

I kundërt me avokatin Gashi, juristi Blerim Burjani, thotë se sanksionet nuk do të hiqen derisa të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, nuk ka më lojë, por vetëm detyra te qarta për secilën palë.

Kjo nuk do të ndodh më, Kosova do të mbetet nën sanksione deri në themelimin asociacionit, tash kjo punë ka përfunduar, masat fatkeqësisht mbeten në fuqi.

Pra, nuk do të ketë më zmbrapsje, ka humbur besimi në këta njerëz apo djem që i quan Edi Rama, besim më nuk ka.

Tash duhet të shpallen zgjedhjet në veri, të hartohet statuti i asociacionit, të themelohet tani shohim çfarë po bëjnë BE dhe SHBA.

Pra, më s’ka lojë, ka detyra të qarta dhe kush i zbaton mirë, kush jo mbetet nën sanksione”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat