Investimet e qeverisë Kurti në armatimin e ushtrisë, ky është lajm i mirë për Kosovën - Halimi zbardh detajet

Politika

Investimet e qeverisë Kurti në armatimin e ushtrisë, ky është lajm i mirë për Kosovën - Halimi zbardh detajet

Nga: A.M Më: 25 korrik 2023 Në ora: 10:07
Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia

Së fundi, Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Ky vendim pati jehonë të madhe, ku edhe Serbia reagoi dhe e kritikoi blerjen e këtyre dronëve.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se Kosova po rrit çdo ditë e më shumë kapacitetet e saj ushtarake.

Image
Armend Halimi

Ai vendimin për blerjen e dronëve e cilësoi si shumë të duhur derisa përmendi edhe rolin e tyre.

“Ushtria e Kosovës dita ditës është duke rritur kapacitetet e saja si në aspekt njerëzor edhe atë teknik, që një ditë jo të largët të ketë mundësinë që të mbështetet në forcat e saja vetanake për mbrojtje të vendit. Në këtë drejtim është edhe blerja e dronëve në fjalë, të cilët kanë dëshmuar se kanë rol të madh operacional”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Halimi potencoi se kapaciteti i tyre funksional dhe manovrues i përgjigjet nevojave të vendit në mbulueshmëri të gjithë territorit dhe arritjes së caqeve në kohë optimale.

Ndër të tjera, ai u shpreh optimist se armatimi për ushtrinë tonë do vazhdojë edhe më tej, por për shkaqe sigurie nuk do të bëhen të ditura arsenalet me të cilat do furnizohet ajo.

“Megjithatë, shpresojmë shumë që armatimi të avancoj tutje, dhe me gjasë për shkaqe të sigurisë, nuk bëhet e ditur për opinion se çfarë arsenali dhe armatimi mund të ketë në dispozicion ushtria jonë, e që besoj shumë se ka akoma me shumë në këtë drejtim.

Ushtria e Kosovës ka investuar kënaqshëm në profesionalizmin e personelit, por që duhet rritur akoma potencialin deri në aftësimin e plotë për çdo lloj armatimi apo mjeti ushtarak, edhe pse tranzicioni 10 vjeçar mund ta ngadalësojë në këtë drejtim”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat